*Xhamia e fshatit Mlikë e vjetër që nga viti 1289
**
**Në këtë zonë malore thirrja e xhematit për faljen e namazit është bërë nga
xhamia që besohet të jetë ndër faltoret e para të besimit islam në Ballkan.
"All-llahu ekber, All-llahu ekber, ..., Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah,
Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah ..." Kjo thirrje po përhapej në fshatin
Mlikë të Gorës në Dragash ende pa zbarkuar pjesëtarët e ushtrisë osmane këtë
javë. Mirëpo, historianët pohojnë se kjo thirrje është dëgjuar në të njëjtin
fshat qysh nga kohët e hershme, bile edhe para ardhjes së osmanëve në
Ballkan.
Në këtë zonë malore thirrja e xhematit për faljen e namazit është bërë nga
xhamia që besohet të jetë ndër faltoret e para të besimit islam në Ballkan.
Si e tillë në bazë të fakteve historike të gjetura deri tani supozohet se
themelet e saj janë vendosur në bazë të iniciativës së familjeve të ardhura
nga Halepi i Sirisë, të cilët me vete kanë bartur edhe traditën shpirtërore,
duke e ngujuar atë në këto bjeshkë, me ç'rast edhe kanë influencuar banorët
lokalë.
Sipas historianëve janë disa elemente që bëjnë të besohet se ky objekt i
kultit ka qenë i ndërtuar para ardhjes së osmanlinjëve dhe si i tillë
dëshmon se Islami në këtë zonë ka filluar të praktikohet para pushtimit nga
forcat e superfuqisë së atëhershme botërore.
"Mbishkrimi i Xhamisë në fshatin Mlikë flet se në këtë trevë islamizmi ka
qenë prezent që në shekullin XIII, përkatësisht para pushtimit të Prizrenit
(1459) dhe të rajonit nga Osmanët", ka konfirmuar historiani Parim Kosova,
njëherësh përgjegjës i kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në bazë të të dhënave që ai ka grumbulluar gjatë hulumtimit të Gorës dhe
veshjeve të saj tradicionale gjatë shekullit XX, ai ka hasur edhe në
veçantitë e kësaj xhamie, ku në bazë të shënimeve besohet se ndërtimi i saj
është bërë disa shekuj më parë.
Sipas një vërtetimi të lëshuar nga Ministria e Vakufeve – Drejtoria e
përgjithshme e myftinjve dhe të arsimit fetar të qarkut të Halepit të
Republikës Arabe të Sirisë, datë 10 tetor 1995, pos të tjerave
theksohet: "...që
disa anëtarë nga familja Al Aga nga Halepi (Sirisë), kanë filluar të
vendosen në këtë fshat prej vitit 1205 deri në vitin 1291, ku edhe e
ndërtojnë xhaminë në fshatin Mlikë...Xhamia është pronë e këtyre familjeve
të shpërngulura myslimane arabe dhe nuk është prej ndërtimeve osmane", ka
sqaruar Kosova.
Një gjë e tillë sipas këtij historiani dëshmohet edhe nga mbishkrimi i
gdhendur në gurë, që ndodhet në murin e Xhamisë, i cili thotë "...është
rindërtuar në vitin 1822/3 (Hixhri 1238), nga ana e Ahmet Agës dhe xhamia e
parë kishte qenë e ndërtuar në vitin 1289 (Hixhri 688)...". Sipas këtyre dy
argumenteve, Parim Kosova ka shpjeguar që mendohet se ky objekt fetar, pas
xhamive të Kërmahallës në Gumulxhine në Bullgari dhe të qytetit Madan (të
ndërtuar më 1233) të Bullgarisë Jugore dhe Xhamisë së vjetër në qytetin e
Beratit, është prej faltoreve të para Islame në Ballkan.
Të gjitha këto të dhëna shtojnë besimin se Xhamia në Mlikë është ndërtuar
100 vjet para Betejës së Kosovës, përkatësisht 170 vjet para rënies së
Prizrenit nën pushtimin osman. Ndërkohë që edhe sot lagjja ku ndodhet xhamia
quhet Helepovci, derisa qyteti i Halepit në atë kohë ishte në kuadër të
Bejlikut të familjes aristokrate Dylkadërogullari.
Megjithatë, kjo pasuri e rrallë e trashëgimisë kulturore e historike, që
dëshmon për ecejaket shpirtërore të kësaj treve nuk është arritur të ruhet
në formën e saj origjinale. Në shekullin XIX objekti fetar është kapluar
rastësisht nga flakët, në të cilën mënyrë janë shkatërruar gjëra të shumta
të vlefshme që ishin bartur brez pas brezi. Sipas Hoxhes së tanishëm të
xhamisë "xhamia ishte djegur rastësisht në vitin 1822/3, e atëherë ishin
djegur eshe shumë dokumente e libra, si dhe vetë tapia e xhamisë...", ka
spikatur Kosova.

Ndonëse kjo fatkeqësi ka lënë pasoja negative në ruajtjen e objektit që
dëshmon për kultivimin e traditës, kulturës e jetës shoqërore të banorëve të
kësaj ane, ajo nuk ka mundur t'i shlyej gjurmët e zhvillimeve shpirtërore
dhe thellimit të besimit. Ndikimi që kjo xhami ka lënë në praktikimin e fesë
islame ka qenë i konsiderueshëm, duke mos harruar në këtë drejtim edhe Kukli
Begun e Opojës dhe familjen persiane të Hysen Agë Shtekut të vendosur ne
Kolesjan të Lumës, të cilët gjatë shekullit XVI patën ndikim të madh në
procesin e islamizimit në popullsinë e këtij visi. Ndërkohë xhamitë e tjera
që vlenë të përmendën janë ajo e fshatit Kukalan të ndërtuar në vitin 1515,
ajo e Krahkoshtës në vitin 1528, e Brodit, Leshtanit, etj. Për më shumë, të
gjitha fshatrat e Gorës në pjesën e Kosovës sot kanë xhamitë e tyre, të
cilat janë aktive dhe mirëmbahen nga ana e besimtarëve.
**
**Burimi: Koha Ditore*

*
*

*SubhanAll-llah!
*

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan