Kosova një vit pas shpalljes së pavarësisë http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=649 Shkruan: Fuad Ramiqi Shumë vende të botës festojnë përvjetorët e tyre të pavarësisë me dekada apo shekuj, kurse për qytetarët e Kosovës ky vit, 17 shkurti 2009, është datëlindja e parë e shtetit të tyre. Edhe pse kjo ndodh në shekullin 21, një proverb popullore thotë " Më mirë dikur, se kurrë". Po a do të jetë kjo festë e plotë dhe e gëzueshme për të gjithë, na ngelet ta shohim me 17-tinë. Po të kthehemi pak mbrapa kur edhe u bë shpallja e pavarësisë nga parlamenti i Kosovës. Përpos lëshimeve procedurale të institucioneve dhe aktorëve të këtij akti shumë të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, gjithçka shkojë në një eufori bile deri në dëlirim kolektiv, mos të harrojë, nga ana e popullatës jo serbe. Kurse ata, serbet u kujdesën që menjëherë ta luajnë rolin e piromanit, dhe djegën pikat doganore1dhe31 në kufi me serbin, dhe kështu bënë me dije se ata nuk e pranojnë republikën e Kosovës. Edhe pse tani më të gjithë e dinë se si erdhi deri te shpallja e pavarësisë, nuk mundemi e të mos e shpjegojmë se si po funksionon kjo pavarësi. Pavarësia e shpallur në bazë të planit të z. Ahtisarit, si kompromis, i pranuar nga pala shqiptare por jo e dhe serbe(R e Serbisë), për një shtet të ri demokratit, shumë etnik hasi mënjë herë në komplikimet e shtrirjes dhe funksionalizimin e sovranitetit nga institucionet e Kosovës në tërë territorin e Kosovës. Pasi që KS i OKB-së nuk arriti ta pranojë Kosovën në gjirin e vetë, për shkak të vetos së Rusisë si mike e Serbisë, por edhe të disa shteteve tjera të cilat çështjen e Kosovës e konsideronin si presedan, nga frika se kjo praktikë mund të përdoret edhe në vende tjera, mbeti në fuqi rezoluta 1244 e KS të OKB-së, gjë që e detyrojë Kosovën dhe shtetet pro pavarësisë që të përdorin rrugë tjetër për ta jetësuar shtetësinë e Kosovës duke e pranuar veç e veç në mënyrë bilaterale si shtet të pavarur, (që deri me sot kap numrin 54), duke shpresuar ta arrijë numrin e mjaftueshëm prej 2\3 e OKB-së për ta anashkaluar bllokadën nga KS të OKB-së. Sigurisht që kjo rrugë e imponuar e vështërson legalitetin e plot të Republikës së Kosovës në të gjitha organizmat ndërkombëtar, por edhe e lenë një vakum për jo stabilitet në rajon dhe më gjer. E njohur dhe e mbështetur më shumë në kualitet se sa në kuantitet, Kosova tash e një vit po përballet vazhdimisht me problemet e brendshme dhe me ofanzivën e vazhdueshme të R. së Serbisë në organizmat ndërkombëtar dhe shtete tjera veç e veç. Me rezolutën 1244 në fuqi, prezencën minore të UNMIK-ut, përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, EULEX-sit dhe përfaqësuesit të BE-së në njërën anë, dhe institucionet e R. Së Kosovës, dhe strukturave paralele serbe në anën tjetër e kanë komplikuar jetën e qytetarëve dhe zhvillimet politike, ekonomike e të sigurisë në tërë territorin e R. Së Kosovës dhe të rajonit e më gjerë. Institucionet e R .së Kosovës në bashkëpunim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar brenda dhe jashtë tentojnë që ta shtrijnë sovranitetin e plot në tërë territorin e vetë duke e konsideruar si e drejtë dhe obligim kushtetues, me një politikë paqësore dhe demokratike. Kurse R. e Serbisë dhe serbet e Kosovës në vazhdimësi refuzojnë ta pranojnë këtë realitet, duke pretenduar se R e Kosovës është territor i R. së Serbisë. Kështu kemi një situatë që territori ku banojnë shqiptarët kontrollohet nga institucionet e R. së Kosovës dhe organizmave ndërkombëtarë( mbi 85%) dhe pjesa tjetër nga strukturat paralele serbe dhe disa institucioneve të R. së Serbisë. Me ardhjen e EULEX-it janë shtuar përpjekjet që të bëhet shtrirja në tërë territorin, gjithnjë sipas palës kosovare, shtrirja edhe e sovranitetit të qeveris së Kosovës në tërë territorin e saj sipas kushtetutës së R. së Kosovës, kurse sipas palës serbe kushtëzohet me rezolutën 1244 dhe UMNIK-ut. Vetë EULEX-si dhe përfaqësuesi i BE-së mundohen që ti kënaqin të dy palët, duke u munduar të kufizohen vetëm në përgjegjësit në fushën e rendit dhe të sundimit të ligjit, pa prejudikuarë statusin e Kosovës. Ky vakum jep hapësirë për manipulime por edhe manovrime për të dyja palët pretenduese. Kjo situatë e krijuar ka rrjedhshmëri qysh nga ardhja e UNMIK-ut dhe dështimit të misionit tyre, dhe është përforcuar me kërkesë dhe aprovimin e 6 pikave të qeverisë së Serbisë nga KS të OKB-së, kërkesa këto që e vënë në pikë pyetje të ardhmen e qëndrimeve të dyja palëve, por e vene në rrezik edhe stabilitetin e R. së Kosovës dhe rajonit. Gjendja e tanishme pas një viti, udhëhiqet me dy koncepte. Pala Kosovare pretendon që ka bërë shumë koncesione, plani i Ahtisarit, kushtetuta, simbolet, avancimi i drejtave për pakicat ma moderne në botë, heqja dorë nga bashkimi me Shqipërinë, shikimi drejtë integrimeve euro-perëndimore etj. dhe se është koha për konsolidimin e shtetit demokratik, kurse pala serbe nuk e pranon R. e Kosovës si shtet, por pretendon ta futë nën sundimin e vetë. Faktori ndërkombëtar dhe serbet e Kosovës janë të gatshëm që statusin e serbëve në Kosovë ta ngrit në nivel të etnitetit të barabartë me shqiptarët, dhe të formojnë një Republikë serbe brenda Kosovës, ngjashëm me rregullimin e brendshëm në B dhe H. Ky dhe mundë të jetë edhe versioni i cili mund ta hapë kutin e pandorës për një hyrje në konflikt të ri në Ballkan. Dorën në zemër, klasa politike kosovare si dhe ajo e Serbisë këtë zgjidhje edhe ndoshta do ta pranonin në heshtje si kompromis të dhimbshëm, por si do të reagonin popujt në shtetet tjera të Ballkanit, le të ngelet si enigmë. Po sa i përket zhvillimeve brenda Kosovës së "pavarur" edhe pse qeveria i ka konsoliduar ministritë dhe i ka vu në funksion, prapë se prapë përpos sfidave në fushën e diplomacisë se jashtme, po ballafaqohet me sfida shumë të mëdha të brendshme. Tendenca e qeverisë që ta kontrolloj parlamentin, gjyqësorin në masë të madhe edhe është arritur deri më tani. Mungesa e një programi të mirëfilltë ekonomik e social e ka vështërsu jetën e qytetarëve në tërësi. Problemi i privatizimit të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore ka qenë i kriminalizuar. Sfera e shëndetësisë është segmenti më alarmant që nuk premton një të ardhme të mirë. Nepotizmi, përkatësia partiake, grupi i interesit janë faktorët kryesor që e përcaktojnë politikën kadrovike të qeverisë. Krimi i organizuar, korrupsioni dhe tenderomanija janë pjesë e përditshme e shoqërisë në Kosovë. Sundimi i ligjit, shteti i së drejtës dhe zhvillimi i mirëfilltë i demokracisë janë ende shumë larg. Me një fjalë gjatë këtij viti të pavarësisë, përpos aspekteve dekorative në këto fusha diçka e mirëfilltë ende nuk shihet në horizont. Por është pyetje se a mundin ta peshojnë këto të gjitha të arriturën e vetme të kësaj klase politike, pra shpalljen e pavarësisë se R. së Kosovës. Mbase jo, se ëndrra ë kamotshme e popullit të Kosovës është realizuar, e kjo është ma vlerë se të gjitha jo vlerat. Edhe pse janë marrë të gjitha masat që populli me 17 shkurt të feston nën petkun e pavarësisë, ti harroj për moment problemet e sotme e të nesërme, të zhvendoset nga realiteti, nuk do me thënë se gjithçka është kryer dhe se tash na ngel vetëm të festojmë. Vetëm kur kemi parasysh se serbet e Kosovës dhe administrata e Serbisë ka paralajmëruar se do të këtë veprime të kundërta, prej marrjes nën kontroll të pikave kufitare e deri te mbajtja e një seance solemne të parlamentit të Serbisë në veri-Mitrovicë, atëherë gjithçka është e mundur, bile edhe ajo e pamundura, që bash atë ditë edhe serbët ta shpallin etnitetin e vet në veri apo edhe mund të shkohet edhe jashtë të pamundshmes, gjë që edhe nuk do të ishte diçka e pa pritur. ___________________________________________________________________ And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36] __________________________________________________________________ Get a sneak peak at messages with a handy reading pane with All new Yahoo! Mail: http://ca.promos.yahoo.com/newmail/overview2/ --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
