SADAKAJA -  ure lidhese mes te pasurit dhe nevojtarit
  Islami pervec qe ka vendosur rregula per mirembajtjen e trupit dhe shpirtit, 
ai ka vendosur edhe rregulla per mirembajtjen e shoqerise. 
  Nje nder ato rregulla qe luan rol te rendesishem ne ruajtjen, ngritjen, 
zhvillimin, harmonine, afersine e shoqerise eshte edhe vet zekati apo sadakaja.
  Njerezit jane te dhene pas pasurise se kesaj bote. Po edhe nese eshte i pasur 
aq sa posedon te gjitha pasurite e botes ka frike se do i harxhohen nese i ndan 
nje sasi per nevojtaret. Njeriu per te arritur deri tek pasuria eshte e mundur 
qe deshira e tepert e tij per pasuri t`i shndrrohet ne pasion, dhe kjo gjendje 
e ben qe mos te njohe askend per rreth tij, dhe mos te vlersoje asgje tjeter 
pos materiales. Disa njerez  jane  ne adhurim te prones, mallit apo pasurise, 
dhe ate qe posedon beson se eshte e pa mbaruar-e gjithmonshme. Pra zekati apo 
sadakaja pasionin e pasurise dhe roberine ndaj saj zhvendos apo largon nga mesi 
i shoqerise, dhe ate e shndrron ne nje adhurim qe te ofron jo vetem  me Allahun 
xh.sh. por edhe me njerezit.  
 Shume njerez nuk japin sadaka pasi kane frike se u pakesohet pasuria. Por Zoti 
i madheruar  ne Kur`an`in Fisnik na garanton se jo qe pakesohet , por ajo vetem 
se shtohet. Ne Kur`an`in Famelarte Allahu thote: “shejtani u premton varferi 
dhe ju urdheron per pune te keqia, kurse Allahu u premton meshire dhe miresi“ 
(el-Bekare; 268) “kush eshte ai qe i jep hua(jep sadaka) Zotit dhe Ai do t`ia 
ktheje ate te shumefishuar“ (el-Bekare; 245)  Ne kete ajet Zoti nuk thot jepni 
pasuri, por thot i jepni Zotit hua, me qellim qe njeriu te sigurohet qe ate qe 
e jep, para se t`ia  jap nevojtarit, ia ka dhene Zotit e Ai do t`ia kthej te 
shumefishuar ate. Ne lidhje me kete Pejgamberi s.a.v.s. ka thene: “dhenia nuk e 
pakeson pasurine“. Po ashtu nje rast kur Aisheja r.a. para se te jepte sadaka 
mori monedhen dhe e parfymosi, kur e pyeten se pse veproi ashtu, tha; E bej 
pasi ajo do te bjer ne dore te Zotit para se te bjer ne doren e  nevojtarit. 
  Kush jep pasuri ne rruge te Zotit, Ai do tja kthej  ate deri ne 700 fish e me 
teper. “shembulli i atyre  qe japin pasuri, eshte si shembulli i nje kokrre, e 
cila nxjerr shtate kallinj, ne cdo kalli, ka njeqind kokrra. Zoti ia dyfishon 
atij qe do.“ (el-Bekare; 261)  
  Ne nje menyre zekati eshte nje ure lidhese  ne mesin e muslimaneve. Ai qe 
ndihmon nevojtarin ne mesin e shoqerise, ne te njejten kohe ka krijuar edhe 
lidhje te ngrohta me ata, po ashtu  nese i del ne ndihme edhe atyre qe i  kane 
kapluar shqetsimet e ndryshme, ka arritur t`i fitoj zemrat e tyre. Ku ne lidhje 
me kete po permendim rastin e Safvan bin Umejje ku thote se: Muhammedin e 
urreja sa nuk urreja tjeterkand aq shume, por ai vazhdonte te me jape derisa 
fillova ta dua. Pra ta mesojme edhe ne kete menyre te perfitimit te njerezve 
nga strategjia e Pejgamberit a.s., nese te urren dikush, jepi qe te te doje. I 
Derguari i Allahut thote; i beni dhurata njeri-tjetrit qe t`ju shtohet dashuria.
  Sadakaja eshte njera nder tregueset me te qarta  te ndarjes ne islam. Ai i 
cili shperndan sadakane ne nje menyre ka deshmaur egzistencen e Allahut si dhe 
ka forcuar lidhjet sociale. Sadakaja nuk eshte vetem nje adhurim i lidhur me 
pasurine, por egzistenca e saj permbledh edhe cdo individ te shoqerise, po 
ashtu eshte pretekst edhe i egsistences se jetes sociale. Ashtu sic 
konsiderohet sadaka kujdesja per familjen po ashtu sadaka konsiderohet edhe 
ndihma ofruar kafsheve, shpezeve, po ashtu edhe buzeqeshja drejtuar drejt 
vellezerve ne fe.  
 
Muslimani nuk eshte nje individ qe jeton vetem per veten e tij...
Muslimani nuk eshte nje individ qe jeton vetem per veten e tij, por ai eshte 
nje rob i Zotit qe jeton per shoqerine, aq sa dhimbjet dhe gezimet i ndan 
sbashku me ata .
  Sduhet harruar edhe kete se dhënia e zekatit-sadakaja, ka dimensione të 
shumta, ku mund të rendisim ato ekonomike, politike, madje edhe edukative. 
Diçka e tillë ndikon shumë në formimin, edukimin, karakterin, psikologjinë dhe 
mënyrën e të menduarit. Tregon nje njeri i mire duke thene; Sa herë që shihja 
të varfër, më vinte në mendje babai me zarfet e tij në dorë, duke shkruar emrat 
e nevojtareve. Ditën e parë të Ramazanit, ai hynte në shtëpi me zarfet, 
regjistrin dhe të hollat në dorë. Të gjithë ne e ndihmonim në shkrimin e emrave 
dhe ndarjen e të hollave për çdo nevojtar.  
  Prof. Xhasim El-mutava tregon:"Një ditë, një grua nga Kuvajti më tregoi diçka 
të çuditshme. Ajo më tha:"Kur isha e vogël, shtëpia jonë ishte prej qerpiçi. 
Unë dilja në oborr dhe luaja gjithë ditën. Një ditë, gjyshi hyri në oborr dhe 
me një qese të mbushur në dorë, filloi të kërcejë i gëzuar dhe i lumturuar. Unë 
mendova se ndoshta atë ditë ka fituar shumë në tregëti ose i ka ardhur ndonjë 
lajm i gëzuar. Kur e pyeta mbi shkakun e gëzimit më tha:"Sot është dita e parë 
në jetën time që më është mundësuar të jap zekatin e pasurisë!" 
   Xhafer bin ebi Talibi kur vdiq, la pas tre vajza. I Derguari a.s. i mori ne 
krah vajzat e tij dhe iu drejtua te pranishmeve: “kush do t`i perkrah vajzat e 
Xhaferit?“ menjehere i pam tre veta qe u ngriten duke thene: une o i derguari i 
Allahut, une o i derguar i Allahut. Secili prej tyre ishte me i varfur nga 
tjetri... Kurse neve sot na vdes vellai prej nene e babai, dhe nuk duam t`ia 
dijme per femijet e tij. Dalin dhe ndoshta lypin ne rruge femijet e tij, kurse 
neve na interesojne  vetem femijet tane. Te jipet pra sadakaja, qoft ajo 
fshehtas apo haptas. Haptas eshte mire pasi nxiten edhe njerezit e tjere deri 
sa shohin dike qe ndihmon nevojtaret. Kurse fshehtas eshte me e dashur te Zoti 
i Madheruar, sic thuhet ne nje hadith “shtate lloje njerezish do te qendrojne 
nen hijen e Zotit, diten kur nuk do te ket hije tjeter vec hijes se Tij...dhe 
nje njeri qe jep sadaka, pa e ditur dora e majt se cfar dha e djathta“  
  Duhet pasur  parasyshe se neqoftese nuk do japesh, Zoti i Madheruar do te ta 
marre ne nje menyre tjeter. Te ndodhe dicka ku do te shpenzosh me shume se c`do 
te jepje, ose te behet femija haram dhe i harxhon parate ne bixhoz, apo ne 
vende te ndyta.! Po ashtu Pejgamberi a.s. ne nje hadith tjeter thot: ”sikur te 
kisha florinje sa kodra e Uhudit, do ti kisha shperndare pa kaluar tre dite“. 
Kurse ne i kemi garderobat te mbushura me rroba qe nuk i perdorim dhe nuk na 
shkon mendja t`ju japim nevojtareve.!  
  Per fund nje perkujtim per ata qe vuajn nga mos dhenja e sadakase nga arsye 
te ndryshme…Pejgamberi .a.s. thote: ”ne cdo dite qe lind, dy melek zbresin dhe 
thot njeri: O Zot, shtoja pasurine atij qe jep. Kurse tjetri thot: O Zot, 
shkaterroja pasurine atij qe nuk jep.“ 
  Zoti na ruajt nga cdo e keqe e mundshme dhe na beft nga ata qe te kemi 
mundesi me dhene, na beft nga ata qe dora e tyre vazhdimisht eshte e shtrire…
  Ta kuptojme se padyshim që sistemi i zekatit-sadakase është një mrekulli 
sociale më vete. Nëse do e zbatonim këtë sistem në shoqëritë tona, ashtu siç 
kërkon dhe porosit vetë Zoti i Madhëruar atehere ne mesin e shoqerive nuk do 
kishte nevoje te luftohet varferia, vjedhja, dhe anomalite tjera si keto, ngase 
cdo gje do ishte e sistematizuar dhe ne harmoni. 
_________________________________________________________________
Hol dir 30 kostenlose Emoticons für deinen Windows Live Messenger
http://www.livemessenger-emoticons.com/funfamily/de-at/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan