Biseda fetare-22 http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=812
*Shkruan: Hamdi NUHIJU* 48 Rinia është pjesa më vitale e shoqërisë! Kjo fazë e njeriut është faza e cila kërkon kulmin e kënaqësisë, ëmbëlsisë, rehatisë dhe të gjitha segmenteve të kësaj jete. Në këtë fazë njeriu arrinë që të veprojë drejtë që mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, por në këtë fazë nëse njeriu është në gjumë, atëherë e tërë shoqëria është në gjumë dhe në vdekje. Njeriu padyshim do të pyetet për rininë se ku e ka kaluar dhe se si e ka kaluar. Këto gjëra na shpalosi i dashuri i Allahut, Resulullahu s.a.v.s. E prej tij, pra prej Resulullahut s.a.v.s. ne mesojmë jetën se si duhet ta jetësojmë dhe të mos bien pre e intrigave dhe kurthave të djallit të mallkuar. Të gjithë Pejgamberët në rininë e tyre ishin njerëz shumë aktiv dhe të përkushtuar në natyrën e pastër njerëzore. Ata janë yje të cilat na ndriçojnë jetën tonë! Por me kalimin e kohës, gjërat ndryshuan, dhe njerëzit i analizuan të gjitha pikat e dobta të kësaj faze të njeriut. Me sytë e një ekonomisti panë përfitime të mëdha duke shfrytëzuar këtë fazë dhe energji të cilën duan ta orientojnë aty ku veçse e kanë orientuar. Rinia filloi që të turbullohet dhe ta kaplojë jetën me gjëra të kota e pavlerë. Mësuesi im Jakup Efendi Asipi ( Allahu më takoft me të në xhennet) tha:” Rini kthjellu! Disa gjëra që tani të duken të ëmbla, do të bëhen të hidhura në pleqëri, e do t`u shkaktojnë vetëm se dhimbje e vuajtje të mëdha.”( Për diturinë, Jakup Asipi, Kumanovë, 2009, f.15) Një prej fazave shumë të rrezikshme është faza e rinisë të cilën disa njerëz e kalojnë në argëtime të skajshme pa llogari. E disa duke u munduar që të shfrytëzojnë të gjitha gjërat që i servohen arrijnë që të përdorin edhe mjete të ndryshme të cilat bien ndesh me mendjen dhe zemrën e njeriut. Zemra e cila është e mbuluar me epshe të ndryshme ndoshta mund të aprovojë gjithë atë budallaki të cilën ia mëson mendja e djallëzuar disa të rinjve. Por nëse mbahen në ekuilibër mendja dhe zemra dhe ujiten gjithëmonë me frikë, shpresë, kujdes ndaj urdhrave të Krijuesit padyshim se prej asaj zemre dhe mendje do të dalin gjëra të bukura, bile do të realizohen shumë çlirime të cilat njerëz të pjekur e të aftë nuk kanë arritur me vite e dekada t`i realizojnë. Shokët e Resulullahut s.a.v.s. të gjithë ishin të rinjë, dhe si të tillë ndryshuan rrjedhat e historisë së njerëzimit. E sot gjenë të rinjë për të cilët Resulullahu s.a.v.s. ka thënë se janë ‘Vëllezërit e mi’, ndërsa këto mohojnë urdhrat e Zotit, të Pejgamberit dhe bile pengojnë edhe ato njerëz tjerë të cilët mundohen që ta jetojnë jetën e tyre në suazat e urdhrave të Zotit. Nëse flasim fetarisht atëherë do të duhet patjetër që të rikthejmë rininë tonë kah Kur`ani Famëlart. E ky rikthim nuk mund të bëhet ndryshe pos përmes udhëzimeve pejgamberike të cilat e drejtojnë të riun në udhën e Allahut. Në fazën e rinisë duhet që të kemi kujdes se me çfarë dijesh pajisim mendjet tona, pasiqë nëse nuk i kushtojmë kujdes dijeve të cilat na vyn për tërë jetën tonë atëherë ne do të ndikoheshim shumë lehtë prej të gjitha cytjeve të djallit të mallkuar. Droga, alkooli, dhe veset të cilat nuk i përkasin një njeriu të ndershëm, shumë lehtë mund të bien në duart e të rinjve të cilët nuk e mendojnë ardhmërinë dhe jetojnë për të tashmen. Sipas manipuluesve të botës, momentet janë mbret i botës. Nëse futemi në esencën e kësaj fjalie të shkurt do të shihnim mashtrimet e mashtruesve! Edhe pse po e analizuam nga këndi tjetër me të vërtet nëse momentet shfrytëzohen në rrugën e Zotit, atëherë ato e sundojnë botën. Por, qëllimi i lansimit të kësaj fjalie në tregun e mendimeve laike, është që njeriun ta turbullojë dhe ti jap hapësirë që egos së vet t`i ndërtojë një ‘parajsë’ përmes rrugëve të djallit të mallkuar. Pasiqë nën sloganin e këtillë i riu fillon që të mendoj për momentet dhe të mos shoh qartë ardhmërinë e tij. Mashtruesit mund të ndikojnë tek ky i ri duke i thënë se ardhmërinë nuk e di kush pos Zotit. Por, padyshim se ardhmërinë ne e ndërtojmë edhe pse nuk e dimë. Nëse nuk e ndërtojmë atë, ne nuk do e posedojmë dhe nuk do ia shohim dritat. Prandaj është e domosdoshme që në rini, njeriu të ndërgjegjësohet dhe të jetë i kujdesshëm se në cilat rrugë po kalon. Zoti e bëftë të mundur që rinia jonë të ecë udhëve të Tij. Amin! 49 Mësuesi im Jakup Efendi Asipi ( Allahu më takoft me të në xhennet) tha:” Ata që nuk besojnë, nuk e çmojnë jetën e tyre. Ata ia dedikojnë të gjitha mrekullitë e botës stihisë së forcave të verbëra. Vërtet pa besim, njeriu bëhet i pashpresë, i frikësuar dhe i zbrazët deri në thelbin e qenies së vet. Fundi i jetës së pabesimtarëve është akt jashtëzakonisht i rëndë,sepse para se ata të vdesin, e dinë se për ta ka vdekur e gjithë ajo për të cilën kanë jetuar.”( Për diturinë, Jakup Asipi, Kumanovë,2009, f.15) Në vazhdim të kësaj bisede fetare do të ndalemi pak në këtë fjalë ose konstatim të hoxhës së nderuar i cili mi mësoi bazat e kësaj feje. Të shpresojmë se gjatë shtjellimit të saj në pika të shkurtra të arrijmë të prekim deri tek thelbi i kësaj bisede fetare. Ndërsa thelbi i kësaj bisede është rinia dhe besimi. Me të vërtet ata të cilët nuk besojnë nuk e çmojnë jetën e tyre. Sikur ta çmonin nuk do të bënin pjesë në grupin e njerëzve të cilët nuk besojnë. Bota rrotullohet në mendimet dhe ndjenjat e tyre edhe pse në fakt ato mendime dhe ndjenja munden mos me qenë reale. Si mund që njeriu t`ia dijë vlerën jetës së tij kur nuk njeh ose nuk do që të njoh Krijuesin e jetës së tij? Zemrat e njerëzve të këtillë janë të verbëra, ndërsa sytë kohë më parë iu janë mbyllur nga pluhuri i injorancës. Përksaj botës materiale ata nuk shohin gjë, janë në gjendje të sakrifikojnë gjithëçka për kënaqësitë e kësaj bote. Kjo botë në vete ka pasur dhe ende ka njerëz të këtillë. Faraonët ishin sundues të Egjiptit, të pasur e të pavarur prej njerëzve. Por injorant dhe pa dije për vlerën e jetës së tyre. Njeriu i cili di vlerën e jetës së tij, nuk gënjen, nuk vjedh, nuk korrupton, nuk ç`nderon vajzën e huaj dhe realizon urdhrat e Zotit deri në përfundim të jetës së tij. E mira gjithmonë ka qenë antipodë e të keqes. Forcat e verbërta janë ato forca të cilat i afrojnë në epiqendrën e budallakisë të gjithë këta njerëz që janë shndërruar në pabesimtar. Këto forca janë në gjendje që të shpikin edhe teori të atilla të pakuptimta të cilat ende më shumë e turbullojnë mendjen e njeriut të shkretë. Në mesin e teorive të këtilla pa kuptim gjendet edhe teoria e nismës së njerëzimit përmes një lloji të veçant majmunësh. Në fakt, një turbullirë e këtillë ende sot e kësaj dite po mundohet që të ndërtojë botën mbi baza të këtij koncepti. Njeriu arriti deri në këtë shkallë që të mohojë ekzistencën e Zotit, të nxjerrë në shesh budallakinë e tij përmes teorisë së rastësisë dhe prejardhjes së njerëzimit prej një lloj majmunësh. Njeriu bëhet i pa shpresë, i frikësuar dhe nuk njeh në thelb vet qenien e tij pa besim. Ai nuk di rrugën në të cilën duhet të kalojë jetën e tij dhe hutohet në mesin e shumë pyetjeve të cilat lindin në kokën e tij. Në pamundësi sipas tij për të gjetur përgjigje, ai fillon që të hutohet, frikësohet, t`i humbet shpresa dhe në këtë formë të shndërrohet nga një njeri i lindur i pavarur, në një njeri i varur skajshmërisht për dukuri të cilat janë imagjinatë e mendjes së tij. Nëse i godet ndonjë fatkeqësi në këtë botë, ata arrijnë që të nervozohen dhe që ti lindin dyshime të ndryshme rreth kësaj bote. Kërkojnë strehë dhe qetësi në mjete destruktive të cilat vetëmse e largojnë prej rrugës së drejtë njerëzore. Njerëz të këtillë në kohët tona kemi patur rastin ti shohim e të dëgjojmë për to. Momentalisht rruzullin tokësor e ka kapluar kriza financiare botërore. Përmes mjeteve të informimit kemi dëgjuar për një sipërmarrës të një banke gjigande në Gjermani. Të ardhurat e tij mujore ishin mbi 10 milion euro. Me rastin e krizës financiare botërore të ardhurat mujore të këtij sipërmarrësi ranë prej 10 milion euro në 6 milion euro. Për këtë shkak ky sipërmarrës bëri vetvrasje. Mund ta paramendojmë fundin e jetës së pabesimtarëve. Kur ata për një fatkeqësi prej fatkeqësive të kësaj bote bëjnë vetvrasje, si mund të reagojnë në rastet kur kanë fatkeqësi ende më të mëdha? O Zot, të lutem, udhëzoji në Islam zemrat e paudhëzuara. Amin! -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
