From: [email protected]
Subject: Vërtet All-llahu i Madhëruar do të thotë Ditën e Kijametit
Date: Sun, 19 Apr 2009 17:14:39 +0000




Ebu Hurejre r.a. tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
 
"Vërtet All-llahu i Madhëruar do të thotë Ditën e Kijametit: "O njeri, isha i 
sëmurë dhe nuk më vizitove!" 
Njeriu atëherë do të përgjigjet: "O Zoti im, si do të vizitoj Ty, kur Ti je Zot 
i gjithë botëve?" 
All-llahu do të thotë: "A nuk e ke ditur se filan robi im ishte i sëmurë dhe 
nuk e ke vizituar? A nuk e di se sikur ta kishe vizituar me siguri do të më 
kishe gjetur Mua te ai.
O njeri, kam kërkuar prej teje ushqim, por nuk më ke dhënë". 
Njeriu do të përgjigjet: "O Zoti im, si do të jap unë Ty ushqim, kur Ti je Zot 
i gjithë botëve?"
 All-llahu do të thotë: "A nuk e ke ditur që robi im ka kërkuar prej teje 
ushqim e ti nuk i ke dhënë? A nuk e ke ditur se sikur t'i kishe dhënë ushqim do 
të më kishe gjetur Mua te ai. 
O njeri, Unë kam kërkuar prej teje të më japësh ujë, por ti nuk më ke dhënë të 
pijë!" 
Njeriu do të thotë: "O Zoti im, si do të jap unë Ty ujë, kur Ti je Zot i gjithë 
botëve?"
 All-llahu do të thotë: "Ka kërkuar robi im ujë prej teje e ti nuk i ke dhënë. 
Sikur t'i kishe dhënë ujë atij, do të më kishe gjetur Mua te ai!" (Muslimi)

498. Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Vizitoni të 
sëmurit, ushqeni të uriturit dhe lironi të zënurit rob". (Buhariu)

499. Thevban r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Muslimani kur e 
viziton vëllain e vet musliman, vazhdimisht është në hurfen e Xhennetit derisa 
të kthehet". Të pranishmit e pyetën çka është hurfa e Xhennetit? Pejgamberi 
s.a.v.s. u përgjigj: "Ata janë portokajt e këputur, pemët e Xhennetit". 
(Muslimi)


Rediscover Hotmail®: Now available on your iPhone or BlackBerry Check it out.
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan