Sheriati në zemër! http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=791
*Shkruan: Hamdi NUHIJU* Zemra është një organ i rëndësishëm i njeriut e cila gati se kontrollon të gjithë trupin e tij dhe nuk i le shtigje askujt tjetër për manovrim. Ajo është jetë mbi jetë, por mund të bëhet edhe vdekje nën vdekje. Ajo është një copë mishi, e cila po qe se është në rregull i gjithë trupi funksionon si duhet. Në këtë na mësoi Mësuesi i botëve Muhammedi s.a.v.s. Zemra është banes e njeriut, ndjenjave, emocioneve,frikës, shpresës. Ajo duhet të jetë në koordinim me mendjen, se njeriu vetëm zemër mund të vdes në ekstazën e dashurisë dhe t`i lëshohet stuhive të kësaj bote. I dituri me zemër të ngurt, llogaritet pa zemër, i vdekur edhe pse i gjallë duket. Zemra pa dije është shkatërrim dhe mashtrim i madh. Këto dy organe kompletojnë njëra-tjetrën. Ato ndërtojnë jetën e njeriut në këtë botë. Verbalistët kërkojnë sheriatin në rruzullin tokësor pa e vëndu atë në zemër. Revolucionarët e mëdhenjë si Hasan El Benna, Ebu Ala el Mevdudi, Muhammed Ikball, kërkonin sheriatin edhe në zemër edhe në jetë. Zaten nëse bëjmë ndarje midis zemrës dhe jetës kemi bërë një padrejtësi të madhe. Allahu na ka dërguar Pejgamber për ta pasuar sheriatin e Tij në rruzullin tokësor, por edhe përmes tyre na ka dërguar libra të shenjtë. Mevlana Xhelaludin Rrumi thotë:” Kur`ani i madh është vet jeta dhe veçoritë e pejgamberëve. Po qe se e këndon atë me përulësi e vëmendje dhe e vë në praktik, quaje se je takuar me pejgamberët dhe prijësit e mëdhenjë. Kur nis e i këndon rrëfimet mbi pejgamberët, kafazi-trup nis t`i vijë ngusht zogut-shpirt.”( Vargu i profetëve nën dritën e Kur`anit 1, Osman Nuri Topbash, Stamboll,2005,f.7) Pasi kemi Kur`anin dhe Sunnetin e Resulullahut s.a.v.s. neve nuk na mbetet tjetër pos që ta rregullojmë jetën tonë individuale dhe kolektive mbi baza të këtyre dy shtyllave. Nëse pyetni mendjen time, ajo do ju thotë se e kërkon sheriatin në çdo moment dhe në çdo sferë të jetës së njerëzimit në rruzullin tokësor. Për t`u arritur kjo gjë, duhet ndërtuar sheriati në zemrat tona, nëse nuk ndërtohet në zemrat tona, ne përgjithmonë do të ngelemi këtu ku jemi, ndoshta në një pozitë edhe më të vështirë. Për t`u ndërtuar sheriati në zemrat tona duhet plotësuar shumë elemente. Por unë do të ndalem vetëm në njërin element i cili është i pranishëm tek të gjithë elementet dhe i cili element është i domosdoshëm për t`u mbjellë dhe për t`u korrur në mesin tonë-Dashuria. Ta duam Allahun- Kusht elementar i sheriatit të Allahut në zemrat tona është dashuria ndaj Allahut. Ne nuk guxojmë që zemrat tona t`i mbushim me idhuj modern të cilët për çdo ditë dhe në të gjitha format na servohen e nuk kemi mundësi që të zgjedhim të mirën prej të keqes. Nëse i bëjmë shok Allahut, atëherë ne i mbysim zemrat tona, e me mbytjen e tyre ne jemi shndërruar në krijesa pa vlerë të cilët presin urdhrin e Zotit për ndëshkimin e madh. Zemrat e mbushura me dashuri për Allahun, ato dijnë që të bëjnë revolucione në rruzullin tokësor, dijnë që t`i dridhin qytetet, shtetet, e kontinentet. Ato janë zemra të nënshtruara dhe të qëndrueshme në këtë rrugë. Ato nuk dijnë lodhje, por ndjejnë kënaqësi në kërkim të gjurmëve të dashurisë Hyjnore. Pajisen në forma të ndryshme me këtë element jetë-dhënës dhe nuk dorëzohen karshi stuhive të njëpasnjëshme. Si një tufan i dridhë botët dhe arshi i Allahut dridhet në momentin e transferimit të kësaj zemre për në xhennet. Zemrat e tilla janë baza e sheriatit në këtë botë. Ato gjatë gjithë historisë kanë qenë prezente dhe janë përballur me një mijë e një sprova të ndryshme të lëshuara nga ana e Allahut xh.sh. Ta duam Pejgamberin s.a.v.s- Me dashurinë ndaj Pejgamberit s.a.v.s. nënkuptojmë realizimin e të gjitha urdhrave prej tij dhe mos realizimi i këtyre urdhërave zaten dëshmon se ne nuk e duam as Allahun. Pejgamberi s.a.v.s për ty o njeri që po lexon këto shkronja ka thënë:” Ai është vëllau im, më ka besuar, ka ndjekur rrugën time edhe pse nuk më ka takuar asnjëherë”, ndërsa ti humbesh në humnerën e kësaj bote dhe shndërrohesh prej një njeri me vlera fisnike e të larta, në një kafshë mishngrënëse e vëllaut tënd. Të duam e të mos urrejmë- Xhelozia, inati, smira, urrejtja, janë cilësi të djallit të mallkuar. Ato i gjenë të pranieshme edhe te disa njerëz të cilët nuk njohin sheriatin e Allahut dhe veprojnë mbi baza të epsheve të tyre. Të duam botën, njeriun, popujt, e të mos i urrejmë. Nuk urrehet njeriu, por e keqja që bën njeriu. Nëse urdhërojmë për të mirë dhe ndalojmë nga e keqja, ta dini shumë mirë se këtë gjë e bëjmë në saje të dashurisë ndaj krijesave në rruzullin tokësor, e jo në saje të urrejtjes, xhelozisë, smirës, dhe cilësive tjera të djallit të mallkuar. Po ndërtuam sheriatin në zemrat tona shumë lehtë e kemi që atë ta sjellim edhe në përditshmërinë tonë. Ardhtë shpejt ajo ditë.Amin! -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
