(Mos)besimi i gjykatës kushtetuese!
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=792

*Shkruan: Hamdi NUHIJU*

Në Republikën e Maqedonisë, vendi i cili gjithmonë ka hapëruar me probleme
dhe sfida të cilat kanë habitur shumë njerëz këto ditë ndodhi edhe një
vendim i çuditshëm në mesin e shumë vendimeve të cilat janë marrë në këtë
vend. Ky vend i vogël i cili dikur ishte pjesë e një sistemi ateist, me vite
të tëra mundohet që të bëhet pjesë e familjeve të mëdha evropiane dhe të
demokracisë perëndimore. Ky vend i vogël i cili dikur ishte bishti i luanit
Jugosllavi, tash është shndërruar në një luan që çalon në xhunglën e quajtur
Ballkan. Këto vite tranzicioni e kanë shndërruar këtë vend në një
eksperiment veprimesh të forcave të huaja të cilat gjithmonë kanë kërkuar që
këtij lejleku t`ia prenë krahët. Ishte periudhë e gjatë errësire e ateizmi
në këtë vend. Me ardhjen e sistemit demokratik në letër nuk ndryshoi sistemi
ateist, por iu vëndu një maskë e cila dalngadalë po delë në shesh me
vendimet e gjykatës kushtetuese.
Qeveria e Nikolla Gruevskit, mund të themi se sjelli ligjin më të mirë që ka
sjellë ndonjëherë ndonjë qeveri e këtij vendi në lidhje me vendosjen e
mësimbesimit në të gjitha shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë. Ky
ligj i cili u aprovua në Parlament në pamje të parë dhe të dukshme është
shumë produktiv dhe në dobi të qytetarëve të këtij vendi për të cilën gjë
aspak nuk dyshoj. Por me vendimin e gjykatës kushtetuese për mos pranim të
këtij ligji, mund të them se i gjithë ky teatër është një kurth i
paramenduar mirë nga struktura të ndryshme të këtij vendi.
Në lidhje me gjithë këto veprime unë kam gjashtë supozime të cilat mund të
mos jenë të sakta, por edhe nuk janë për t`u hudhur posht.
Supozimi i parë- Partia VMRO-DPMNE gjithmonë ka qenë një parti “religjioze”
e cila ka kërkuar që të rikthejë besimtarët ortodoks në besimin e tyre të
laicizuar dhe që të ndërtojnë një urë lidhëse me vëllezërit e tyre serb e
bullgar. Derisa në skenë partia tjetër maqedonase LSDM ishte e fuqishme, ajo
duhej larguar prej skenës mu përmes rrugës së Kishës dhe “religjiozitetit”
të VMRO-DPMNE. Por interesat e fuqive të mëdha ortodokse kanë orientuar këtë
strukturë të VMRO-DPMNE që të dëmtojë interesat e popullatës shqiptare në
vend.
Supozimi i dytë- Nikolla Gruevski për të rritur rejtingun e tij dhe të
partisë së tij, ka vepruar mbi emocionet dhe ndjenjat e besimtarëve ortodoks
të këtij vendi. Ai forcoi pozitat e tij në këtë vend duke i premtuar një
jetë më të pasur kulturore dhe në këtë element lancoi edhe ligjin e
mësimbesimit nëpër shkolla fillore të këtij vendi. Në një marrëveshje të
mundshme me Gjykatën Kushtetuese( ky është supozim), ka kërkuar që të
realizohet ky skenar m`u përmes rrugës së këtillë. Jo rastësisht vendimi i
gjykatës kushtetuese ishte pas zgjedhjes së presidentit të ri të Maqedonisë,
Gjorgji Ivanovit i cili është nga rradhët e partisë së Nikolla Gruevskit.
Supozimi i tretë- Vendimi i gjykatës kushtetuese mund të jetë alibi i
Nikolla Gruevskit për të zhdukur lëvizjet e reja të disa teologëve në mesin
e muslimanëve dhe të krishterëve në Cair dhe në Bitolë. Qeveria e Nikolla
Gruevskit këto lëvizje i sheh si të rrezikshme për shtetin dhe të lidhura me
struktura ndërkombëtare të cilat sipas ekspertëve të kësaj qeverie ato kanë
për synim zhdukjen e demokracisë ose punës kundër interesave euro-atlantike.
Supozimi i katërt- Gjykata kushtetuese si hakmerrje ndaj qeverisjes së
Nikolla Gruevskit e cila nuk pyet aspak për ndjenjat e qytetarëve të këtij
vendi gjenë metoda se si ta ndalë këtë qeveri nga ndërtimi i Kryqeve dhe
Kishave në secilin skaj të këtij vendi.
Supozimi i pestë- Nikolla Gruevski përmes gjykatës kushtetuese kërkon që të
avancojë sociolog,psikolog, e pedagog, të cilët do të mësojnë historinë e
civilizimeve dhe jo mësimbesimin të cilin patjetërsueshëm duhet që ta japin
teologët e kualifikuar.
Supozimi i gjashtë- Përmes vendimit të gjykatës kushtetuese kundër këtij
ligji dhe ligjit për shtimin e natalitetit të këtij vendi, dëshirohet
aktualiteti dhe marrja e qeverisë së këtij vendi vetëm me këto probleme,
duke harruar elementet tjera të qytetarëve të saj. Në këtë mënyrë ajo e
vazhdon luftën kundër gjykatës kushtetuese dhe përfiton në kohë duke
rikthyer opinionin publik kah ky problem shumë esencial i çdo qytetari të
këtij vendi. Në atë moment që i bie rejtingu Nikolla Gruevskit dhe qeverisë
së tij mund të parashikojmë se do dorëzohen prej kësaj beteje gjykata
kushtetuese.
Të shpresojmë se asnjëri prej këtyre gjashtë supozimeve nuk është i vërtet.
Mësimbesimi është i domosdoshëm për këtë vend në këto periudha të brishta të
prishjes së moralit dhe të shtimit të degjenerimit. Nuk bën që të kalkulohet
në këtë ligj dhe që të bëhen veprime të këtilla anti-qytetare.


-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan