Pas Bush-it http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=633 Shkruan: Ali Bulaç Ne do të kuptojmë më qartë dëmin e ish presidentit të SHBA-së, George W. Bush rreth shkatërrimit që i bëri botës gjatë qëndrimit të tij tetë-vjeçar si president në ditët që vijnë. Nëse Barack Obama është në gjendje për të transformuar politikat e tij, të hartuara për të zbutur tensionin, në veprime dhe hapa konkrete, kjo mund të rris shpresat për një kohë me paqe. Dhe kjo gjithsesi se do jetë më mirë për të gjithë. Por në qoftë se neokonzervatorët që ishin me ndikim gjatë presidencës së Bushit do të ndikojnë edhe në strategjinë e Obamës, atherë përmirësimi i shumëpritur do të jetë i pamundur. Seymour Hersh me shumë qartësi artikuloi kërcënimin global dhe rrezikun që shkaktohej nga Bush-i në një fjalim të mbajtur në tetor të vitit 2007 për krizën Amerikano-Iraniane. Hereshi kujtoi se Bushi dhe ekipi i tij ishin të vendosur për të nisur një sulm ushtarak kundër Iranit, duke theksuar sidomos se Bush-i e shikonte veten si Mesihu i cili ishte në detyrë për të shpëtuar botën perëndimore. Sipas Hersh-it, qasja e Amerikës për Lindjen e Mesme ishte diçka përtej një plani apo një projektimi. Përderisa ky ishte shkaku, kaosi në Lindjen e Mesme ishte gjithmonë i pranueshëm për qarqet konservatore në Shtëpinë e Bardhë. Përveç kësaj, në qoftë se ne vëmë mënjanë intelektualët naivë që besojnë se marrëdhëniet ndërkombëtare nuk janë gjithmonë të lidhura me fenë dhe diplomatët të cilët mbajtën në dukje një nivel të lirshëm pragmatik, për neokonservatorët, kriza dhe kaosi janë instrumente shumë të dobishme për të nxitur Zotin drejtë shkatërrimit përfundimtar të botës. Për ata, kaosi është i nevojshëm për të paktën dy arsye: Së pari, pa një kaos të tillë dramatik, Zoti nuk do të ndërhyjë në këto zhvillime për të përmbushur planet e tij, së dyti, gjeografia e Lindjes së Mesme mund të ndryshohet vetëm përmes intervenimit të dhunshëm. Në fjalimin e tij të famshëm, Hereshi paralajmëroi edhe një çështje tjetër. Sipas asaj që ai shihte, SHBA-ja po planifikonte një përleshje të rëndësishme dhe mjaftë të gjërë midis Sunitëve dhe Shiitëvë. Në anën tjetër SHBA-ja dhe Izraeli po kërkojnë të marrin nën kontrollin e tyrw Arabinë Saudite dhe vendet Gjirit për të hapur një front kunder Iranit dhe Sirisë, dhe kështu duke provokuar një luftë të mbrendshme midis muslimanëve. Ky është një objektiv i gjatë në agjendën e tyre. Hersh poashtu thotë: "Ne po kalojmë nëpër një epoke shumë të rrezikshme: Njerëzit na urrejnë në Afganistan, Irak dhe Pakistan. Në momentin e sulmit të SHBA-ve ndaj Iranit, kjo do të kthehet në një luftë mes Perëndimit dhe Islamit." Duke shikuar prapa, vërejmë se Bushi nuk e ndërpreu impaktin nga vendimet e marra përgjatë këtij procesi. SHBA-ja, e cila është duke vepruar si një perandori botërore, tetë vitet e fundit u qeveris nga ish nën Presidenti Dick Cheney dhe një ekip i këshilltarëve. Këtë e konfirmojnë vëzhguesit të njohur me politikën amerikane. Ashtu si strategjitë e tyre të krizës dhe konfliktit ishin marrë në të gjithë botën në buzë të rënies, roli dhe qëndrimi i mediave ishte interesant. Hersh jep vërejtjet strikte në lidhje me këtë çështje: "Detyra e mediave do duhej të ishte detyrë që vë në pikëpyetje vendimet e qeverisë në vend se të miratoheshin ato, por megjithatë, shtypi amerikan qëllimisht mbështeti gjuhën e dhunshme. Përderisa Iraku ishte duke u pushtuar, aktorët e mediave në SHBA ofruan gënjeshtra për fakte (të heshtura). Kur u bë e qartë se nuk ishte Sadam Huseini ai që nxiti terrorizmim dhe posedimin e armëve të shkatërrimit në masë, disa aktorë të medias, të cilët kishin nxitur luftën, iu desh të kërkojnë ndjesë për veprimet dhe politikat e tyre në të kaluarën." Pse jam duke iu referuar Hersh-it? Unë jam duke e bërë këtë për shkak se ai është një gazetar i cili i di punët e Amerikës, politikën e brendshme dhe ambicjet e SHBA-ve në mbarë botën. Ai raportoi detajet e masakrës në My Lai të kryera nga trupat amerikane gjatë Luftës në Vietnam; raporti i tij shkaktoi demonstrata të cilat e detyruan SHBA-në që të tërhiqet nga zonat e pushtuara në Vietnam. Së fundi, Hersh-i ka përgatitur një raport mbi torturat të kryera nga trupat amerikane në burgun Abu Ghraib në Bagdad në vitin 2003. Përktheu: Visar Korenica ___________________________________________________________________ And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36] __________________________________________________________________ Yahoo! Canada Toolbar: Search from anywhere on the web, and bookmark your favourite sites. Download it now at http://ca.toolbar.yahoo.com. --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
