*Islami dhe fetë e tjera në Singapor

*

 Singapori është ndër vendet më të vogla të Azisë Juglindore, vend shumë i
vogël, me një sipërfaqe tokësore prej 254 milje katrorë. Numri i
përgjithshëm i banorëve përafërsisht arrin shifrën deri në pesë milionë, ku
3.3 milionë janë banorë permanentë.

*Demografia fetare*

Sipas statistikave të nxjerra kohëve të fundit, 85 % e popullatës besojnë në
disa besime fetare. Prej këtij grupi 51 % praktikojnë Budizmin, Taoizmin,
besime të trashëguara nga stërgjyshërit si dhe besime të tjera kineze.
Pothuajse 15 % të popullatës e përbëjnë muslimanët, kurse 15 % të shtetasve
të tjerë e përbën komuniteti i krishterë. Vlen të ceket se në Singapor
jetojnë indianë, shifra e tyre është 4 %, kurse pjesa tjetër e banorëve janë
pasues të besimeve të tjera, si agnostikë, ateistë etj. Në Singapor jeton
edhe një fraksion indian i ashtuquajtur 'sikësh', një grup çifutësh,
protestantësh, të cilët ia kalojnë numrit të katolikëve romakë,
zoroastrianëve dhe komuniteteve të tjera fetare. Rreth 77% e popullatës janë
kinezë etnikë, përafërsisht 14% të tjerë janë malajë etnikë dhe pothuajse 8%
janë indianë. Sipas asaj që kam hasur në këtë punim, "Singapuri –
International Religious Freedom Report 2004", kam vërejtur se gati krejt
etniteti malaj i përkasin besimit islam, ndërsa etniteti indian i përket
besimit hindu. Fisi kinez është i ndarë në Budizëm, Taoizëm, Krishterim apo
në agnostik ose ateizëm. Është çudi se në këtë vend ka shumë misionarë të
huaj, të cilët janë aktivë, duke përfshirë këtu: katolikë, mormonë dhe
baptistë1.

*Islami në Singapor*
Feja islame është fe e respektuar dhe e mirëpritur në Republikën e
Singaporit. Këtë e vërteton fakti i pranisë së shumë kinezëve, të cilët kanë
pranuar Islamin kohëve të fundit. Po ashtu kemi edhe disa të dhëna që fenë
islame e kanë përqafuar edhe disa indianë. Mund të themi se Islami në
Singapor ka ndikim rrënjësor dhe në këtë vend të vogël ezani thirret 5 herë
në ditë2. Muslimanët falin pesë kohët e namazit në xhami, hanë ushqim të
lejuar (hallall), agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit si dhe kryejnë
obligimin e haxhit.
Gjuhët zyrtare në Singapor

Në Singapor fliten gjithsej katër gjuhë të huaja: mandarin, malaje, tamil
dhe anglisht. Gjuha angleze është gjuhë e parë zyrtare, e cila bën bashkimin
e shumë fiseve ndëretnike. Në shkolla mësimi zhvillohet në gjuhën angleze.
Për t'i ruajtur traditat shumëvjeçare malaje, nxënësit janë të obliguar të
mësojnë edhe gjuhën malaje3.

Në Singapor njerëzit jetojnë në një shoqëri kozmopolite, në paqe dhe harmoni
reciproke me kultura dhe raca të ndryshme njerëzore. Shumë emigrantë nga
Kina, India, Evropa dhe vende të tjera të botës i dhanë Singaporës një imazh
të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit. Siç dihet, arabët gjithmonë ishin ata që
udhëtonin nëpër vende të ndryshme të botës dhe prej këtyre vendeve kishin
gjetur Singaporin që në vitet e hershme. Po ta vizitosh Singaporin, do të
vëresh rrugicat e vjetra të ndërtuara nga arabët si dhe veçori dhe
karakteristika të tjera islame. Në Singapor mund të hasësh në ushqime të
ndryshme, si: ushqimi malaj, kinez, indian, indonezian, perëndimor, italian,
peranakan, spanjoll, francez, tajlandez si dhe ushqime të përziera.
*
Singapori - vendi i biznesit dhe i gërshetimit të shumë kulturave*

Singapori është një vend shumë i pasur dhe plotësisht i ndërtuar. Sa i
përket biznesit, është vend që renditet ndër vendet më të mira dhe më të
suksesshme në botë. Më shumë se 7,000 kompani, nga vende të ndryshme të
botës, dominojnë në këtë vend të vogël dhe të bukur. Strategjia gjeografike
e Singaporit, i mundëson hyrjen 500 milionë njerëzve në Azinë Juglindore me
tregun e saj të fortë prej 2.8 miliardë banorësh. Singapori gjithashtu
konsiderohet prej vendeve me më konkurrencë për zhvillimin e biznesit.
*
Sistemi edukativo-arsimor në Singapor*

Në Singapor fëmija fillon ndjekjen e mësimit parësor në moshën shtatë vjeç.
Kjo periudhë zgjat gjashtë vite. Pas mbarimit të kësaj shkolle, ai (ajo)
fillon shkollimin fillor-themelor dhe kjo zgjat katër vite. P
1- Teknik (ITE) or commercial institute (MDIS, MIS, TMC, SIM).
2- Politeknik (Nanyang, Temasek, Ngee Ann, Republic, Singapori Polytechnics)
për të ndjekur mësimet e diplomës.
3- Institucionet e Centralizimit.
4- Para-Universitetit apo Kolegjet e Reja.

Përveç kësaj, Singapori ka edhe shtatë shkolla fetare islame, të cilat
mbahen nga të ardhurat e muslimanëve malajë dhe të tjerë. Xhamitë janë shumë
të bukura dhe me gjithë numrin e madh të jomuslimanëve, vërejmë një numër të
madh xhamish dhe faltoresh.
Disa pika të rëndësishme rreth Singaporit
- Singapori është pavarësuar në vitin 1965. Ishte koloni e Anglisë deri në
vitin 1965.
- Në flamurin e tij gjenden pesë yje, që paraqesin: përparimin, demokracinë,
paqen, barazinë dhe drejtësinë.
-Lulja Kombëtare e Singaporit për herë të parë qe zbuluar në vitin 1893 nga
Agnes Joaqium, armen. Emri i Lules " Vanda Miss Joaqium ([4])."

Në fund, ju informojmë se lexuesi në një të ardhme të afërt do të mund të
lexojë një punim shkencor rreth Islamit, muslimanëve, xhamive dhe sistemit
të bashkëjetesës në Republikën e Singaporit, i cili shpresojmë se do jetë
mjaft frytdhënës.


 Përktheu: Mr. Fehim Dragusha
25.1.2009
www.klubikulturor.com

  1  SINGAPORE – International Religious Freedom Report 2004 – *faqe 1** .*
  2 Duhet cekur se gjatë qëndrimit tim një javor në Singapor, vërejta se
ezani nuk lejohej të dëgjohej jashtë xhamisë, thënë më mirë ezani thirrej,
mirëpo zmadhuesit e zërit ishin të kthyer nga xhamia e jo nga rruga dhe me
këtë kuptova se muslimanët jeto
nin një jetë shumë të vështirë në mesin e shumë besimeve të kota.
  3 Singapore Culture – *faqe 1.*([4])  Education System And Schooling
Options In Singapore – *faqe 1,2*.

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan