300 - Koha është thesar Një nga quditë që shoh tek vetja dhe tek të gjitha krijesat është tendenca e tyre për t'u hutuar pas gjërave që kemi në dorë, pavarësisht dijenisë së jeta është e shkurteër dhe se shpërbilimi i atjeshëm varet nga puna në këtë jetë. O ti jetëshkurtër! Shfrytëzoji dy ditët e Minasë dhe prit orën e largimit(435), dhe kujdes se mos e angazhon zemrën me gjëra për të cilat ajo nuk është krijuar. Mësoje veten me të hidhurën dhe shtype nëse refuzon, dhe mos ia lësho frerët, sepse nuk je diku tjetër por në kullotë. Është e turpshme për dikë që qëndron mes dy zjarreve(436) që të merret me punë që nuk i shkojnë situatës. (435) - Ora e largimit është qasti kur njerëzit largohen nga minja. Autori e pëngjason jetën me ditët e haxhit, të cilat mbarojnë dhe ashtu siq është detyrë për haxhiun të kryej të gjitha ritet e haxhit, të gjitha në kohën e tyre, që vepra e tij të jetë e saktë, po kështu duhet që të shfrytëzohet jeta me punë të mira para se të mbarojë koha e tyre me vdekjen. (436) - Midis dy zjarreve këtu: do të thotë mes dy fronteve në betejë. Ndoshta këtu ka si qëllim dy frontet Xhennetin dhe Zjarrin, ku kush i përmend ato nuk merret me asnjë punë tjetër. Marrë nga libri Gjuetia e meditimeve Autori: Abdurrahman ibn Xheuzi _________________________________________________________________ Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos. http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/photos.aspx --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
