Ushtria dhe ushtarët
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=815

*Shkruan: Hamdi NUHIJU*

Në botën e globalizimit, këtë botë e cila është shndërruar pa frymë, pa
jetë, pa nderë, pa respekt; forma të ndryshme të varësisë së shpirtit ,
mendjes dhe trupit i sheh në pah. Shpirti është një element i cili gufon në
padijen e jetës dhe në mosnënshtrimin ndaj Allahut të Gjithëfuqishëm. Një
shpirt i këtillë di që të mbysë dhe që të vdes tërë shoqërinë njerëzore duke
mos lënë menjëane asnjë njeri. Të ndikuar prej një perceptimit të këtillë
shkronjat hudhen në majen e diturisë dhe kërkojnë strehën e mendjes në
rrugëtimet Pejgamberike prej Kudusi Sherifit e deri në ‘Arshin e lartë’. Ky
rrugëtim nuk mund të përshkruhet pa prezencën e shpirtit, mendjes dhe
trupit. Këto tre elemente janë domosdoshmëria rreth së cilës sillet jeta e
njeriut. Qenësia e shkëlqesisë së tij, njeriut është e fshehur në oazën e
cila reflekton jetë.
Shpirti i nënshtruar është ai shpirt i cili vazhdimisht kërkon Allahun dhe
ndjenë afrinë e Tij. Në asnjë moment nuk largohet prej përmendjes së emrave
të Tij, e në asnjë çast nuk hutohet pas bukurive të kësaj bote. Ky shpirt
jeton me ‘trup’ në dynja, por me ‘sy’ e ‘vizione’ në xhennet. Verbalistët
prap do më kundërshtonin në alegoritë e paraqitura këtu! Por, njeriu mund ta
njoh shumë lehtë një shpirt të nënshtruar ndaj Allahut, nëse gjurmonë pak më
thellë përmes rrugës intuitive. Zaten fundi dhe fillimi i ushtrisë së
shpirtrave është vendosja e tyre në kënaqësinë e Krijuesit ose Zotit.
Në një shpirt të nënshtruar karshi urdhrave të Zotit, nevojitet një mendje e
nënshtruar e cila nuk përplaset për asnjë moment me realitetin e kësaj bote,
por as me besimin për botën e mëpastajme. Shpirti trazohet prej qetësisë,
harmonisë e rehatisë, në momentet kur mendja fillon që të sulmojë pandalim
realitetin hyjnor të këtij shpirti dhe trupi. Ky ushtar i shpirtit ‘mendja’
nuk mund të funksionojë drejtë nëse nuk i përshtatet rregullave të Allahut
të Plotëfuqishëm. Zaten shumë shpirtra u larguan prej nënshtrimit ndaj
Allahut si rezultat i mendjeve të dezorientuara nga rruga e drejtë. Shpirti
është ndriçim i mendjes dhe trupit të njeriut, por mund të bëhet edhe
errësirë e mendjes dhe trupit të tij. Nëse njëri prej këtyre tre elementeve
nuk është i nënshtruar ndaj urdhrave dhe dëshirës së Zotit, atëherë kemi
çrregullim të sistemit të mikrokozmosit-njeriut.
Trupi është shkalla e fundit e gradimit të ushtarëve në këtë ushtri të
padukshme e cila vepron në rruzullin tokësor. Simbolizmat dhe alegoritë e
trupit mund ti gjejmë në ritet e kryera nga ana e besimtarëve dhe
besimtareve për çdo ditë. Zaten trupi pa shpirt dhe pa mendje është thjeshtë
një krijesë e cila dëmton krijesat dhe nuk i ndihmon aspak.
Megjithë këto veprime të shpirtit mendjes dhe trupit të njeriut, na është
bërë domosdoshmëri kthimi në esencën e kësaj teme. Filozofia dhe esenca e
kësaj teme na orienton tek thënia e dijetarit dhe mendimtarit të madh
musliman Mustafa Islamogllu.
Mustafa Islamogllu me rastin e promovimit të dy librave të tij, në gjuhën
shqipe dhe maqedone , në Shkup me 25 prill 2009, ndërmjet tjerash tha:” Kur
gjenerali anglez hyri në vendet islame , shkeli mbi varrin e Salahudin
Ejubit duke i thënë:’ U rikthyem o Salahudin’, ndërsa ne kur arritëm në
Shkup mund të themi se u rikthyem përmes rrugës së dijes. Ushtria ime janë
librat, ndërsa ushtarët e mi janë shkronjat...”
Bota e globalizimit arriti në fazën e tij finale përmes zhvillimit dhe
perfeksionimit të shkencave të ndryshme shoqërore, natyrore, e teknologjike.
Ajo arriti që ta absorbojë të gjithë atë trashëgimi shkencore dhe kulturore
të të parëve të kësaj bote duke e përvetësuar dhe e shndërruar në dije të
dobishme dhe me vlerë. Pas një gjumi të thellë të muslimanëve në të gjithë
globin, kohët e fundit po shohim një ringjallje dhe një rikthim drejtë dijes
dhe shkencës. Por, na brengos fakti që në mesin tonë ende sot e kësaj dite
gjenë njerëz të atillë të kulturës, artit, e letërsisë të cilëve i vie turp
prej Lindjes. Bota e civilizuar përfitoi gjithë atë civilizim duke u bazuar
mbi dijet që vinin nga Lindja Islame. Ndërsa sot shumë lehtë të parët e
popullit tonë mohojnë të gjithë trashëgiminë kulturore, artistike e fetare
të cilën na lanë vëllezërit tanë osmanllinjë.
Nëse ndalemi dhe analizojmë në pika të shkurtra mesazhin e këtij pasusi të
këtij dijetari të madh, do të kuptonim shumë lehtë rrugën në të cilën duhet
kaluar. Ne nuk kemi ushtri e armë më të fuqishme se diturinë. Ilaçi i frikës
është dituria! Njeriu i ditur dhe me besim të plotë në Allahun e Madhërishëm
ai asnjëherë nuk frikësohet dhe është në gjendje që të kontribuojë për
shoqërinë gjithmonë kur e kërkon nevoja. Ndërsa njeriu frikësohet, hutohet e
i humbet shpresa në rastet kur nuk ka dije dhe përballet me sfida dhe
probleme të cilat duhet patjetër që të zgjidhen. E në ato momente mund të
marrë përgjigjet e gabuara, dhe si rezultat i këtyre përgjigjeve të gabuara
të humb dynjan dhe ahiretin e tij. Ushtarët tanë janë shkronjat të cilat i
hudhim në letër, i filtrojmë në zemër dhe i mbjellim prap në zemër. Këta
ushtar janë besnik të këtij rrugëtimi hyjnor, të ndershëm dhe janë në
gjendje që të sakrifikojnë gjithëçka që e vërteta të dale në shesh.
O Allah na mundëso që të ndërtojmë një ushtri të tillë shkruesish musliman
shqiptar që do ta vërshojnë këtë truall me dije nga burimi i dijeve-Kur`ani
Famëlart.
O Allah na mundëso që përmes kësaj ushtrie të çlirojmë egotë tona prej
ndrydhjes, epshet tona prej djallit të mallkuar, zemrat tona prej ndarjes.
Allahu na mundësoft që të përfundojmë projektin e ndërtimit të kësaj
ushtrie. Amin!

-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan