Biseda fetare-16 http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=616
*Shkruan: Hamdi NUHIJU* 36 Patë thënë poeti:" Ndoshta rrënjët e tua do të sjellin përfundim të mirë/ E ndoshta trupi me sëmundje shërohet."( Rrugët e njerëzve të devotshëm, Ibën Kajjim el- Xhevzi, Shkup,2008, fq.275) Po mirë fjalët e poetit nëse shkojnë dhe pushtojnë vëshin i cili është i shurdhër dhe ndjenjat të cilat janë sterile a`thua do kenë suksesin e tyre të duhur? Apo ndoshta do të duhet që ti hapim dyert e zemrave tona, belbëzimet e gjuhëve tona dhe njëherësh të shprehemi qartasi për këtë formë të realizimit të urtësisë në mesin e njerëzve të ndryshëm. Njeriu pret shpëtimin si mëngjesin pas një nate të tmerrshme të cilën e ka kaluar i venitur dhe i trishtuar prej zërit të maceve në një lagje moderne. Jeta e njeriut në këtë botë është aq e gjatë sa një natë e tmerrshme e cila kalon dhe jetës i rikthehet shkëlqimi pas një pluhurosjeje të rëndë. E kjo pluhurosje e cila e largon prej plogështive të ndryshme dhe e trazon në mesin e fokusit të tij ideologjik, kërkon dashurinë e fshehur nën petkun e vashës. Fjala e mirë, ajo e bukura, piedestalja, është si pema e mirë e cila është e vendosur me rrënjë thellë në tokë dhe degët e saj janë lart mbi qiej. Frutat e saj arrijnë ti vjelin edhe engjujt të cilët vazhdimisht bëjnë lutje dhe dua për këtë lëshues fjalësh në mesin e lëvozhgave të gjurmëve pa arsye. Poeti iu rikthye shpirtit të tij të fshehur në trupin e sëmur i cili vazhdimisht kërkon melhemin për tu shëruar dhe për të qenë në gjendjen e mëparshme. Njeriu është si trupi i lindur në këtë botë, i pastër dhe patëmeta, e ndotë dhe e njollosë atë me veprat e tij të këqija dhe pas kërkimit falje e pendimit mundohet që këtë trup ta rikthejë në gjendjen e tij të mëparshme. Trupi i sëmurë prej mëkateve të besimtarit kërkon që të shërohet dhe që të lëshojë rrënjë në mesin e kësaj toke të fortë e jo të pjellshme. Edhe pse është një tokë e këtillë e egër dhe e fortë, besimtari përmes fjalës së tij të mirë dhe veprës ai e bënë pjellore dhe mjaft të vyeshme për tërë njerëzimin. Besimtari është ajka e njerëzimit, pasiqë prej tij rrjedhin të gjitha vlerat të cilat e thërrasin në bërjen mirë dhe ndalimin nga e keqja. Ai kur ka një sëmundje në trupin e tij gëzohet pasiqë Allahu i Lartësuar i mundëson pastrimin prej mëkateve që ka bërë ndaj Tij dhe njerëzve tjerë. E kur sëmuret trupi i besimtarëve tjerë, ky besimtar bënë dua që Allahu ta pastrojë prej mëkateve dhe që t`ia mundësojë ti shijoje mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Besimtarët musliman jetojnë në një botë me vizion tjetër prej njerëzve tjerë, pasiqë këto besimtar botën e shohin si tërësi unike e cila duhet detyrimisht të ndryshohet njejtë siç duhet ndryshuar trupi prej lëndimeve që i merrë nga sëmundjet e ndryshme. Njeriu i cili bazohet në rrënjët e tij e që janë të forta dhe të shëndosha, mesiguri se do të ketë një përfundim të mirë. Por, ka disa grupe njerëzish të cilët kanë dalur në popullin tonë për ti sulmuar rrënjët e identitetit tonë fetar. Përfundimi i mirë i muslimanëve është Xhenneti, ndërsa përfundimi i keq padyshim është xhehenemi. Por, kemi disa raste kur disa njerëz vuajnë për një kohë dënimet e tyre në xhehenem dhe pastaj kthehen në xhennet, këto gjëra shumë bukur i sqaron dijetari i famshëm musliman Sulejman el-Eshkar. Me rëndësi është që rrënjët tona vazhdimisht ti ujisim përmes veprave tona dhe të mos i lëmë të kablen dhe të prishen përgjithmonë. Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`anin Famëlartë:" A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart, E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë. Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar. All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë."( Kur`an,14:24-27) Allahu xh.sh. ia mundëson besimtarit i cili mundohet që të flasë mirë dhe të mos flas keq, që ta thoje fjalën e tij në mesin e njerëzve dhe engjujve. Por, ai që thotë fjalën e mirë, ka rrënjën e mirë dhe padyshim se për të do të luten edhe engjujt e Zotit e sevabet do të rrjedhin gjeneratë pas gjenerate deri në Xhennet. Këto njerëz janë të lidhur fortë për fjalën e Allahut dhe mesazhin e dërguar përmes Pejgamberit s.a.v.s. Janë besnik, të pastër, të devotshëm, modest dhe të mençur. Për asnjë moment nuk flasin keq dhe gjithmonë mundohen që të bëjnë mirë. Sepse ekziston një hadith i Resulullahit s.a.v.s. se :"Besimtari për besimtarin ose duhet të flas mirë ose të hesht." O Allah, na mundëso që të flasim mirë dhe të heshtim kur duhet heshtur. 37 Ismet U.Shehibrahimoviq tha:" Përse duhet dashur kaq fuqishëm?C`është ajo që na fton të synojmë me aq admirim përsosmërinë e shpirtit? Do të them ty: Vetëm besimi në Një Zot. E Ai është themel i besimit: Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut!"( Fuqia e besimit përsosmëri e shpirtit, Shkup,2008, fq.32) Shpesh herë na bie rasti që të dëgjojmë kaside e këngë të ndryshme ku i këndohet dashurisë si diç të bukur, të ëmbël, të dashur dhe mjaft senzitive për zemrat e njerëzve. Kur hapet kjo temë e dashurisë në mesin e njerëzve të ndryshëm çelin fytyrat e tyre dhe secili ka rrëfimin e jetës së tij. Edhe ata që i përkasin rrymës pak më të mbyllur në këto tema kaq të hapura, vlugin e dashurisë që rrjedh dhe vlon në zemrat e tyre nuk mund ta fshehin dotë. Edhe qiejt e toka nuk përmbahen prej kësaj teme e cila është ditari i njerëzimit prej babait të saj Ademit a.s. me nënën e njerëzimit Havën. Bile disa nga dëshpërimi në përshpëritjet e vargjeve të ndjenjave të tyre u shprehën me gjuhën e cila ngjyros në natyrë këtë formë të recitimit:" Dashuria nuk është parajsë..." Po, rruga e cila të shpie në shpëtim në ahiret dhe në jetë të qetë në dynja është dashuria e cila shprehet ndaj Allahut të Lartësuar. Dashuria është një rrugë ose një kahje drejtë përsosmërisë së besimit të besimtarit në Allahun e Plotëfuqishëm. Ajo e drejton drejtë maksimës së artë islame se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i Dërguar i Allahut. Për këtë maksim të shprehur dhe të spjeguar në "manifestin e revolucionit musliman" i titulluar si "Shenjat në rrugë" me autor Prof.Sejjid Kutub, njerëzimi që kishte përqafuar të keqen dhe djallin e mallkuar filloi që të dridhet. Ndërsa ata që lexonin ose edhe posedonin këtë "manifest" zgjidhje e vetme për to ishte burgu i dynjas. Por, njerëzit që jetonin me këtë maksim të artë nuk i frikësoheshin as burgut të dynjas e as qelive të ahiretit. Kishin vendosur që ta ekzekutonin me varje mendimtarin e madh musliman Prof.Sejid Kutub. E njoftuan se po ia ndërrojnë qelinë, por njeriu i madh e kuptoi se vërtet po iu ndërrohet qelia, pasiqë ishte i njoftuar prej më të dashurit të Allahut, Muhammedit s.a.v.s. në ëndërr se ky po ndërron qelinë e dynjas me depotë e xhennetit ku përgjithmonë do të shijojë kënaqësitë e tyre. Kështu u sjellën ndaj atij që deshi të arrijë përsosmërinë e shpirtit, por mesiguri o vëlla dhe motër edhe ndaj teje bota tjetër do të reflektojë të njejtat reflekse poqese dëshiron që të arrishë deri tek përsosmëria e shpirtit tënd. Besimi në Një Zot ndryshon rrënjët e njerëzimit që janë mbjellur me farën e djallit të mallkuar. Toka në të cilën ka hudhur farë djalli i mallkuar është tokë e cila mund të pastrohet vetëm me besimin tonë në Allahun e Plotëfuqishëm. Përmes besimit në Allahun e Lartësuar njeriu asnjëherë nuk është i vetmuar, por e ndien afërsinë e Allahut në zemrën e tij. Në të përshpërisin fjalët e mira dhe janë të larguara fjalët e këqija, përshpërisin zërat e imanit të tij e fishkëllojnë prej frikës zërat e djallit të mallkuar. Ne në asnjë moment nuk guxojmë që të mos duam Allahun, pastaj të besojmë dhe në fund të arrijmë deri tek Premtimi i Tij, shpërblimi jonë në xhennet. --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
