Veprat e mira
Në porositë e Allahut qëndron e vërteta:
"E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se
Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues". (El-Haxh, 40)
Njeriu punon dhe lufton me jetën e vet në rrugën e Allahut, në rrugën
e mirësisë.
"…Ai që është dorëzuar Allahut dhe është bëmirës, ai e ka shpërblimin
e vet të Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërzitën".
Allahu kërkon nga besimtarët, që besimin e tyre ta deshmojnë me veprat
e mira. Allahu gëzohet kur sheh që njëri i afrohet tjetrit dhe, i thotë: "Më
thuaj si mund të të ndihmoj? Vëlla, ç'mund të bëj për ty?" Ndihmë është edhe
shprehja më e vogël e humanizmit. Dhënia e ndimës, të ndihmosh, të ndihmosh
vazhdimisht, ky është besimi i vërtet.
Tregojnë se kur e pyetën një njeri, që kishte qënë shok e mik i
ngushtë për tridhjet vjet, me një njeri të ditur e të urtë, ai u përgjigj:
" Pashë se çdokush në jetë ka shokë, miq e dashamirës. Disa shoqërohen
me ta, deri sa nuk sëmurën, disa shoqërohen deri në varr, por asnjeri prej tyre
nuk shkon në varr me të. Duke menduar për këtë, arrita në përfundim se për
njeriun, shoku më i mirë është ai i cili shkon me të në varr, duke i qëndruar
edhe atje mik. Dhe shokë të këtillë janë vetëm veprat e mira! Prandaj nuk ju
ndahem atyre, sepse ato do të jenë për mua dritë në varrin e errët dhe
bashkëbiseduesët e mia atëherë kur të gjithë të tjerët, do të më lënë vetëm…"
O njeri, besimi nuk qëndron vetëm në atë që të tregohesh besimtar para
të tjerëve, kurse në të vërtetë përfundon në deshira të pavlera. Besimi i
mirëfilltë është vetëm ai, i cili është gdhendur thellë në zemër dhe të cilin e
vërtetojnë veprat e mira të njeriut. Merrni mësim nga veprat e mira njerëzore,
jo nga fjalët, sepse Allahu nuk e ka dhënë asnjë fjalë, e që si deshmi të mos i
ketë caktuar edhe veprën. Vetëm veprat vërtetojnë ose mohojnë të vërtetën e
fjalëve të dikujt. Kur dëgjon ndonjë ligjëratë të bukur, ki kujdes, sepse nëse
fjalët do të shoqërohen me vepra: ai njeri është më të vërtetë i mrekullueshëm.
Nëse veprat e tij nuk do të përputhën me fjalët që ka thënë, ruaju të mos i
përngjash atij në asnjë drejtim…
Muslimani kurr nuk duhet të harrojë se është detyrim të bësh mire për
çdo ditë, për çdo orë e pandërprerë. O njeri, ki kujdes për veprat e tua! Mendo
se një ditë do të takosh Krijuesin dhe Zotin tend ! Me çfarë do t'i dalësh
përpara?…
_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---