Fjalët ‘Subhanallah’, ‘Elhamdulilah’ dhe ‘Allahu Ekber’ http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=809
*Shkruan: Hamdi NUHIJU* Na ka treguar Muhamed b.Ebu Bekri, këtij ia ka transmetuar Mu`temir b.Ubejdullahu, ai nga Sumejji, ky nga Ebu Salihu e ai nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thënë:” Kanë ardhur fukaratë te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i kanë thënë:” Njerëzit me shumë pasuri kanë arritur te Zoti në pozita të larta dhe me kënaqësi të përhershme; falen siç falemi edhe ne, agjërojnë siç agjërojmë edhe ne dhe kanë tepricë të pasurisë me të cilën bëjnë haxhxhin dhe umren, bëjnë luftën dhe ndajnë sakada. Dëgjoni, tha Pejgamberi a.s.! Do t`u tregoj diçka, e nëse pranoni, do ta arrini atë që u ka kaluar dhe nuk do të mund t`u arrijë askush. Ju do të jeni më të mirët që do të gjendeni mes tyre, pos atyre që do ë punojnë kështu njëlloj; që pas çdo namazi të kryer të shqiptoni nga 33 herë Subhanallah, Elhamdulilah dhe Allahu Ekber”.( Sahihu-l-Buhari në gjuhën shqipe-2, Prishtinë, 1994, f.398) Njeriu që është në kërkim të strehës hyjnore ai nuk mund të largohet nga meditimi dhe kënaqja e shpirtit të tij me fjalët të cilat e ngrisin atë. Toka dhe gjithësia, yjet dhe hëna, dielli e orbitat rrotullohen rreth këtyre fjalëve të cilat ujisin për çdo moment besimtarët dhe besimtaret, popujt dhe fiset, shtetet dhe kontinentet me modesti, thjeshtësi, kënaqësi e përulësi. Krijesat duhet që ti përulen Krijuesit, ti nënshtrohen urdhrave të Tij e të binden. Po qe se nuk e realizojnë këtë gjë, atëherë vështirë së mund të ambientohet shpirti dhe trupi i njeriut në vorbullën e kësaj bote. Do të jetë mëpastaj shumë më i vështirë depërtimi i shpirtit dhe trupit tonë në botën e mëpastajme. Të gjithë krijesat jetojnë nën mëshirën e Mëshiruesit, dhe që të gjithë duhet që të kërkojnë strehën vetëm tek Ai. Rrugët e njohjes ose kërkimit janë të shumta, disa të drejta e disa të turbullta. Ata që kalojnë përmes rrugëve mistike, padyshim se nëse nuk janë të përgaditur shpirtërisht mund edhe të bëjnë devijime nga mesataria. Shpesh herë mistika di që njeriun ta hudh në trans dhe në këtë mënyrë t`ia turbullojë mendjen në vend që t`ia pastrojë zemrën. Shejhul Islam Ibën Tejmije tesafuvin ose sufizmin e përkufizon si dashurinë e njeriut për botën tjetër. Në një mënyrë ose tjetrën ai e lidhë sufizmin me asketizmin dhe dëshirën e flakt të besimtarëve për xhennetin. Këto shkronja nuk kanë për qëllim thellimin në terme dhe definicione të një mjeti i cili i ndihmon shumë njerëz për të realizuar njohjen ose rrugën e të Vërtetës. Në një rrugë ose në tjetrën besimtari nuk mund që të ujisë mendjen e tij me sinqeritet larg realitetit dhe shqiptimit të këtyre fjalëve të madhërishme të cilat e riogranizojnë jetën e tij nën hijen e realitetit shpirtëror. Këto fjalë janë aq të lehta për t`u shqiptuar ndërsa kanë kuptim aq të thellë saqë do na nevojiteshin dekada të tëra për të zbërthyer në shkallën e parë vetëm njërën prej këtyre tre fjalëve. Seid Nursi ka thënë:” Kështu, ai që deklaron Subhanallah, Elhamdulilah, Allahu Ekber, përpara cilësive të holla e të bukura, që i shkëlqen qeniet dhe plotësimet e holla të cilat i ndriçojnë ato, që u shkakton qiejve të tingëllojnë, dhe i cili nëpërmjet melodisë së Kur`anit e bën universin të buçasë dhe përmes miratimit dhe vlerësimit të Tij, shqyrtimit të Tij, njoftimit, përmendjes së emrave Hyjnorë, pohimit të Njësisë Hyjnore dhe që e sjell tokën dhe detin të joshura në mallëngjim e ekstazë.”(Fjalët-1, Stamboll,2006,f.859) Këto fjalë janë ato të cilat e ngrisin zemrën në afërsi të mendjeve të ndritura dhe i tregojnë rrugën drejtë pafundësive. Ato që udhëtojnë në këto kahje ose drejtime, janë të butë, të sinqert, të thjeshtë, modestë. Nëse ekziston në zemrat e tyre egërsi këto fjalë të cilat burojnë nga thëllësitë e zemrës, e pastrojnë ato si e pastron namazi njeriun pesë herë në ditë prej mëkateve. Rreth këtyre fjalëve rrotullohen ndjenjat dhe senzibilizohen krijesat. Janë fjalë fillimi dhe fundi i filozofisë së krijimit dhe meditimit në krijesat. Njeriu sheh gjitha këto mirësi në këtë botë, këto krijesa gjigande të cilat janë vënë në shërbim të njeriut dhe vet jeta e tij shndërrohet në fjalën Subhanallah. Kjo jetë me këtë fjalë përballet me madhështinë e qiejve dhe të tokës, me filozofinë e meditimit dhe kreacionin e kënaqësive të zemrës së njeriut. Bota me gjithëçka në të njërëzi në melodi theksojnë fjalën Subhanallah. Njeriu është i rrethuar me këtë fjalë, por nuk mund ta kuptojë nëse sheh me sytë e materiales. Ai asnjëherë nuk do ta kuptojë këtë fjalë, nëse nuk e nënshtron zemrën vetëm për Allahun dhe në këtë mënyrë t`i ndjekë pafundësisht urdhrat e Allahut. Jeta është frikë dhe shpresë, meditim e kënaqësi, ‘parajsë’ e ‘ferrë’. Ai që i frikësohet Zotit dhe ndjek urdhrat e Tij deri në çastin e fundit të jetës së tij në këtë botë, ai padyshim se jetën e tij e shndërron në një parajsë në formën e servimit të lumturisë. Me këtë nuk dua të përngjasojë xhennetin me dynjan, pasiqë xhenneti është një gradë ose shkallë e kënaqësisë dhe lumturisë të cilën nuk ka mundur ta paramendojë mendja e njeriut, e as syri i tij ta shoh. Por me ‘parajsë’ në dynja, ne asociojmë në lumturinë e cila mund të arrihet me realizimin e urdhrave të Zotit. E në momentet fatkeqësisë e gëzimit, lumturisë e hidhërimit, frikës e shpresës, njeriu është konstant i përkulur para Allahut të Madhërishëm. Nuk ka dyshim se pas çdo vështirësie Allahu sjellë lehtësim. E në kohën e trokitjes së lehtësimit në jetën tonë zemrat tona tingëllojnë fjalën Elhamdulilah. Në momentin e zgjimit tonë prej gjumit, fillojmë jetën tonë me falëminderim ndaj Zotit. Kur të na godasin fatkeqësi më të vogla duke qenë gjasat për të na goditur fatkeqësi të mëdha, mendja jonë thotë elhamdulilah. Me të vërtet Allahu është i Madh. Ai që krijoi qiejt, tokën, hënën, yjet, krijesat në gjithësi. Ai i cili jep jetë dhe vdekje. Ai është i Pafillim dhe i Pambarim. Ai nuk ka lindur kë dhe askush nuk e ka lindur Ate. Ai është i Pari dhe i Fundit. Ai është i Drejti. Ai është Ndëshkuesi. Në arshin e Allahut për zemrat të cilat dinë të pendohen vlenë fjala:” Butësia e Tij e kalon Hidhërimin e Tij..” O ti që bën shumë mëkate! A nuk është koha që t`i kthehesh udhës së Allahut?!!! -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
