Edhe një herë për Gazën http://www.gazetaexpress.com/index.php/editorial/lexo/2430/C67/C75/
Analogjia ime nuk kishte të bënte asgjë me atë që supozon Mufaili. Vërejtja ime për tezën se Kosova duhet të rreshtohet përkrah Izraelit ka qenë: Cilit Izrael, Mufail? Atij që lufton pa mëshirë kundër civilëve, apo Izraelit që është kundër luftës dhe për arritjen e paqes me palestinezët dhe botën arabe? Nga Shkelzen Maliqi më 10.02.2009 në ora 12:00Boll me pritesë i rrekem sqarimit me miqtë. Por, meqë kemi të bëjmë me një çështje parimore, nuk kam si t’i ik edhe një ballafaqimi. Mufail Limani mbetet i vendosur në mendimin se shteti i Kosovës duhet ta mbështesë fuqimisht dhe pa rezervë shtetin e Izraelit. Atij nuk i bëjnë shumë përshtypje viktimat civile në konfliktin e fundit në Rripin e Gazës; i vjen keq për këtë, por mendon se Izraeli ka të drejtë të plotë që t’iu përgjigjet sulmeve të Hamasit me të gjitha mjetet. Izraeli ka qenë i rrezikuar dhe i provokuar nga raketat e Hamasit dhe nuk ka pasur rrugëdalje tjetër. Argumenti i viktimizimit të civilëve, që nuk është vetëm i imi por edhe i politikave dhe opinionistëve në mbarë botën, duke përfshirë edhe opozitën dhe lëvizjet paqësore në vetë Izraelin, Mufailit i duket i dobët dhe thjesht sentimental. Por, nuk mjaftohet vetëm me këtë. Ai nxjerr edhe një sentiment tjetër timin, pro-palestinez dhe pro-arab, që kinse qenka trashëgimi e kohës së Jugosllavisë, kur Titoja kishte raporte të mira me botën arabe dhe përmes televizioneve, edhe RTP-së, përhapte siç supozon Mufaili, urrejtjen ndaj Izraelit dhe simpatinë ndaj palestinezëve. Po çuditem që Mufaili tani e ka humbur gati çdo ndjesi për shikimin e proceseve në kompleksitetin e tyre dhe nuancimin e qëndrimeve, duke reduktuar problemin e krizës humanitare në Gaza, (kuptohet edhe në Izrael, por pakrahasimisht më e vogël, viktimat dhe shkatërrimet janë gati 1 : 100), në atë formulën bardh e zi : o je për Izraelin, o për arabët, ku sipas tij Izraeli është e mira, arabët janë e liga. Mufaili po kështu nxjerr analogji të plotë nga krahasimi im i luftës në Kosovë me luftën e Gazës. Unë pata thënë se edhe regjimi i Milosheviqit arsyetonte viktimat e shumta civile në Kosovë me nevojën e luftës kundër UÇK-së, ashtu sikur që ushtria izraelite arsyetonte viktimat e shumta civile në Gaza me patjetrën e luftimit të Hamasit. Dhe tek kjo Mufaili konkludon me një kënaqësi cinike : ja që Maliqi po na barazon UÇK-në me Hamasin, dhe në total, kosovarët me palestinezët-arabët! Maliqi i tij del kështu përkrahës i terrorizmit, anti-perëndimor! Nuk dua që tash të stërholloj këtë çështje me kundërargumente sepse ky do të ishte një debat i largët dhe tepër margjinal për konfliktin nëse jo më të madh atëherë sigurisht më afatgjatë të politikës ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore, për të cilin Mufaili ashiqare nuk i ka disa informata kyçe. Analogjia ime nuk kishte të bënte asgjë me atë që supozon Mufaili. Vërejtja ime për tezën se Kosova duhet të rreshtohet përkrahë Izraelit ka qenë: Cilit Izrael, Mufail? Atij që lufton pa mëshirë kundër civilëve, apo Izraelit që është kundër luftës dhe për arritjen e paqes me palestinezët dhe botën arabe? Ka shumë izraelitë, madje dhe sionistë, që e mendojnë më thellë çështjen e paqes dhe sigurisë së Izraelit si shtet, që nënkupton edhe krijimin e shtetit palestinez. Ky problem është shumë i ngatërruar për ta shikuar bardh e zi, ose si konflikt të Perëndimit me Lindjen, ose si luftë e demokracisë me terrorizmin, e botës së lirë me fundamentalizmin islamik. Mos më fut në këto taborre Mufail, sepse e ke kap krejt dallash çështjen. Kundërshtimi im nuk niset fare nga njohuritë dhe simpatitë për palestinezët, e edhe më pak Hamasin, për këtë jam mjaftë injorant, dhe nuk dua t'i paragjykojë as për të mirë as për të keq. I dënoj metodat, terrorin kundër civilëve, duke përfshirë edhe dhunën e brendshme në Gazë, por kam edhe respekt për idenë dhe angazhimin e tyre për liri dhe shtetin e Palestinës. Në qëndrimin tim për konfliktin e Palestinës me Izraelin unë nisëm nga disa lexime të kufizuara, por besoj mjaft thelbësore, të autorëve siç janë Amoz Oz, shkrimtar izraelit dhe aktivist i lëvizjes paqësore, Naum Chomski, intelektuali aktualisht më i angazhuar dhe më me influencë në botë, përndryshe edhe ky hebre, dhe Edward Saidi, një teoricientë me prejardhje nga Palestina që ka bërë revolucion në studimet postkoloniale dhe është ndër autorët më me influencë në shkencat shoqërore në përmasa planetare. Këta autorë problemin e shohin edhe te mungesa e vullnetit dhe etno-nacionalizmi dhe racizmi militant izraelit dhe investimi i madh vetëm në mjetet e dhunës dhe imponimit, gjë që kontribuon, po aq sa edhe radikalizmi palestinez dhe arab, në perpetuimin e konfliktit, në thellimin e jazit, në procesin e gjakmarrjes pa mbarim. Mos më imputo, pra, atë çka nuk kam thënë, Mufail. Ti mendon se ekziston një Izrael, dhe si refleks, dhe një Kosovë. Unë e di se janë të paktën dy Izraela. Një është Izrael i dhunës hakmarrëse shtetërore, që e ka okupuar Gazën, Jeruzalemin dhe disa pjesë tjera që prej kohësh është dashur të janë pjesë e shtetit të Palestinës. Në Gaza më shumë se gjysma e popullsisë janë refugjatët palestinez që janë dëbuar nga vendbanimet e tyre në dy luftërat që i ka fituar Izraeli, në vitin 1947, dhe në vitin 1967. Gaza është plotë 42 vjet e okupuar, dhe prej se është vendosur nën autoritetin e kufizuar palestinez, Izraeli e mbanë këtë territor nën bllokadë që tejkalon çdo logjikë të rrezikimit të Izraelit dhe tashmë janë bërë mijëra faqe të dokumenteve për të zezat që i kanë bërë mujsharët izraelit civilëve në Gaza. Fajkonët izraelit edhe pas marrëveshjes paqësore të Oslos, kanë vazhduar të kolonizojë zonat e okupuara, etj. etj. Dhe, po kështu, ekziston edhe një Izrael tjetër paqësor, që kërkon arritjen e paqes me palestinezët dhe arabët sa më shpejtë që është e mundshme, duke përfshirë këtu edhe negociatat me Hamasin, me kusht që kjo organizatë të njohë të drejtën e ekzistimit të Izraelit. Ky Izraeli tjetër ndoshta është ende në pakicë, por nuk është më pak real dhe më i padukshëm se Izraeli militant. Dhe nëse Izraeli si shtet do që të ketë perspektivë dhe siguri, atëherë duhet të ndjek këtë rrugën e dytë, praktikisht nuk ka alternativë tjetër për mbijetesë në afatet më të gjata. Sepse Izraeli në rrethimin aq të madh të popujve arabë dhe myslimanë, ndoshta mund të vazhdojë edhe një kohë të diktojë zgjidhje militare falë përparësisë në armatim dhe suportin e madh nga perëndimi, sidomos lobi i fuqishëm hebre në SHBA, por palestinezët dhe arabët dalëngadalë janë duke siguruar edhe vetë armët dhe raketat e sofistikuara dhe me rreze më të largëta të goditjes, dhe nuk është larg dita kur do të mund të godasin edhe kryeqytetin e Izraelit dhe pikat strategjike, nga distanca. Por nuk dua unë tash ta bind Mufailin dhe fajkonjtë tanë që nuk dallojnë as ekzistimin e dy Amerikave, në kuptimin e qasjes ndaj krizave në botë. Le të informohet Mufaili, edhe përkrahësit e tij, nga një analizë e bërë nga Federata ndërkombëtare të drejtave të njeriut, po ajo që e ka suportuar edhe rezistencën e Kosovës, në ueb faqen: http://www.facebook.com/ext/share.php?sid=49952897915&h=DsgvG&u=Iid1i ose http://www.guardian.co.uk/world/video/2009/jan/30/gaza-samouni Artikulli mund të kërkohet edhe me tiull: The Bombing of Gaza, December 2008 - January 200, autori Steve Kamlish QC (Tooks) Po kështu, le të shikohen edhe sitet e hebrenjve në Britani dhe vendet tjera, që hapur angazhohen për të drejtat e palestinezëve. I gjeni linkat në sitat e cekur. Lexim i këndshëm ish pionierë të Titos. Don't tell ALLAH how big is ur problem but tell ur problem that how big Ur ALLAH is. --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
