Date: Wed, 28 Jan 2009 13:47:10 -0800From: [email protected]: {Fjala 
e Bukur - Grup: 6200} Festimi i Shën ValentinitTo: [email protected]; 
[email protected]









 
 
http://www.klubikulturor.com/Festimi-i-Shen-Valentinit.htm
 
 
 
 










Festimi i Shën Valentinit























Allahu ka zgjedhur për ne Islamin si fe dhe Ai nuk do të pranojë fe tjetër nga 
ndonjë, ashtu siç thotë Ai: “Dhe kushdo që kërkon fe tjetër përveç Islamit, 
atij kurrsesi nuk i pranohet dhe në botën tjetër do të jetë prej të humburve.” 
Ali Imran, 85.
Profeti (sallahu alejhi ue selem) na ka thënë se grupe njerëzish prej umetit të 
tij do të ndjekin kundërshtarët e Allahut në disa prej ritualeve dhe traditave 
të tyre. Në hadithin e Ebu Seid el Hudri ai thotë: “Me siguri që ju do t’i 
ndiqni ata që ishin para jush hap pas hapi. Edhe nëse ata hyjne në vrimën e 
hardhucës, ju do t’i ndiqni.” Ne thamë: “O i dërguari i Allahut, (me këtë 
nënkupton) çifutët dhe të kruishterët?” Ai tha: “E kush tjetër?”
Atë që tha profeti (alejhi selam) është bërë realitet dhe është përhapur në sot 
në shumë vende muslimane. Shumica e muslimanëve ndjekin kundërshtarët e Allahut 
në traditat e tyre, në mënyrën e sjelljes dhe i imitojnë ata në rituale dhe 
festimin e festave të tyre.
Çështja u përkeqësua edhe me keq me hapjen e komunikimit masiv midis popujve me 
anë të të cilit ritualet dhe traditat e jomuslimanëve u transmetuan në audio, 
video, satelit dhe internet  në vendet muslimane. Shumë muslimanë u mashtruan 
nga këto joshje.
Nuk mjaftoi me kaq, por gjatë viteve të fundit një fenomen i ri u përhap në 
rininë muslimane, e cila nuk është shenjë e mirë. Kjo është manifestuar me 
imitimin e të krishterëve në festimin e Shën Valentinit. Kjo gjë i ka bërë 
dijetarët të shpjegojnë rregullat e sheriatit, që muslimanët të kenë një kuptim 
të qartë rreth kësaj çëshjeje, e cila minon besimin me të cilin Allahu i ka 
begatuar ata.
Historia e festës së dashurisë
Festa e dashurisë ishte një prej festave të paganëve romakë, kur paganizmi 
ishte besimi i tyre, XVII shekuj më parë. Sipas konceptit të tyre, kjo ishte 
një shprehje e “dashurisë shpirtërore”.
Ishin mite këto të shoqëruara me festën pagane të romakëve, të cilët ia 
insistuan trashëgimtarëve të tyre të krishterë. Midis miteve me të famshme 
ishte besimi romak që Romuli, themeluesi i Romës, i cili, sipas legjendës, u 
ushqye me gjirin e ujkonjës, prej së cilës mori forcën dhe zgjuarsinë.Romakët 
festonin këtë ngjarje çdo vit në mes të shkurtit me një festë të madhe. Një nga 
ritualet e kësaj feste ishte sakrifikimi i një qeni dhe një dhie. Dy të rinj të 
fuqishëm lyenin trupin e tyre me gjakun e qenit dhe të dhisë, pastaj lanin 
gjakun me qumësht. Pas kësaj, zhvillohej një paradë e madhe me në krye këta dy 
të rinj. Dy të rinjtë do të ndanin lëkurën me të cilën do të godisnin çdokënd 
që kalonte përmes rrugës. Gratë romake e mirëprisnin këtë goditje, sepse 
besonin se kjo do të ndalonte shterpësinë tek ta.
Lidhja e  Shën Valentinit më këtë festë
Shën Valentini është një emër që iu dha dy “martirëve” të lashtë në një kishë 
të krishterë. Thuhet se ishin dy ose njëri që vdiq në Romë, si rezultat i 
persekutimit nga udhëheqësi gotik Klaudius, në vitin 296. Në vitin 350 një 
kishë u ndërtua në Romë në vendin ku ai vdiq, si përkujtim për të.
Kur krishterimi u përhap në Romë ata filluan të festonin festën e dashurisë, të 
përmendur më lart, duke ndryshuar konceptin pagan të “dashurisë shpirtërore” në 
një koncept tjetër të quajtur “martirët e dashurisë”, të përfaqësuar nga Shën 
Valentini,  që solli dashurinë dhe paqen, për shkak të së cilave u martirizua, 
gjithmonë sipas gojëdhënave. Gjithashtu, kjo u quajt “festa e dashurisë” dhe 
Shën Valentini u konsiderua si shenjt i dashurisë.
Një nga besimet e gabuara lidhur me këtë festë, ishte se emri i vajzave që 
kishin arritur moshën e martesës do të shkruheshin me rrota të vogla letre dhe 
i vendosnin ato në një pjatë mbi tavolinë. Të rinjtë që dëshironin të 
martoheshin do të thirreshin dhe secili prej tyre do të merrte një copë letre. 
Ai do ta vendoste veten në shërbim të asaj vajze, emrin e së cilës kishte 
tërhequr, për një vit dhe kështu ata mund të njihnin njeri-tjetrin dhe pastaj 
martoheshin, ose përsërisnin të njejtin proces në të njëjtën ditë në festën e 
vitit tjetër.
Në lidhje me origjinën e kësaj feste, kur romakët u bënë të krishterë, thuhet 
se perandori romak, Klaudius II, dha urdhër në shekullin e III-të që ushtarët 
nuk do të martoheshin, sepse martesa do t’i shkëpuste ata nga lufta. 
Ky urdhër u kundërshtua nga Shën Valentin, i cili filloi të  lejonte fshehurazi 
martesën për ushtarët. Kur perandori e zbuloi këtë, e hodhi në gjyq dhe e dënoi 
me ekzekutim. Në burg Shën Valentini ra në dashuri me vajzën e gjykatësit. Ky 
ishte një sekret, sepse ligjet e krishtere nuk lejonin priftin apo murgun të 
martohej apo të binte në dashuri.
Ai ende vlerësohet nga të krishterët, për shkak të vendosmërisë në krishterim. 
Perandori ofroi  ta falin atë, në qoftë se ai braktiste krishterimin dhe 
adhuronte zotat romakë, pastaj do të bëhej bashkëpunëtori i tij më i ngushtë 
dhe do ta bënte dhëndër, por Valetini e refuzoi këtë ofertë dhe preferoi 
krishterimin dhe kështu ai u ekzekutua më 14 shkurt të vitit 270. Kjo ditë mori 
emrin e tij.
Papa përcaktoi ditën e vdekjes së Shën Valentinit, më 14 shkurt, si festën e 
dashurisë. Por, kush është papa? Ai është një “kryepeshkop i kishës universale, 
pasardhës i Shën Pjetrit”. Shikoni se si ky “kryepeshkop” e përcakton lejimin e 
kësaj feste e cila ishte diçka e re në besimin e tyre. Kjo na kujton atë që 
thotë Allahu: “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” 
(murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota 
përveç Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) 
përveç për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër përveç 
Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë!” Teube, 31. 
Transmetohet se Adij ibn Hatim ka thënë se ka shkuar tek profeti (alejhi selam) 
me një rreth floriri në qafë. Profeti (alejhi selam) tha: “O Adij, hidhe atë 
objekt adhurimi” dhe në çast profeti (alejhi selam) këndoi nga surja Teube: 
“Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e 
krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota përveç 
Allahut…” Profeti tha: “Ata nuk i adhurojnë ata, por kur lejojnë diçka (që ata 
e kanë të ndaluar) ata e pranojnë si të lejuar dhe kur ndalojnë diçka (që ata e 
kanë të lejuar) e pranojnë si të ndaluar.” Trasmetoi Tirmidhiu, hadithi është 
hasen.
Simbolet e kësaj feste
1. Shprehja e kënaqësisë dhe e lumturisë me këtë rast, ashtu si dhe në festa të 
tjera të mëdha.
2. Shkëmbimi i trëndafilave të kuq që janë simbol i dashurisë, “dashuria 
shpirtërore” e paganëve, ose “dashuria” e të krishterëve. 
3. Dërgimi i kartolinave të urimit. Në disa nga këto kartolina pikturohen 
pikturat e “Kupid”, të cilët shfaqen si fëmijë me dy pendë që mbajnë një 
shigjetë dhe një hark. Ky ishte “zot i dashurisë” për romakët paganë. Kjo 
konsiderohet si shoqërim dhe barazim i Allahut me trillimet e tyre.
4. Shkëmbimi i fjalëve të dashurisë në kartolinat dhe mesazhet e tyre. Disa nga 
kartolinat përmbajnë imazhe komike dhe fjalë qesharake dhe shpesh përmbajnë 
frazën: “qofsh Valentini im”. Kjo paraqet konceptin e krishterë të kësaj feste.
5. Në shumë vende perëndimore, festat bëhen gjatë ditës dhe darkë, ku meshkuj e 
femra kërcejnë. Shumë prej tyre dërgojnë dhurata bashkëshorteve të tyre, 
shoqeve, ose atyre që dashurojnë, si p.sh.: trëndafila, çokollata etj.
Çdokush që shikon atë që përmendëm më lartë rreth miteve që rrethonin festat 
pagane, do të kuptojë qartë:
Së pari, origjina e saj është në besimin pagan të romakëve, ku ishte shprehje e 
dashurisë shpirtërore e objekteve të adhurimit, të cilat i adhuronin në vend të 
Allahut. Kushdo që feston këtë, feston një rast shirku. Allahu thotë: “Bënë 
kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: ‘Allah është ai, Mesihu, biri i 
Merjemes’. E vetë Mesihu, (Isai), tha: ‘O beni israilë, adhurojeni Allahun, 
Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka 
ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për 
mizorët nuk ka ndihmës.”
Së dyti, zhvillimi i kësaj feste te romakët lidhej me mitet dhe legjendat, të 
cilat asnjë mendje e shëndoshë nuk mund t’i pranojë, ashtu siç nuk i besojnë 
muslimanët që besojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. A mund ta besojë një 
mendje e shëndoshë se një ujkonjë ka ushqyer me gji themeluesin e qytetit të 
Romës dhe që i ka dhënë atij forcë dhe zgjuarsi? Për më tepër këto mite bien në 
kundërshtim me akiden e muslimanit, sepse i vetmi që jep fuqi dhe zgjuarsi 
është Krijuesi i Plotfuqishëm. Ajo që përmban miti është që objektet e 
adhurimit i mbronin ato nga e keqja dhe i mbanin ujqërit larg nga grumbullimet 
e tyre.
Së treti, midis ritualeve të shëmtuara romake në këtë ditë është sakrifikimi i 
qenit dhe i dhisë, lyerja me gjak e dy të rinjve dhe larja e tij me qumësht, 
etj. Kjo është diçka që do të shkaktonte kthesë të menjëhershme të çdokujt me 
logjikë të shëndoshë, për të cilët kjo është e papranueshme. 
Së katërti, lidhja midis Shën Valentinit dhe kësaj feste, ka qenë në pikëpyetje 
nga shumë burime dhe nuk ka pasur një përfundim. Do të ishte më mirë për të 
krishterët ta kundërshtonin këtë festë pagane, në të cilën i imitojnë. Po 
muslimanët, të cilët janë urdhëruar të jenë ndryshe nga të krishterët dhe 
paganët?
Së pesti, kjo festë është dënuar nga kleri kristian në Itali, në intitucionin e 
katolicizmit, sepse ajo përhap sjellje të keqe dhe efekte kundërshtuese në 
mendjet e të rinjve.
Kështu që, është më mirë për muslimanët ta kundërshtojnë atë, të paralajmërojnë 
të tjerët kundër saj dhe të përmbushin detyrat e tyre, duke u bashkuar me atë 
që është e mirë dhe duke u ndaluar nga ajo që është e keqe.
Përktheu: Erion Sula 
13.02.2007 Don't tell ALLAH how big is ur problem but tell ur problem that how 
big Ur ALLAH is. 
_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan