Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja? 

 

 

 

 

Këtë mesazh vlen që ta  ruash në kutinë e mesazheve tua që ta lexosh herë pas 
here.   

                               
 




Një ditë i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tek 
qëndronte me shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, i ka pyetur duke 
filluar me Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur më të:

Çfarë të pëlqen prej dynjasë?

Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur më të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo 
botë janë tri: të qëndruarit pranë teje, të shikuarit në ty dhe harxhimi i 
pasurisë sime për ty.

Më pas e pyeti Umerin, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Po ty, o Umer?

Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë 
janë tri:  urdhërimi në të mirë edhe nëse është fshehurazi, ndalimi nga e keqja 
edhe nëse është haptazi dhe thënia e drejtë edhe nëse është e hidhur.

Më pas e pyeti Uthmanin, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Po ti, o Uthman?

Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë 
janë tri: ushqyerja e të varfërve, përhapja e paqes (selamit) dhe falja natën 
kur njerëzit janë në gjumë.

Më pas e pyeti Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Po ty, o Ali?

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë 
janë tri:   nderimi i mysafirit, agjërimi në verë dhe goditja e armikut me 
shpatë.

Më pas e pyeti Ebu Dherr El-Gifariun:Po ty, o Ebu Dherr, çfarë të pëlqen në 
këtë botë?

Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: në këtë botë më pëlqejnë tri 
gjëra: uria, sëmundja dhe vdekja. I  dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi 
i Allahut qofshin mbi të, e  pyeti se pse? 

Ai iu përgjigj: më pëlqen uria që të më zbutet zemra, më pëlqen sëmundja që të 
më shlyhen gjynahet dhe e dua vdekjen që ta takoj Zotin tim.

Më pas i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tha: më 
pëlqejnë nga kjo dynja tri gjëra: parfumi, gratë dhe kulmimi i kënaqësisë sime 
është namazi.

Ndërkohë zbriti meleku Xhibril dhe pasi që ju dha selam tha: edhe mua më 
pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: transmetimi i mesazhit, kryerja e amanetit dhe 
dashuria ndaj të varfërve. 



Më pas u ngjit në qiell dhe zbriti përsëri dhe tha: Allahu i Lartësuar ju 
dërgon selam dhe thotë: Atij i pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: gjuha e cila 
është e lagur me të përmendurit e Allahut, zemra e bindur ose e nënshtruar dhe 
trupi i cili sprovat i duron.

Subhanallahi ve bihamdihi subhanallahil adhim!

Këtë mesazh vlen që t’ua dërgosh të tjerëve, gjithashtu vlen që të ruhet në 
kutinë e mesazheve tua që ta lexosh herë pas here.  
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan