El-Fitnetu, ta sfidosh apo...?!
Kur el-fitnetu përhapet! Kur sëmundja prek shoqërinë. Më mirë të izolohesh apo të mos izolohesh?! Nëse je brenda rrethit, të cilin sëmundja e preku, të ikësh apo të rrish!? Të rrish brenda mureve të Xhamisë, apo të rrish brenda mureve të Qytetit?! Të shkosh në shkollë, nëse mësimdhënës je, e në klasën kur ti mësim jep, të hynë vajza të paruajtura, të hynë djem të shkujdesur, të vazhdosh apo të largohesh?! Shoqëri e grup i mirë! Urdhëron për mirë e ndalon prej së keqes! Po kush e kur e si të urdhërojë për mirë, kur të keqen s’e sheh e s’e dëgjon, e si të ndalojë nga e keqja, nëse të keqen s’e njeh!? Sëmundja kërkon shërim. El-fitnetu do sfiduar. Të përballet sëmundja me ilaç. Të sfidohet el-fitnetu me besim! Përballja duhet të bëhet. Nëse nuk përballesh me sëmundjen duke kërkuar ilaçin, sëmundja shtohet dhe të kaplon. Po ashtu, edhe el-fitnetu, po nuk u përplas me sfidën, që një i ruajtur i bën, ajo shtohet dhe përhapet edhe më tej. Kur sëmundja përhapet në një qytet, ti duhet të zgjedhësh: të rrish apo të mos rrish; t’i shmangesh apo mos t’i shmangesh. E kush do ta luftojë atë, nëse askush nuk është për ta luftuar?! E si mund të shërohet sëmundja pa ilaç, vallë?! Po çka nëse lihen shkollat të kaplohen nga el-fitnetu, e të mos ketë njeri që urdhëron për mirë e ndalon nga e keqja, qoftë edhe me gjuhë?! Çka veçse kaplimit! Çka veçse rritjes të së keqes! Zoti thotë: jeni shoqëria më e mirë ndër njerëz, sepse urdhëroni për mirë dhe ndaloni nga e keqja! – E ku urdhërohet për mirë, i mbyllur brenda mureve, me njerëz që ikën e u izoluan bashkë me ty?! E ku të ndalohet nga e keqja, prapë ndaj njerëzve që bënë të njëjtën gjë që bëre ti?! E jo pra, e Zoti e di më së miri, e udhëzimi i drejtë është të përballesh duke u ruajtur, duke iu mbështetur Zotit tënd, Allahut të Madhërishëm. I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem nuk iku prej idhujtarëve. Ndërsa idhujtaria – shoqërimi ndaj Allahut në adhurim, - është prej padrejtësive më të mëdha, është kulmi i mëkateve të mëdha. Jetoi në mesin e tyre, duke vështruar atë që bënin, duke kuptuar jetën dhe botën e tyre. E duke i urdhëruar të mirën e duke i qortuar prej të keqes. Nuk iku, derisa i erdhi urdhri hyjnor të thërriste haptazi në rrugën e drejtë! E lejuara është e qartë dhe e ndaluara është e qartë, e ndërmjet tyre ka gjëra të dyshimta, e ruajuni nga të dyshimtat! Porosi e Muhammedit alejhi selam! – Të ruhesh, jo të ikësh! E kush t'i flas njeriut që kundërshton e thyen fjalët e Allahut?! Duke ikur apo duke iu afruar me këshilla e qortim?! E dyshimtë të ulesh në bankat e shkollës bashkë me një vajzë. Të është detyruar. Mëkat?! Po, është mëkat! Aty në mes është djalli i mallkuar. Mes jush nxit të thyhen fjalët e Zotit, të shkelen parimet e moralit të mirë. Por, çka nëse bashkë me atë vajzë ulet një i ruajtur?! Këshillohet dhe qortohet?! Ti je i detyruar. Atëherë, bëje punën tënde, ashtu siç e bënë të dërguarit e Zotit, jetuan në mesin e popujve të tyre, por s’u bënë si ata! E çka nëse pranë saj ulet një i paruajtur?! Çka përveç rrënimit, e çka përveç shtimit të el-fitnetu?! Zot na ruaj! E ti mos u bë si ata! Nëse vërtetë je besimtar! U ruajtën nga të dyshimtat. U ruajtën nga ndikimi i të keqes. E pra, forcoje bindjen në Zotin tënd, sepse vet djalli i mallkuar e pranoi se nuk mund të depërtojë tek robërit e plotbindur e të sinqertë të Allahut të Gjithëpushtetshëm! Ndiko kundër të keqes. Ndiko për mirë. Rri e shoqërohu, por mos ndalo së këshilluari e së qortuari. Le të jetë ndarja e jote prej tyre duke u dëshiruar paqe! Lutu kundër të keqes, lutu për udhëzim të tyre, e mos mallko, mos përjashto, mos ik, afrohu për t’ia treguar njerëzve të ndikuar nga e keqja dhe i keqi rrugën e drejtë! Instalo antivirus! Luftoje sëmundjen me ilaç adekuat. Kundërshtoje el-fitnetu duke e sfiduar me besim! Allahu e di më së miri! _________________________________________________________________ More than messages–check out the rest of the Windows Live™. http://www.microsoft.com/windows/windowslive/ --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
