Si ta përfitosh dashurinë e njerëzve
Të jesh i dashur në mesin e njerëzve është vlerë e madhe. Nga kjo burojnë
lumturia, dashamirësia, bereqeti dhe suksesi.
Ndërsa përçarja dhe urrejtja janë zjarrë. Nga këto burojnë mossuksesi,
largohet bereqeti dhe ngurtën zemrat.
Andaj Islami ka nxitur përmes disa veprave të mira ta përfitojmë dashurinë
e njerëzve.
Prej gjërave që të bëjnë ta përfitosh dashurinë tek njerëzit është:
1. Përhapja e selamit
Nuk ka dyshim se selami është sunet i hershëm që nga koha e Ademit,
alejhi selam, e do të vazhdojë deri në Ditën e Gjykimit, gjithashtu është
përshëndetje e banorëve të xhenetit.
All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë:
"…e përshëndetja e tyre është: Selam!" [Junus, 10]
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
"Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëndetje edhe
më të mirë, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit për çdo send." [En-Nisa, 86]
Në hadithin të cilin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi një njeri e
pyeti të Dërguarin e All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Cila vepër e
Islamit është më e mira? "Të ushqesh të varfërit dhe t'i japësh selam atij që e
njeh dhe atë që nuk e njeh- iu përgjigj i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem]."
Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
"Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni përderisa nuk
duheni në mes veti. A doni t'ju tregoj për një gjë, që nëse e praktikoni atë do
të jeni të dashur? Përhapne selamin në mesin tuaj!" (Muslimi)
Ibn Omeri [radijallahu anhu] shkonte në treg dhe thoshte: Shkojmë në
treg për shkak të selamit, t’i japim selam atij që e takojmë.
Selami i ka tri shkallë, ajo më e plota, më e mira dhe më e vlefshme
është: "Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu", pastaj vijon:
"Es-selamu alejkum ve rahmetullah" dhe më e ulta: "Es-selamu alejkum."
Andaj muslimani ose mund të marrë shpërblimin e plotë ose më pak,
varësisht nga forma dhe shkalla e tij.
Është transmetuar se një njeri hyri në xhami tek i Dërguari i
All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: Es-selamu alejkum! I
Dërguari i All-llahut ia ktheu selamin dhe tha: "Dhjetë (sevape ka)". Pastaj
hyri një tjetër dhe tha: Es-selamu alejkum ve rahmetullah! I Dërguari i
All-llahut ia ktheu selamin dhe tha: "Njëzet (sevape ka)" Pastaj hyri një
tjetër dhe tha: Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu! I Dërguari i
All-llahut ia ktheu selam dhe tha: "Tridhjetë (sevape ka).” [Shënon Ebu Daudi
dhe Tirmidhiu]
Selami është emër prej emrave të bukur të All-llahut [Subhanehu ve
Teala] "Es-selam" dhe përhapne këtë emër që të kemi bereqet prej All-llahut
[Subhanehu ve Teala].
I Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] na ka
nxitur që të fillojmë me selam, sepse nëse fillojmë me selam kemi shpërblim të
madh, duke u vërtetuar me fjalët e të Dërguarit të All-llahut [sal-lAll-llahu
alejhi ve sel-lem]: "Njerëzit më të mirë tek All-llahu [Subhanehu ve Teala]
janë ata që fillojnë me selam."
Enes bin Maliku [radijll-llau anhu] i ka pershendetur edhe fëmijën nëse
ka kaluar pranë tij, pasiqë edhe i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi
ve sel-lem] ka vepruar në këtë mënyrë.
2. Mos u hidhëro!
Hidhërimi të çon deri tek morali i keq, sepse hidhërimi t'i shkatrron
nervat dhe të bën që të grindesh me të tjerët. All-llahu [Subhanehu ve Teala]
na ka ndaluar nga këto sjellje e padashur tek Ai. Gjithashtu edhe i Dërguari i
All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] na ka nxit që të mos hidhërohemi.
All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'anin famëlartë thotë:
"…Dhe ata që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e
All-llahu i do bamirësit." [Ali imran, 134]
Erdhi nje njeri tek i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve
sel-lem] dhe i tha: "O i Dërguari i All-llahut, më këshillo! I Dërguari i
All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Mos u hidhëro! I tha prap:
Më këshillo! I tha i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
Mos u hidhëro! I tha prap: Më këshillo! I tha i Dërguari i All-llahut
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: Mos u hidhëro! Kështu disa herë."
I Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë për
atë që ka falimentuar: "I falimentuar është ai i cili vjen në Ditën e Gjykimit,
ka plotësuar namazin e tij, ka plotësuar agjërimin e tij, ka plotësuar dhënien
e zekatit, por e ka fyer (sha) këtë e atë, e ka mallkuar këtë e atë, dhe është
bërë prej të falimentuarve, sepse All-llahu [Subhanehu ve Teala] ia ka marrë të
mirat e tij dhe ia ka dhënë atyre që i ka fyer e i ka mallkuar."
I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
"Nuk ka dozë të shpërblimit më të madhe tek All-llahu [Subhanehu ve Teala] sesa
frenimi i mllefit."
I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
"Kush e frenon mllefin, dhe ai ka mundësi që ta shfaqë atë (mllefin), All-llahu
e thirrë atë në Ditën e gjykimit para të gjitha krijesave, derisa ky njeri ta
zgjedh një nga hyritë e xhenetit".
Dhe si përfundim i kësaj është se hidhërimi është çelësi i shumë
sherreve dhe prishjes së moralit, dhe prej gjërave që më së shumti takohet
muslimani këtyre ditëve që të çojn deri tek hidhërimi janë: Telashet,
kokëçarjet, papastërtia, gringja për kafshatën gojës, por me anë të Kur'anit
dhe Sunetit të mudohet që ta kthej edukatën dhe moralin tek besimtari.
3. Mos lakmo në atë që e posedon tjetri
Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]:
"Mos lakmo në atë që është në dorë të njerëzve, të dojnë njerëzit." Sepse nëse
njerëzit e ndiejnë se ti po kërkon atë që e kanë ata, frikësohen prej teje dhe
të urrejnë.
4. Edukata dhe morali i mirë
All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë:
"Vërtet, ti(Muhamed) je në një shkallë të lartë të moralit!" [El-Kalem,
4]
Dhe për këtë feja islame i jep përparësi të veçant moralit të mirë, sa
që edhe i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] e ka kufizu
qëllimin e dërgimit të tij dhe ka thënë: "Me të vërtetë, jam dërguar të
plotësoj moralin" edhe për këtë Resulullahu [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]
nuk ka bërë dallim në mes fesë islame dhe moralit të mirë.
Këtë e vërteton hadithi tjetër ku i Dërguari i All-llahut
[sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nuk ka asgjë më të rëndë në
peshojën e besimtarit në Diten e Gjykimit sesa morali i mirë, dhe ai që ka
moral të mirë, e arrinë gradën e agjëruesit (që agjëron) vazhdimisht, dhe ai
është i dobët në ibadet.
5. Falja
Kur'ani famëlartë na nxit që t'i falim të tjerët dhe mos t'ua zëmë për
të madhe. Këtë e vërteton fjala e All-llahut [Subhanehu ve Teala] ku thotë:
"…po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk
dëshironi që All-llahu t’u falë ju?" [En-Nur, 22]
Ky ajet Kur'anor do të thotë: All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë: O
robi Im, ju gaboni dhe dëshironi që All-llahu t'iu falë gabimet tuaja, duhesh
që patjetër edhe ti t'ia falësh gabimi atij që të ka bërë keq. Nëse doni që
All-llahu mos me ua zënë për të madhe dhe me ju falë juve, fali të tjerët.
All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'anin famëlartë thotë:
"Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe
për një xhennet,gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i
përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në
vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve,e
All-llahu i do bamirësit." [Ali Imran, 133-134]
Këto dy ajete kanë qenë shkak i lirimit të një robëreshe që ka qenë e
mençur. Kjo robëreshë ka qenë tek Imam Xhafer El-Mensur. Një ditë Imam Xhafer
El-Mensuri e kishte urdhëruar që t'i qet ujë me marrë abdes, dhe i rrotullohet
ena, dhe Imam Xhafer El-Mensuri hidhërohet dhe e shiqon me hidhërim. Robëresha
ishte e mençur dhe i tha ajetin (dhe ata që e frenojnë mllefin). Imam Xhafer
El-Mensuri tha: E frenova mllevin. Robëresha vazhdoi: (dhe ata që ua falin (të
keqen) njerëzve). Imam Xhafer El-Mensuri tha: Të kam falur ty. Robëresha
recitoj përseri fundin e ajetit: (Vërtet, All-llahu i do bamirësit). Pastaj
imam Xhafer El-Mensur i thotë: Shko se ti je e lirë për hir të All-llahut
[Subhanehu ve Teala].
6. Pajtimi në mes dy vëllezërve të hasmuar,bashkëshortëve të ndarë,
shokëve të hidhëruar
Punë shumë e lehtë për të fituar dashurinë tek njerëzit. Andaj e ka për
detyre ç'do musliman që të mundohet sinqerisht për hir të All-llahut [Subhanehu
ve Teala] t'i pajtojë ata në mes veti, dhe me këtë e arrin kënaqësinë e
All-llahut [Subhanehu ve Teala] dhe të njerëzve.
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'an:
"S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet
vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti)".
[El-Huxhurat, 10]
7. Mos shajë e as mos nënçmo e përqesh
Nëse don që njerëzit me të dashtë, atëherë mos i përqesh ata, e as mos
i shajë. All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'an thotë:
"..dhe njerëzve u thuani fjalë të mira.." [El–Bekare, 83]
Pastaj All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë:
"O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa
dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit,
dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë
mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i
All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin".
[El-Huxhurat, 11]
8. Mendo mirë për njerëzit
Nëse do që njerëzit me të dashtë, duhet që patjetër të kesh mendim të
mirë për ta, sepse mendimi i keq të çon deri tek hidhërimi dhe urrejtja.
All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'anin Famëlartë thotë:
"O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa
dyshime janë mëkat…" [El-Huxhurat, 12]
9. Mos përgojo
Prej gjërave që të çon deri tek hidhëimi është të bësh gibet (përgojim)
në mesin e njerëzve, dhe të thuash për dikend diçka që nuk e ka. Nëse një njeri
është koprrac dhe me një mexhlis i thua se ai është koprrac, i ke bërë gibet (e
ke përgoju), por nëse nuk është koprrac dhe i thua se është koprrac, ke shpifur
për të, d.m.th. i ke bërë padrejtë dhe i ke thënë se është rrenacak.
All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'anin Famëlartë thotë:
"O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa
dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit,
dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë
mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i
All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin."
[El-Huxhurat, 12]
10. Ktheje të keqën me të mirë
Nëse do të jesh i dashur tek njerëzit, duhet që të fillosh me të mira,
duke u bazuar në fjalën e All-llahut [Subhanehu ve Teala] ku thotë:
"Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në
mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të
bëhet mik i afërt." [Fussilet, 34]
Në lidhje me këtë është një tregim i çuditshëm por me mend: Hasan
El-Basriu dëgjon se e ka përgojuar një person në mexhlisin e tij. Hasani me
këtë rast i thotë një vogëlushit: Merre këtë hedije ( ka qenë një tabak me
hurme) dhe dërgoja filanit dhe thuaj: Hasan El-Basriu këtë hedije ta dhuron,
sepse ti kur e ke përgojuar atë, ia ke dhuruar të mirat e tua, por kjo hedije
është një pjesë e vogël prej të mirave tua.
11. Të jeshë modest
Prej gjërave që e bëjnë të dashur tek njerëzit është modestia.
I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
"Nuk do të hyjë në xhenet ai person i cili ka në zemër mendjemadhësi qoftë edhe
sa grimca e atomit.
Mundohu që kur të jesh në mexhlis, dhe vjen vëllau yt musliman dhe t'ia
lirosh pak vend që edhe ai të ulet, ky person që ti ia ke liruar pak vend, do
të nderojë, do të rrespektojë, dhe do ta ktheje me të mira atë vepër.
All-llahu [Subhanehu ve Teala] thot në Kur'anin Famëlartë:
"O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje,
zgjerohuni, se All-llahu bën zgjerim për ju, e kur t’ju thuhet: ngrihuni!
Atëherë ju ngrihuni, All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson
në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i
njohur mirë me atë që punoni." [El-Muxhadeleh, 11]
Në vijim do t'i paraqes disa ajete Kur'anore që përmbajnë këshilla dhe
edukatë, që shkaktojnë të jesh i dashur tek njerëzit:
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
a. "O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend
ndeje, zgjerohuni, se All-llahu bën zgjerim për ju, e kur t’ju thuhet:
ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i
lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu
është i njohur mirë me atë që punoni." [El-Muxhadeleh, 11]
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
b. "E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, Dhe vërteton bindshëm për më
të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën
koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), Dhe që përgënjeshtron atë më të
mirën." [El-lejl, 5-9]
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
c. "(Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos
adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të
afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira;
Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një
pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit." [El-Bekareh, 83]
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
d. "Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah
lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson
All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e
do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për
lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur
premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e
luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit."
[El-Bekareh, 177]
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
e. "O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as
shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam
juve. Pabesimtarët janë mizorë." [El-Bekareh, 254]
12. Fjala e butë apo butësia
All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'anin Famëlartë thotë:
" Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet." [Ta
ha, 44]
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
"(Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni
tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve,
ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni
namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice
prej jush, ia kthyet shpinën zotimit." [El-bekareh, 83]
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
"Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur
të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti
falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet,
e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që
mbështeten." [Ali Imran, 159]
I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
"Nuk gjindet ndonjë gjë (send) veq se e ka zbukuruar atë butësia, dhe nuk
ngritet ndonjë gjë vetëm se me çështjen e tij (butësisë). Buzëqeshja kur të
takohesh me vëllaun tënd është sadaka."
I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
"Bamirësia është moral i mirë, me fytyrë të buzëqeshur dhe më fjalë të buta."
I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
"Njerëzit më të larguar nga All-llahu janë ata që kanë vrazhdësi në zemër."
"Nuk ke besuar pëdresia të mëshirosh"
"Kush nuk i mëshiron njerëzit, All-llahu [Subhanehu ve Teala] nuk e
mëshiron atë."
"Kush nuk i mëshiron ata që janë në tokë, nuk e mëshirojnë atë ata që
janë në qiej."
Të gjitha këto ajete dhe hadithe të nxisin që të jesh i but në fjalë, i
butë me të tjerët, të buzëqeshësh kur flasësh me tjetrin, t'i mëshirosh ata që
të rrethojnë.
Të gjitha këto gjëra e shtojnë dashurinë e njerëzve për ty, dhe
largohet urrejtja e tyre ndaj teje.
Sylejman Jashari
15 Qershor 2007
_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---