Biseda fetare-23   http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=829

*Shkruan: Hamdi NUHIJU*

50

Sistemet politike dhe ekonomike në rruzullin tokësor duhet të jenë në
shërbim të njeriut. Nëse nuk janë në shërbim të njeriut, ato destinohen që
të zhduken nga faqja e dheut dhe në këtë mënyrë të shndërrohen prej sistemit
aktiv, në një e kaluar e hidhur. Njerëzimi bëri shumë eksperimente dhe prova
në këtë drejtim. Ai orientoi forcat e veta perfeksionuese të cilat ia fali
Krijuesi në rrugë të ndryshme. Në esencë, gjërat të cilat e rrethojnë
njeriun qofshin ato pjesë përbërëse të sistemeve politike, qofshin ato pjesë
e sistemeve ekonomike janë të lejuara. Por, qëllimi i përdorimit të këtyre
gjërave, mënyra e përdorimit dhe metodat e plasimit të tyre në treg ka edhe
prej të lejuarave edhe prej të ndaluarave. Gjërat e tilla të cilat janë edhe
të lejuara edhe të ndaluara, nëse nuk janë në përputhshmëri me mendjen dhe
logjikën e njeriut, atëherë do të krijohen konfuzione të ndryshme.
Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm te gjërat të cilat bien ndesh me natyrën e
tij me qëllim që të mos krijojë një disekuilibër në shoqëri. Nëse shikimet e
mendjes sonë i vëndojmë drejtë në ardhmëri dhe zemrat i pastrojmë prej
padrejtësive dhe mendimeve të këqija, atëherë shumë lehtë mund të krijonim
një ekuilibër midis mendjes dhe shpirtit të njeriut. Kur zemra e njeriut
anon kah gjërat të cilat mendja e tij i ndalon, atëherë ky ekuilibër prishet
dhe i tërë sistemi ‘njerëzor’ është në rrugën jo të duhur. Në këtë gjë
kontribuon mjaft edhe udhëheqësia e njerëzimit! Sikur trupi që ka udhëheqës
mendjen, e mendja dhe trupi që kanë dirigjent zemrën, edhe njerëzimi ka
nevojë për udhëheqës dhe funksionimi i saj duhet të jetë në formë të
organizuar. Aty ku nuk ka organizim, në fakt ekziston kaos. Kaosin mund ta
nxisin forca të ndryshme deficitare në rruzullin tokësor. Kur Zoti krijoi në
mesin e dy bijve të Ademit a.s. armiqësi, do të kemi të drejtë të themi se
derisa të ekzistojë ky njerëzim, do të ekzistojnë edhe njerëz me mendime
deficitare të cilat mendime i plasojnë në shoqërinë njerëzore përmes zhurmës
së dhunës, e padrejtësisë. Shoqëria njerëzore përjetoi në vete sisteme të
ndryshme politike. Sistemet politike janë domosdoshmëria e shoqërisë
njerëzore. Por, këto sisteme nuk duhet të bijnë ndesh me karakteret e
ndryshme, traditat, doket, e ndikimet e ndryshme gjeografike e historike të
popujve të ndryshëm në rruzullin tokësor. Nëse nuk i përshtaten popujve,
dokeve, traditave, atëherë sistemet nuk munden me qenë universale deri në
përfundim të kësaj bote. Po u ndalëm dhe analizuam detajisht secilin sistem
që ekziston dhe që ekzistoj dikur, por që tash ekziston vetëm si histori, do
na nevojitej një jetë e tërë hulumtim dhe prap nuk do të sjellnim konkluzat
përfundimtare. Në këtë bisedë fetare do të flasim për njërin prej sistemeve
i cili është aktual në rruzullin tokësor. Do e vështrojmë objektivisht dhe
me sy kritikues, duke mos mbrojtur asnjërën anë.
Mësuesi im Jakup efendi Asipi ( Allahu më takoftë me të në xhennet) tha:”
Përndryshe demokracia është e lidhur ngusht me liberalizmin, sistemin e lirë
të tregut, kapitalizmin, individualizmin, konkurencën dhe fitimin e
pakompromis.”( Për diturinë, Kumanovë,2009, f.91)
Nëse demokracia është sundim i popullit, atëherë është në rregull. Por, nëse
demokracia është sundim i popullit vetëm për një grup të popujve në
rruzullin tokësor( si psh, për:francezët, gjermanët, italianët, amerikanët,
jehudët) dhe jo edhe për grupe tjera të popujve në rruzullin tokësor(
palestinezët, egjiptianët, saudianët, somalezët, irakianët, iranianët,
çeçenët, afganët, etj), atëherë definimi i këtij termi në këtë formë është
padrejtësia më e madhe. Në saje të një definimi të këtillë të bazuar mbi
padrejtësi, duket qartazi se ky sistem nuk mundet me qenë universal dhe
funksional për të gjithë popujt e rruzullit tokësor. E di që do kem shumë
kundërshtues rreth këtyre konstatimeve. Unë ua bëj me dije të gjithë atyre
kundërshtuesve se unë asnjëherë nuk kam mohuar sistemin demokratik, pasiqë
në krahasim me sistemet tjera është më i logjikshëm dhe më i pranueshëm për
një numër pak më të madh popujsh. Por, nuk është i përshtatshëm që të jetë
sistem universal për të gjithë popujt e rruzullit tokësor.
Organizata Hamas në Palestinë fitoi zgjedhjet parlamentare në formën më
demokratike. Edhe vet Organizata e Kombeve të Bashkuara, këto zgjedhje i
cilësoi si zgjedhjet më demokratike në rruzullin tokësor. Ndërsa Shtetet e
Bashkuara të Amërikës së bashku më aleatët e saj këtë organizatë e cilëson
si organizatë terroriste. Nëse demokraci d.t.th. sundim i popullit dhe
populli i Palestinës në formë demokratike zgjodhën udhëheqësit e Hamasi-t,
atëherë SHBA-t dhe bota perëndimore nuk kuptojnë sistemin demokratikë dhe
janë kundër këtij sistemi. Një prej vlerave të demokracisë është mbrojtja e
popujve të ndryshëm prej padrejtësive. Populli i Egjiptit me dekada të tëra
është nën trysni dhe regjime të presidentit aktual, dhe të presidentëve
tjerë paraprakë, para syve të botës perëndimore dhunohën, vriten e burgosen
mijëra antarë të partisë Vëllezërit Musliman të cilët kërkojnë
demokratizimin e Egjiptit, dhe SHBA-t si fuqia më reprezentative në dukje e
‘demokracisë’ nuk përkrah për asnjë moment këtë parti dhe sulmon pandërprerë
Hamasi-n.
Njerëzimi ka nevojë për një sistem politikë i cili do të ishte i drejtë dhe
i përshtatshëm për të gjithë popujt.
Njerëzimi ka nevojë për një sistem politikë i cili do t`i krijonte siguri
secilit individ dhe deri në fund do të mbrohej nderi dhe dinjiteti njerëzor.
Ekziston ose nuk ekziston një sistem i tillë politikë, atë do e lë në
mendjen tuaj!

51

Pjesa tjetër e medaljes është shtylla e zhvillimit të demokracisë, ose të
sistemeve politike në rruzullin tokësor. Asnjë sistem politik nuk mund të
funksionojë si duhet nëse në vete nuk ka politikat e saja ekonomike dhe nëse
nuk i përkushton kujdes e kohë edhe ekonomisë.
Mësuesi im Jakup efendi Asipi ( Allahu më takoftë me të në xhennet) tha:”
Homo economicusi i zhvilluar nga konkurenca dhe garimi i individëve në
ekonomi, gjeti strehë në biologji ( Darvini), në politikë ( Tokvili),
sociologji ( Max Veberi) dhe në ekonomi ( Adam Smit).”( Për diturinë,
Kumanovë, 2009, f.91)
Do të mundohemi të ndalemi pak tek kjo thënie e këtij hoxhe të nderuar.
Homo economicus është qenie ekonomike, ose ana ekonomike e jetës së njeriut
në rruzullin tokësor. Nëse futemi thellë në analiza ekonomike do të
nxjerrnim në pah disa padrejtësi të cilat i ngërthen në vete ky term.
Realisht shpikësit e këtij termi mendojnë këtë botë pa Krijues, por
gjithëçka që është materiale dhe që duket është vlerë dhe e dobishme për
njerëzimin. Sipas konceptit të homo economicusit fetë janë opium i popujve
dhe ata duhet të zhduken nga faqja e dheut. Teoriticientët e ekonomisë i
vënduan thelb të veçant lidhjes së botës materiale në të gjitha sferat e
njeriut. Nëse e analizojmë pak më ndryshe thënien e hoxhës së nderuar do të
kuptonim se homo economicus nuk paraqet gjenezën e njeriut vetëm në ekonomi,
por ky term ose koncept fton njeriun edhe biologjikisht ta mendoje veten si
materie ose rastësi, ekonomikisht të përballet me sfidat e jetës ose të
mbijetesës ku i forti ka të drejtë të sundojë dhe të shtyp, ndërsa
sociologjikisht shoqëria njerëzore sipas këtij koncepti gjithmonë është në
luftë klasore, racore, e etnocentrike. Islami nuk e përjashton termin homo
economicus, por i cakton kufijë. Në të ardhmën inshallah do të na mundësojë
Zoti të sqarojmë këtë gjë përmes tezave ekonomike dhe sheriatike.


-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan