Shkak i përjashtimit, bartja e shamisë në shkollë
Me vendim të DKA-së përjashtohet nga shkolla Dashurie Emini
Nxënësja e shkëlqyeshme e gjimnazit "Kuvendi i Lezhës", në Viti,
Dashurie Emini, nga fshati Skifter, me vendim të DKA-së në Viti është
larguar nga procesi mësimor për të dytën herë, për shkak të bartjes së
shamisë. Ajo ishte përjashtuar nga mësimi edhe vitin e kaluar me të
njëjtin pretekst. Një vendim i para disa ditëve i Drejtorisë Komunale
të Arsimit ka urdhëruar qe Dashuria të largohet nga procesi mësimor me
arsyetimin se nuk lejohet bartja e shamisë në shkollat publike. Sipas
DKA-së, masa ndaj nxënëses Dashurie Emini, maturante e kësaj shkolle,
është marrë duke u bazuar në rregullat ligjore dhe si e tillë ka
mbështetje në një Udhëzim administrativ të Ministrisë së Shërbimeve
Publike për veshje dhe sjellje në institucionet publike, si dhe në
rregulloren e sjelljes në shkollë. Adem Murati, inspektor për arsim,
tha se udhëzimi administrativ i MSHP-së thekson shumë mirë këtë
çështje. Duke u mbështetur në këtë udhëzim, as nxënëses Dashurie Eminit
nuk i lejohet bartja e shamisë në shkollë. Me rregullat e sjelljes në
shkollë janë të informuar edhe prindërit e nxënësve, tha z.Murati. Në
anën tjetër, Sokol Emini, babai i Dashurisë, ka mbetur i habitur me
veprimin e fundit të DKA-së, pasi vajza e tij pa ndonjë problem që nga
një shtatori e deri para pak ditësh ka shkuar në shkollë. Ai, i
pakënaqur me këtë vendim, ka kërkuar ndihmë në shumë institucione, nga
të cilat pret përgjigje.
__________________________
B.B.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---