A dëshiron?
1. A dëshiron të i jesh afër All-llahut?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Njeriu
më afër Zotit të vet është atëherë kur është në sexhde, andaj luteni Allahun.”
2. A dëshiron ta arrish kënaqësinë All-llahut?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Me të
vërtetë All-llahu kënaqet më një njeri që pas ngrënies së ushqimit falënderon
All-llahun, dhe pas pirjes së ndonjë lëngut falënderon Allahun.”
3. A dëshiron që lutjet tuaja të pranohen?
I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Lutja e cila bëhet mes Ezanit dhe
Ikametit nuk kthehet boshe.”
4. A dëshiron që të shpërblehesh sikur të kishe agjëruar gjithë vitin?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Agjërimi i tri ditëve në çdo muaj është e nyejt si të agjërosh tërë vitin.”
5. A dëshiron vepra të mira sa kodërat?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush
merr pjesë në xhenaze deri sa t’i falët xhenazja ka shpërblim sa një “KIRAT”.
Ndërsa ai i cili edhe e përcjell xhenazen deri sa të varroset ka shpërblim sa
dy “KIRATA”. Sahabet [radijallahu anhum] e pyetën se ç’është KIRAT. U përgjigj
i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kirati është sa një
kodër e lartë dhe e madhe.”
6. A dëshiron të jesh shoqërues i të Dërguarit të All-llahut
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Unë
dhe ai që kujdesët për jetimin në xhenet jemi si këta dy, - duke sinjalizuar
për dy gishtat.
7. A dëshiron shpërblimin e muxhahidit, apo falësit dhe agjëruesit që
nuk pushojnë?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kujdestari i të vejave dhe të varfërve, është sikurse muxhahidi në rrugën e
All-llahut, apo si falësi dhe agjëruesi që asnjëherë nuk pushojnë.”
8. A dëshiron që të kesh dobi nga veprat e tuaja edhe pas vdekjes?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nëse
vdes biri i Ademit i ndërpriten të gjitha veprat përpos tre veprave: Lëmosha e
cila vazhdon dobia e saj, dituria e dobishme dhe fëmiu i devotshëm, i cili bënë
dua për atë.”
9. A dëshiron të të lehtësohet një breng e botës tjetër?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai
që ia lehtëson një besimtarit një brengë të kësaj bote, All-llahu do t’ia
lehtësojë një nga brengat e botës tjetër.”
10. A dëshiron që të të mbulohen turpet?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai,
që ia mbulon turpet e një muslimani, All-llahu do t’ia mbulojë turpin edhe në
këtë botë edhe në botën tjetër.”
11. A dëshiron të jesh bashkëshortja më e mirë?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Bashkëshortja më e mirë është ajo, e cila kur e shikon të gëzon, kur e
urdhëron të dëgjon dhe respekton, e kur largohesh dhe mungon nga ajo, e ruan
pasurinë tënde dhe vetveten e saj.”
12. A dëshiron të jesh më i përsosuri në Besim (Iman)?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Besimtari me iman të plotë është ai që sillet në mënyrë më të moralshëm dhe ai
që sillet mirë me familjen e tij.”
13. A dëshiron të mos jesh i pafat?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “I
pafat është ai, që bëhet rob i dinarit, i dërhemit, i kadifes, dhe i rrobave. I
cilit kur i dhurohet diçka kënaqet e kur nuk i dhurohet, hidhërohet.”
14. A dëshiron që All-llahu ta lehtësojë gjendjen?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai,
që të varfrit ia lehtëson gjendjen, Allahu do t'ia lehtësojë (atij gjendjen) në
këtë botë dhe botën tjetër.”
15. A dëshiron që të të ndihmojë All-llahu?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“All-llahu gjithherë do t’i ndihmojë robit të Tij, derisa robi i Tij e ndihmon
vëllaun e vet.”
16. A dëshiron që All-llahu mos të jetë i zemëruar me ty?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Me
respektimin e prindërve arrihet kënaqësia e All-llahut, dhe zemërimi i
All-llahut arrin me zemërimin e prindërve.”
17. A dëshiron furnizim të bollshëm dhe jetë të gjatë?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush
dëshiron t’i japë All-llahu rrisk (furnizim) të bollshëm dhe jetë të gjatë e të
begatshme, le të kujdeset dhe le ta vizitojë farefisin e tij.”
18. A dëshiron të posedosh një thesar të xhenetit?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “La
haule ve la kuvete il-la bil-lah (shqip: Nuk ka mundësi e as fuqi tjetër pos
All-llahut) është thesar prej thesareve të xhenetit.”
19. A dëshiron shpërblim sikur të kishe fal namaz tërë natën?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush
e falë namazin e Jacisë me xhemat ka shpërblim sikur të ishte falur gjysmën e
natës, kurse kush e falë namazin e sabahut me xhemat ka shpërblimin sikurse të
kishte falë namaz tërë natën.”
20. A dëshiron ta lexosh një të tretën e kuranit për 1 minutë?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Surja “Ihlas” (Kul huvallahu Ehad) është një e treta e Kuranit.”
Përgatiti:
Abdyl Fuga
18 Prill 2008
_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---