7 Kushtet e Deshmise La ilahe il-Allah nga Hoxhe Shejh Enis  Rama 



Bismilahi Rrahmani Rrahim

La ilahe il Allah – Nuk meriton të adhurohet me të drejtë ashkush përveq Allahut

All-llahu I Madhëruar thotë:

“Ne nuk kemi dërguar asnjë të dërguar para teje e të mos I kemi shpallur 
se:“S’ka të adhuruar me të drejtë përveq Meje,andaj më adhuroni vetëm Mua”” 
El-Enbija-25

Për të kuptuar këtë Teuhid (Njëhsimin e All-llahut) dhe për ta kuptuar drejt 
adhurimi e All-llahut duhet domosëdo ta kuptojmë drejt domethenien e fjalës 
La-ilahe il lAllah. 

Kjofjali fatkeqësisht në shumicën e rasteve përkthehet dhe kuptohet gabimisht 
kupërkthimi përkufizoet në thënien se: “Nuk ka Zot pos All-llahut…” që kjo 
padyshim se është e vërtetë, por assesi nuk duhet këtu të përfundojë kjo fjalë!

All-llahuI Madhëruar në Kur’an e ka përmendur se edhe Mushrikët (Idhujtarët) e 
kohës së Mekkese pranonin se vetëm Zoti është Krijues dhe se vetëm Ai është 
Furnizuesi dhe Sunduesi, mirëpo kjo padyshim se kjo njohje e tyre nuk u mjaftoi 
atyre që të mbrohen nga Dënimi I All-llahutdhe përleshjes me besimtarët e tjerë.

Për këtëduhet domosdo ta dijmë se kuptimi dhe përkthimi I drejtë I dëshmisë do 
të mundtë përkufizohet nëse ështësikurse vijon: “Nuk meriton të adhurohet me të 
drejtë askush përveq All-llahut”. 

Ky është kuptimi I drejtë I kësaj fjale, madje sipas disa dijetarëve ose të 
jemi më direkt Shejh Albani Rahimehullah janë të mendimi se përkthimi dhe 
zbërthim tjetër I kësaj fjalë, jo sikurse ucek më lartë do të konsiderohej edhe 
si Mëkat, ngase një veprim I tillë do të nënkuptonte devijim e asaj që vet Zoti 
IMadhëruar ka dash të ta përmbajë dhetë aludoj në të kjo fjalë.

Pët tu thelluar më tepër në kuptimin e kësaj fjale dhe për të pasur më qartë se 
qka konkretisht kërkohet prej neve me thënjen e kësaj dëshmie atëherë na duhet 
domosdo që nëvijim të mirremi me kushtet e kësaj fjale të cilat dijetarët e 
mirëfilltë në bazë të leximit induktiv të ajeteve dhe haditheve kanëardhur në 
përfundim sekjo fjalë nuk qëndron pa kushtet e saj.

E kan pyetur dijetarin Vehb ibën Munebbeh:”A nuk është fjala La ilahe il lAllah 
çelësi I xhennetit?! Ai iu përgjigj: “Po, mirëpo secili çelës I ka dhëmbët e ti 
me të cilënqelët dera”.

Pasi që e kemi çelësin duhet duhet të shikojmë se a Ika dhëmbët e duhura për ta 
hapur derën e xhennetit.


Kushtet e Fjalës LAIlahe Il-la Allah

Dijetarët Islam në bazë të argumenteve të qarta tësheriatit (Kur’an-it dhe 
Sunnet-it), kanardhë në përfundim se kjo dëshmi I ka gjithësej 7 kushte e ato 
janë:

Kushti 1: Dituria 


Ti paraprijë dituria reth dëshmisë që po e thua qëd.m.th. ai I cili e thotë 
dëshminë duhet ta dijë se vetëm All-llahu duhet të adhurohet dhe nuk lejohet që 
tëbëhet shok Atij askush në këtë adhurim.

All-llahu I Madhëruar thotë:

“Dije se nuk meriton me të drejtë të adhurohet askush përveq All-llahut. Kërko 
falje për gjynahun tend dhe për besimtarët e besimtaret! All-llahu e dise si 
silleni ju dhe ku qëndroni” Muhammed-19

Transmeton Uthman ibën Affani r.a. se I Dërguaris.a.v. s. ka thënë: ”Ai I cili 
vdes duke e ditur senuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveq 
All-llahut do të hyjë nëxhennet” Buhariu

Andaj secili që e thotë këtë fjalë duhet ta dijë qartëse e tëra që ka të bëjëme 
adhurimin duhet ti takoi vetëm All-llahut e jo dikujt tjetër përveq Tij, ngase 
vetëm kështu kjo dëshmi I bënë dobi thënësit tësaj dhe bëhet shkakë për 
shpëtimin e tij nga zjarri. Ndërsa ai I cili e thotëkëtëdëshmi vetëm se fjalë 
goje duke mos e ditur se nuk bën të adhurohet dikush tjetër përveq All-llahut , 
atëherë I tilli nuk përfiton ngathënia e kësaj dëshmie dhe rrjedhimisht nga kjo 
nuk shihen gjurmët e sjnë jetën e tij/saj.

Kushti 2: Bindja


Ai/Ajo të cilët e dijnëdomethënien e dëshmisë, atëherë pos kuptimit të saj 
duhet të jenë të bindurnë atë që aludon ajo dëshmi,ngase nëse e din kuptimin e 
drejtë të kësajdëshmie e pastaj dyshojnë në atë qëaludon ajo, atëherë edhe ky 
nukpërfiton atë që duhet nga kjo fjalë.

All-llahu I Madhëruar thotë:

“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë All-llahun dhe të Dërguarin e 
Tij dhe pastaj nuk dyshojnë por luftojnë në rrugën e All-llahut me pasurinë dhe 
jetën e tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë”. El-Huxhurat- 15 

Ebu Hurejra r.a. thotë se I Dërguari s.a.v.s. në njëhadith të gjatë ndër të 
tjera I ka thënë atij se:” …atë të cilin e takon pas këtijmuri e që dëshmon me 
bindje se nukmeriton me të drejtë të adhurohet askushpërveq All-llahut, 
përgëzoje mexhennet.” Transmeton Buhariu

Kushti 3: Pranimi


Mbase e dimë tashmë dhe jemi të bindur në atë se qfarë konkretishtaludon kjo 
dëshmi atëherë na mbetet të që ta pranojmë me zemër dhe shqiptojmë me gjuhën 
tone tërë atë me të cilën ka ardh kjo dëshmi. 
Pabesimtarëtnuk ishin në gjendje ta pranoninrealitetin të cilin e solli kjo 
fjalë,përkundrazi ata e mohonin madje erefuzonin me kryelartësi dhe përbuzje.

All-llahu I Madhëruar dhe I Lartësuar thotë:

“ Atë ditë të gjithë do të jenë së bashku në denim. Ne kështu veprojmë 
mekeqbërësit. Sepse, kur u thuhejatyre:” Nuk meriton me të drejtë të adhurohet 
askush përveq All-llahut!”– ata tregoheshin mendjemëdhenjë dhe thoshin:”Vallë , 
a t’I braktisim hyjnitë tona për shkakë të poeti të marrë?” Es-Saffat-33, 34, 
35, 36.

Kushti 4: Nënshtrimi


Pasiqë e pranojnë tërë atë me të cilën ka ardhur kjodëshmi me zemër dhe 
shqiptim me gjuhë, atëherë kan nevojë që ti nënshtrohen praktikisht kërkesave 
të dëshmisë me gjymtyrët tyre.

Andaj ky është kundër argument për ata të cilëtpretendojnë se “e kam zemrën e 
pastër” apo “unë jam musliman”.Duhet domosdo që praktikisht të dëshmojn këtë 
përkatësi dukereflektuar automatikisht veprat e tyre në të përditshmën.

All-llahu I Plotëfuqishëm thotë:

“KushI dorëzohet All-llahut, me tërëqenien e ij, duke qen punëmirë, ai 
ështëkapur për vegën më të forte. TekAll-llahu do të kthehet qdo gjë.” 
Llukman-22 

Kyajet qartë dëshmon se vetëm ata/ato të cilët kanpranuar që ti dorëzohenAll- 
llahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar dhe bëjnëvepra të mira, tëtillët janë 
kapur për vegën më të forte e cila në këtë rastëështë qartëdëshmia La Ilahe il 
lAllah.

Kushti 5: Vërtetësia


Të pranojë dhe ta shqiptojë këtë dëshmi me vërtetësitë plotë e të pastër nga 
çdo njollë e gënjeshtrës.

All-llahu I Plotëfuqishëm dhe Bujar thotë:

“Elif,Lam, Mim. Vërtetë mendojnë njerëzit, se do tëlihen të thonë nebesojmë”, 
pa u vënë në prove?! Ne I kemi sprovuar ata që kanqen paratyre, në mënyrë që 
All-llau të dallojë ata që thonë të vërtetën dheataqë gënjejnë.” El-Ankebut-1, 
2, 3.

Transmeton Muadh ibën Xhebeli r.a. se I Dërguari s.a.v.s. ka thënë:”Kushdo që 
dëshmon me vërtetësi se nuk meriton me të drejtë të adhurohet askushpërveq 
All-llahut dhe se Muhammedi ështërob dhe I Dërguar I Tij, të tillin e mbron 
All-llahu nga zjarri.” TransmetonBuhariu dhe Muslimi.



Kushti 6: Sinqeriteti


Gjatëkryerjes së veprave të cilat janë obliguar methënien e dëshmisë të jetëI 
sinqertë dhe të kryej kë vepra vetëm pë All-llahune Madhëruar dhevetëm si 
pasojë e nënshtrimit ndaj Tij. Shqiptuesi I kësajdëshmie duhetqë të mundohet 
maksimalisht që mos të bashkangjitet në veprat etijasnjë grimcë syefaqësie e 
cila ndikon në refuzimin e veprës së tijapocungimin e shpërblimit.

All-llahu I Madhëruar thotë:

“E megjithatë, ata qen të urdhëruar vetëm që tëadhuronin All-llahun me 
përkushtim të sinqertë.” El-Bejjine-5.


Kushti 7: Dashuria & Urrejtja

Dashuria & Urrejtja të ken për bazë dëshmin LaIlahe Il lAllah. 
Besimtari/jamiqë son ata/ato të cilët/cilat janë nëmiqësi me dëshiminë dhe 
ekundërta I trajton jo miq ata/ato të cilët/cilat janëtë këtill medëshminë. 
Ai/Ajo I/e don ato vepra të cilat janë në përputhje mekëtëdëshmi dhe I/e urren 
ato të cilat janë në kunfërshtim meDëshmin La Ilahe Il lAllah.

All-llahu I Madhëruar thotë:

Nukgjen njerëz, që besojnë në All-llahun dhe në Ditën e Fundit, qëtëushqejnë 
dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë All-llahun dhe tëDërguarine Tij, 
edhe në qofshin ata etërit ose bijtë e tyre, osevëllezërit e tyre, osefarefisi 
I tyre…” El-Muxhadele- 22.

Gjithashtu thotë:

“Shembulli I mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanqen me të kur 
Ithanë popullit të vet:”Ne shkëputemi nga juu dhe nga atoqë ju I adhuroni 
nëvend të All-llahut; ne ju mohojmë dhe armiqësia eurrejtja midis nesh është 
epërhershme, derisa të besoni tek All-llahuNjë dhe I Vetëm.” El-Muntehine- 4

Pra Besimtari/ja e urren çdo fjalë apo vepër e cila është nëkundërshtim me 
dëshminë La ilahe il lAllahpavarësisht se nga kush buronkjo vepër a fjalë, 
mirëpo kjo urrejtje dhearmiqësi nuk duhet atë tashtyjë asesi që t’I bëjë 
ndokujt të padrejtë apo nëmënyrë të paligjshmet’ia cenojë atij jetën, nderin 
apo pasurinë.

Këtojanë kushtet e dëshmisë Islame La Ilahe IllAllah dhe vetëm të 
bashkuaramundë sojnë që kjo dëshmi ti jep frytet esaja dhe ti bëjë dobi 
thënësit të sajnë këtë botë dhe në botën tjetër. 

Literatura është shkëputur nga skripta e Kursit të Avancuar Islam këtu në 
Prishtinë përgatitur nga Hoxhë Enis Rama.
__________________
“Indeed Allah has purchased from the believers their souls and their wealth, in 
exchange for Paradise…”(Kur'an) 
 
_________________________________________________________________
News, entertainment and everything you care about at Live.com. Get it now!
http://www.live.com/getstarted.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan