Don't tell ALLAH how big is ur problem but tell ur problem that how big Ur ALLAH is.
----- Forwarded Message ---- From: Arian Kaçiu <[email protected]> Sent: Monday, February 16, 2009 11:56:04 PM Subject: Çfarë u pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja? Çfarë u pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja? Shkruar nga Merita Rexha e diel . 15 shkurt 2009 Këtë mesazh vlen që ta ruash në kutinë e mesazheve tua që ta lexosh herë pas here. Një ditë i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tek qëndronte me shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, i ka pyetur duke filluar me Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur më të: Çfarë të pëlqen prej dynjasë? Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur më të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: të qëndruarit pranë teje, të shikuarit në ty dhe harxhimi i pasurisë sime për ty. Më pas e pyeti Umerin, Allahu qoftë i kënaqur me të: Po ty, o Umer? Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: urdhërimi në të mirë edhe nëse është fshehurazi, ndalimi nga e keqja edhe nëse është haptazi dhe thënia e drejtë edhe nëse është e hidhur. Më pas e pyeti Uthmanin, Allahu qoftë i kënaqur me të: Po ti, o Uthman? Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: ushqyerja e të varfërve, përhapja e paqes (selamit) dhe falja natën kur njerëzit janë në gjumë. Më pas e pyeti Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të: Po ty, o Ali? Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: nderimi i mysafirit, agjërimi në verë dhe goditja e armikut me shpatë. Më pas e pyeti Ebu Dherr El-Gifariun:Po ty, o Ebu Dherr, çfarë të pëlqen në këtë botë? Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: në këtë botë më pëlqejnë tri gjëra: uria, sëmundja dhe vdekja. I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e pyeti se pse? Ai iu përgjigj: më pëlqen uria që të më zbutet zemra, më pëlqen sëmundja që të më shlyhen gjynahet dhe e dua vdekjen që ta takoj Zotin tim. Më pas i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tha: më pëlqejnë nga kjo dynja tri gjëra: parfumi, gratë dhe kulmimi i kënaqësisë sime është namazi. Ndërkohë zbriti meleku Xhibril dhe pasi që ju dha selam tha: edhe mua më pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: transmetimi i mesazhit, kryerja e amanetit dhe dashuria ndaj të varfërve. Më pas u ngjit në qiell dhe zbriti përsëri dhe tha: Allahu i Lartësuar ju dërgon selam dhe thotë: Atij i pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: gjuha e cila është e lagur me të përmendurit e Allahut, zemra e bindur ose e nënshtruar dhe trupi i cili sprovat i duron. Subhanallahi ve bihamdihi subhanallahil adhim! Këtë mesazh vlen që t’ua dërgosh të tjerëve, gjithashtu vlen që të ruhet në kutinë e mesazheve tua që ta lexosh herë pas here. marr nga: www.pertymoter.net --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
