I M I T I M I
 
  Te nderuar lexues te kesaj shkrese te vogel fillimisht ju pershendesim me 
pershendetjen e banoreve te qiellit njekohsisht edhe banoreve te xhennetit pra 
pershendetjen islame te perhapur ne mesin e muslimaneve  es-selamu alejkum we 
rahmetullahi we berekatuhu – Paqja meshira begatia e Allahut qoft mbi ju dhe 
mbi gjith ummetin islam. 
  Falenderojm Allahun jo vetem se per te mirat qe na ka dhuruar e na ka 
zgjedhur prej atyre qe pa asnje mundi dhe lodhje jetojme me islamin (ngase na 
ka bere te lindim ne familje muslimane), por e falenderojme ngase eshte i vetmi 
qe  meriton falenderimin e plote. 
  
Sot para jush prezentojme nje teme, titulli i te ciles eshte “Imitimi”, e c`na 
shtyri te zgjedhim ket term? Zgjedhja e ketij termi ishte nga vet fakti se 
kohen e fundit eshte bere pjes e pa ndashme e jetes, eshte bere nje mode e 
kerkur me te madhe nga masa e popullit aq sa nuk mund te rrijn pa te, ashtu sic 
nuk ka mundesi te duroj trupi pa uje. Pervec femijeve qe imitojne prinderit e 
tyre dhe nxenesve mesuesit e vet, sot imiton nje numer i madh i pjestarve te 
shoqerise pa dallim moshe dhe gjinie. 
  Njeriu imiton kur ndjen mungesen e dickaje, apo kur mbi ate qe posedon nuk 
eshte i kenaqur me te...
 
Nese na lejohet te themi qe Ibrahimi a.s. kur filloj te kerkoj besimin e vertet 
deri ne gjetje e siper, ai provoi te zgjedh per zota te vet yjet qe atyre i 
besonin nje pjese e shoqerise se asaj kohe, dhe ne njefar menyre ai ne ket rast 
realizon imitimin. 
  Nese i kthehemi pak historise dhe hulumtojme vitet kur Pejgamberi a.s. fillon 
te therras haptas ne fe, do shohim se te paret me fame nga paria mekkase jo 
vetem se nuk pranojne por me ngulm edhe kundershtojne, ngase per ata nuk ishte 
asgje tjeter me shume, pervecse nje imitim, pra per ata ishte nje ndryshim i 
jetes dhe se nuk mundenin ta paramendonin se sa do ishte veshtire te pranojn 
nje gje te tille. 
  Mirepo pas perhapjes se islamit dhe rritjes se tij prap do hasim se si 
njerezit fillojn te imitojne te derguarin e Allahut, dhe me plot deshire 
pranojne te jetojne nje jete ashtu sic jetonte edhe vet i derguari s.a.v.s., 
apo me fjal tjera me plot vetedije imitonin. 
Po ashtu faktet historike jane deshmi qe ne Andaluzi-Spanjen e sotme ne kohen e 
udheheqjes nga ana e muslimaneve, ata qe nuk pranuan fejen islame edhe 
perkunder qe mbeten ne fejen e tyre prap mundoheshin te imitojne 
muslimanet-kulturen islame-...
  
 Edhe sot e kesaj dite po hasim ne imitime nga njerezit tane, por fatkeqsisht  
imitimi jone aspak nuk i perngjane imitimit te sahabeve...imitimi jone ka ndrru 
kahjen, pozicionin, ka ndryshuar adresen apo mos ndoshta ne vend se trokitja te 
behet ne portet e larta dhe te sigurta per pranimin tone, neve na kane drejtuar 
drejt atyre dyerve ku nuk mund te hapen as me celsat me te cmuar te kesaj 
jete!!! Lirisht mund te themi se imitimi jone i perngjet imitimit te verber, e 
kur dihet se imitimi i verber i te tjereve eshte humbje e identitetit tone 
shpirteror, humbje e besimit ndaj vetvetes, shpie kah mashtrimi me kete bote 
dhe stolite e saja. Imitimi i verber ne veshmbathje, pamje, sjellje, padyshim 
personin e shpije ne jete te prishur dhe te shfrenuar. Fatkeqesisht shume te 
rinje e te reja sot ndjekin moden e popujve pabesimtar…lakuriqesia…e keqja ju 
ka bere e mire dhe e mira e keqe, e te gjitha keto si rezultat i imitimit te 
verber. Nese na lejohet te themi se nje njeriu i cili eshte duke humbur gjak, 
atij duhet ti ndihmohet duke i dhene gjak…e jo dic tjeter, apo neqoftese 
ndokujt i nevojiten ilace, ne vend te saje cfare rendesie do te kishte 
sherbeti! 
  E si duket ky lloj imitimi nuk na con askund tjeter vetem se ne prrockat ku 
mblidhen ujerat e zeza, kurse shpetimi nuk mund te gjindet askund tjeter vetem 
se ne besim e devotshmeri apo thene me gjersisht ne fejen -programin e 
percaktur nga ana e Krijuesit i cili e din mes miri se per cfar ka nevoj 
krijesa e Tij- pra ai program eshte Islami, ku ne lidhje me kete Omeri r.a. 
thote: <Ne jemi popull te cilin Zoti e ka bere krenar me Islamin, kur te 
kerkojme krenarine dhe autoritetin jasht Islamit, atehere do te jemi te 
mposhtur.>   
  Ne lidhje me imitimin dijetari i famshem el-Mewdudi thote: “Imituesit sa do 
qe te jene te ditur prap mbeten injorant, sa do qe te jene te rritur prap jane 
femije, perderisa te mos lirohen mga imitimi i verber i tyre vazhdojn te mbesin 
femije.“ 
  Mos ta harrojme edhe kete se nese ndokush nga perendimoret bie ne ndonje 
mekat te madh, pershkak bazave te moralit qe i posedojn dhe civilizimit te tyre 
ne momentin e berjes se mekatit nuk ndjehet kundershtim-perplasje. Mirepo ne, 
ne momentin e njollosjes me mekate kuptojm qe kemi shperfille moralin dhe 
nderin tone te ndertuar mbi bazat fetare. Nuk eshte njejt pirja e alkoolit nga 
ana e nje muslimani dhe te nje perendimori jo musliman. 
 
 Po ashtu nese ndalemi e mendojm edhe mbi sistemin e edukimit, si mungese me te 
madhe e shohim kete se: strukturat e edukimit dhe arsimimit ne vend se ti ruaje 
dhe forcoje vlerat themelore te besimit, moralit e qyteterimit, ajo me imitimin 
qe ben po sherben ne rrezimin dhe permbysjen e tyre.! 
 Nese ngritemi per t’i zbatuar rregullat edukativo-arsimore te vendosura nga 
ana e emperjalizmit, dmth se me duart tona kemi pergatitur vendin e varjes tone 
(vetvrasje).
 Profesoret shartues te dyshimeve jane shume te rrezikshem per islamin…Nese 
eshte nevoja te flitet haptazi, tradhetar jane ata qe  rinise te shumten e 
rasteve po i servojne  mendime te dyshimta me qellim crregullimin e ideologjise 
se tyre. Te tillet jane tradhetaret dhe armiqet me te rrezikshem te islamit, 
sepse ata duan ta shuajn e shkaterrojn civilizimin islam. E nese brezat e rinj 
mbesin nen edukimin e ketyre njerezve, atehere dmth qe ardhmeria e tyre eshte 
erresire.  
 Nese ne mesin e studenteve lind vetedija kunder dukurive negative si ndaj asaj 
te prostitucionit, te alkoolit dhe te tjera si keto, dhe punohet  ne luftimin 
kunder tyre, ateher cfar strukture ka mundesi qe t’ju dale para dhe t’ju pengoj 
ne punen e tyre! Po ashtu nese ju nuk pelqeni kercimin dans, asnje forc nuk 
mund t’ju bej te dashur e t’ju ofroj me dhune ate… 
 Dhe si perfudim ju perkujtojme se pa marr parasysh se cili popull, nese  
brezat e rinj e humbin personalitetin kombetar te tyre dhe nese ate e vare ne 
rrjetin  e nje tjeter personaliteti, kjo dmth qe ai popull te shuhet, apo te 
shlyhet nga historia.
  Nuk eshte e mundur qe ne te qendrojm ne kembe dhe te udheheqim nese nuk 
largohemi nga imitimi i verber dhe nese nuk marrim per baze  moralin e caktuar 
nga ana e Allahut xh.sh. dhe Pejgambeit a.s. 
 
  Falenderimet i takojn Allahut s.w.t ndersa pershendetjet mbi te Derguarin 
s.a.w.s. 
 
...Ai i cili nuk e din te djeshmen, nuk ka mundesi ta kuptoj te sotmen. Ai i 
cili nuk e kupton te sotmen, nuk din te jetoje te nesermen...
 
 
_________________________________________________________________
Hol dir 30 kostenlose Emoticons für deinen Windows Live Messenger
http://www.livemessenger-emoticons.com/funfamily/de-at/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan