Disa mrekulli të Profetit tonë salallahu alejhi ue selem -
II -

 

 

 

 

 

Shkruar nga Abdurrahim Balla   
E Enjte, 16 Prill 2009 15:06 



 


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

 

1.
Shumimi i ushqimit. Një prej haditheve që tregon këtë gjë
është hadithi i Ebu Talhës i cili i tha Umu Sulejmit (gruas së tij): “Dëgjova
zërin e Profetit salallahu alejhi ue selem dhe m’u duk i dobët dhe kuptova që
ai është i uritur, prandaj a ke gjë për të ngrënë?” Tha: “Po.” dhe nxori disa
copa buke prej elbi, i mbështolli me një copë (thotë Enesi, djali i saj) e më
nisi tek Profeti.

Shkova
dhe e gjeta Profetin salallahu alejhi ue selem në xhami me njerëz të tjerë. Më
tha Profeti salallahu alejhi ue selem: “A, Ebu Talha të dërgoi?” I thashë: 
“Po”. Tha: “A të dha ushqim?” I thashë: “Po”.
Atëherë u tha atyre që ishin në xhami: “Ngrihuni”. U ngritën e unë ecja para
tyre derisa sa erdha tek Ebu Talha dhe i thashë. Ebu Talha tha: “O Umu Sulejm!
Na solli Profeti salallahu alejhi ue selem njerëzit, çfarë do t’u japim për të
ngrenë?” Tha Umu Sulejm: “Allahu e di më mirë dhe i Dërguari i Tij.” Doli Ebu
Talha për të pritur Profetin salallahu alejhi ue selem dhe hyri me të mbasi i
dha selam Profeti salallahu alejhi ue selem Ebu Talhës. Tha Profeti salallahu
alejhi ue selem: “Eja o Umu Sulejm, sille atë që ke për të sjellë.” E solli Umu
Sulejmi atë bukë dhe e përgatiti atë pasi e thërrmoi. Foli Profeti salallahu
alejhi ue selem disa fjalë pastaj tha: “Lejo të vijnë 10 veta për të ngrënë.”
Erdhën hëngrën derisa u ngopën e më pas dolën. E kështu me radhë dhjetë e nga
dhjetë hanin derisa ngopeshin e dilnin, derisa hëngrën të gjithë. Ata ishin 70
ose 80 veta.

 

Ndër
këto është edhe hadithi i Xhabirit ditën e Hendekut që hëngrën mbi një mijë
veta derisa u ngopën. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

 

Ndër
të tjera është edhe hadithi i Semura Ibn Xhundub në një ngjarje tjetër. E
transmeton Tirmidhiu dhe Daremiu, hadithi është i saktë.

 

Ndër
këto hadithe është edhe hadithi i Abdurrahman Ibn Ebi Bekr të cilin e
transmeton Buhariu dhe Muslimi në një ndodhi tjetër të ngjashme.

 

Ngjarje
të tilla janë të shumta të cilat janë transmetuar nga një numër sahabësh disa
prej të cilëve i përmendëm. Ndër ta edhe Seleme Ibnul Ekua, Ali Ibnu Ebi Talib,
Enesi, Ebu Hurejre, Xhabiri etj.  

 

Shkurtimisht,
këto hadithe i transmetojnë mbi dhjetë sahabë dhe prej tyre i transmetojnë
shumëfishi i këtij numri tabi'inësh dhe prej këtyre të fundit i transmetojnë
njerëz të panumërt. 

 

2.
Pemët flasin dhe dëshmojnë se Muhamedi është i Dërguar i Allahut. 

Transmetohet
nga Ibn Umer se ka thënë: “Ishim me Profetin
salallahu alejhi ue selem në udhëtim. Ndërkohë i afrohet një fshatar Profetit
salallahu alejhi ue selem. I tha: ‘O fshatar, ku po shkon?’ Tha: ‘Në shtëpi.’ I
tha: ‘A të të tregoj diçka më të mirë?’ I tha: ‘Çfarë?’ I tha: ‘Të dëshmosh se
nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i
Tij.’ I tha: ‘Kush dëshmon për vërtetësinë e
kësaj që thua?’ I tha: ‘Ajo pema që ndodhet në anë të luginës. Thirre se ajo do
të të përgjigjet.’ Erdhi pema duke çarë tokën derisa qëndroi para Profetit
salallahu alejhi ue selem. I kërkoi Profeti të dëshmonte tri herë dhe pema
dëshmoi. Më pas u kthye në vendin e vet.” Transmeton Bejhakiu, Daremiu,
Taberani, Ebu Ja'la dhe Bezari. Hadithi është i saktë. 

 

Hadithe
të ngjashme me këtë transmetohen nga Xhabiri, Ja'la Ibn Sejabeh, Ibn Mes'udi,
Ibn Umer, Burjede, Ja'la Ibn Murre, Enes Ibn Malik, Ali Ibn Ebi Talib Ibn Abasi
etj., radiallahu anhum.

 

Abdurrahim Balla

Burimijetes.com

16.04.2009

 


_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.

http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan