Shkallët e Hasedit

Nga Dijetarja e Jemenit, Umm ‘Abdullah el-Uadi’ja
Burimi: Libri i saj, Nasihati lin-Nisa - Këshilla ime drejtuar grave (fq. 
250-251)

1. Prej tyre është ai që mundohet t’ia largojë mirësinë personit ndaj të cilit 
ka hased duke i bërë padrejtësi atij me fjalë dhe vepra. Pastaj, mes këtyre 
njerëzve janë ata që mundohen t’ia marrin atë që i kanë hequr personit që i 
bënë padrejtësi.
2. Prej tyre është ai që i kufizon përpjekjet e tij që t’ia heqë mirësinë 
personit ndaj të cili ka hased pa marrë asgjë nga ai. Ky është më i keq dhe më 
i poshtër nga këta të dy. Kjo ligësi është e ndaluar.
3. Një grup tjetër njerëzish nëse kanë hased për një person, ata nuk veprojnë 
në përputhje me hasedin e tyre. Këta njerëz nuk i bëjnë padrejtësi atij me 
fjalët dhe veprat e tyre.
4. Një grup tjetër njerëzish, nëse ata shohin hased në vetet e tyre, ata 
mundohen tej mase që ta heqin atë me dashamirësi për personin që kanë hased, 
duke u sjellë mirë me të, duke bërë dua për të dhe duke lajmëruar të tjerët për 
cilësitë e tij të mira. Ata e bëjnë të gjithë këtë duke u përpjekur që ta heqin 
hasedin që kanë përbrenda, derisa ta ndryshojnë përfundimisht për shkak të 
dëshirës që kanë ata për të qenë Muslimanë të mirë. Kjo është nga shkallët më 
të larta të Imanit dhe poseduesi i këtij Imani është një besimtar i plotë i 
cili do për vëllain e tij atë që do për veten e tij.
_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan