Në Tripoli të Libanit doktoroi haditholugu i njohur kosovar Sulejman Osmani Të martën, më 2 dhjetor 2008 (4 dhul-hixhe 1429h.), në Universitetin “El-Xhinan” të Tripolit në Liban, studiuesi ynë i mirënjohur i shkencës së hadithit, Mr. Sulejman Osmani - (ligjërues i lëndës së Hadithit në FSI të Prishtinës), para komisionit vlerësues në përbërje: Prof. Dr. Mahmud Ismail - kryetar; Prof. Dr. Jusuf el Merashli - mentor; Prof. Dr. Muhamed Durnejkah - anëtar; Prof. Dr. Ali Laga - anëtar (Dekan i studimeve të larta pasuniversitare); Prof. Dr. Husam Subat - anëtar (Kryetar vakëfi i rrethit- Libani Verior), mbrojti temën e doktoratës me titull: ”Personaliteti i Muhamedit a.s. tek dijetarët shqiptarë”. Komisioni punën e kandidatit e vlerësoi me notë të shkëlqyeshme (Imtijaz) duke i dhënë 90 pikë nga gjithsej 100 të mundshme, dhe kandidatit i dhanë titullin DOKTOR I SHKENCAVE ISLAMI NË LËMIN E SUNETIT DHE SHKENCAVE TË HADITHIT Punimi i kandidatit është përmbledhur në një vëllim 515 faqesh, i ndarë në katër kapituj. Në katër kapitujt e disertacionit janë përfshirë tematika të ndryshme Studimi: Në kapitullin e parë përfshihet “sireja”, jetëpërshkrimi i Muhamedit a.s. dhe ngjarjet më të rëndësishme në jetën e tij, derisa vdiq. Kapitulli i dytë ka ofruar studime mbi paraqitjen e Pejgamberit a.s. tek autorët e mevludeve në gjuhën shqipe, ku bëhet një vlerësim shkencor i shumë çështjeve. Në kapitullin e tretë ofrohen të dhëna mbi dijetarët kryesorë shqiptarë dhe kontributin që ata kanë dhënë në shërbim të personalitetit të Pejgamberit a.s. dhe mënyrën se si ata e paraqitën atë. Kapitulli i katërt hulumton kontributin që poetët dhe letrarët dhanë në shërbim të Pejgamberit a.s., duke kaluar në tema të tjera, si paraqitja e tij në planprogramet shkollore në nivele të ndryshme arsimi, duke filluar nga periudhat e hershme. Disertacioni përfundon me studimin mbi karikaturat fyese dhe ndikimin e tyre tek shqiptarët myslimanë. Biografi Sulejman (Sherif) Osmani, ka lindur më 20 korrik 1965 në fshatin Lisockë, komuna e Kamenicës; tani banon në qytetin e Gjilanit. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje , ndërsa medresenë e mesme “Alauddin” të Prishtinës në vitin 1984/1985. Ka mbaruar Fakultetin e Hadithit, në Universitetin Islamik të Medinës- Arabia Saudite. Ka marrë pjesë në aktivitetet e lira që organizoheshin nga Universiteti. Këtë e vërtetojnë dëshmitë e lëshuara nga organet përgjegjëse. Në vitin 1992 ka përfunduar studimet dhe menjëherë është kthyer në vendlindje, ku në muajin dhjetor të po atij viti, nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, qe emëruar imam në Xhaminë e Madhe të Gjilanit, e cila është nga xhamitë më të mëdha në Kosovë dhe ka një pozitë të veçantë. Sulejman Osmani për nëntë vjet ka qenë anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe anëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit. Në një periudhë, pas luftës, nga Bashkësia Islame e Kosovës është caktuar kryetar i shoqatës humanitare “Bereqeti”. Sulejman Osmani nga viti 1992 është ligjërues i lëndës së Hadithit (I dhe II, në fillim në të katër vitet) në Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës, si dhe mësimdhënës i lëndës së Hadithit në medresenë e mesme “Alauddin”, paralelja në Gjilan. Ka botuar librin “Suneti bazë e sheriatit”, si dhe është bashkpërkthyes i librit “ Dilema rreth Islamit” nga autori Muhamed Kutub, i cili është botuar (pjesërisht) në përmbledhjen “Tituj të zgjedhur mbi familjen myslimane” (Prishtinë, 2001). Sulejman Osmani, që nga viti 1990, është bashkëpunëtor profesional i revistës “Dituria Islame”, ku ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e Hadithit. Ka magjistruar në Universitetin Islamik të Bejrutit (Darul fetva) më 23 maj 2005, ku mbrojti temën e magjistraturës “Kontributi i shqiptarëve në fushën e sunetit”. Marrë nga D I T U R I A I S L A M E Revistë mujore, fetare, kulturore e shkencore _________________________________________________________________ Show them the way! Add maps and directions to your party invites. http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
