Transmetohet nga Abdurr-Rrahman Ibni Semre radiAllahu anhu se ka thene:"Nje 
dite doli i Derguari i Allahut alejhi salatu ve selem,tek ne,derisa ne ishim 
duke ndejtur ne nje hije ne Medine.U ngrit para nesh e na tha:"Une pashe mbreme 
nje enderr te çuditshme.E pashe nje njeri nga umeti im,te cilit i erdhi meleku 
i vdekjes qe tia merr shpirtin.Ne ate moment erdhi bamiresia e tij ndaj 
prinderve dhe e largoi melekun e vdekjes nga ai.E pashe nje njeri nga umeti im 
te cilit i ishte shtruar denimi i varrit.Ne ate moment erdhi abdesti i tij dhe 
e shpetoj nga ajo gjendje.E pashe nje njeri nga umeti im te cilin e kishin 
rrethuar shejtanet.Ne ate moment erdhi perkujtimi i tij ndaj Allahut dhe i 
perzuri shejtanet nga ai.E pashe nje njeri nga umeti im duke u ndezur nga 
etja.Sa here qe afrohej afer ndonje pusi,pengohej dhe debohej.Ne ate moment 
erdhi agjerimi i tij i Ramazanit dhe i dha te pijë e u ngop.E pashe nje njeri 
nga umeti im dhe i pashe pejgamberët te ulur ne rrethe.Sa here qe ai afrohej 
afer ndonje rrethi te tyre debohej.Ne ate moment erdhi pastrimi i tij nga 
xhunubllaku,e kapi per dore dhe e uli ate afer meje.Pastaj e pashe nje njeri 
nga umeti im ,para te cilit kishte nje erresire,mbrapa tij kishte erresire,ne 
te majten e tij kishte erresire,ne te djathten e tij kishte erresire,mbi te 
kishte erresire dhe nën te kishte erresire,kurse ai ishte i hutuar nga ato 
erresira.Ne ate moment erdhen Haxhi dhe Umreja e tij dhe e nxorren nga erresira 
ne drite.Po ashtu e pashe nje njeri nga umeti im,duke u mbrojtur me duart e tij 
nga flaka dhe xixat e zjarrit.Ne ate moment erdhi sadaka e tij dhe u be mburoje 
mes tij dhe zjarrit dhe ia mbuloj koken.E pash nje njeri nga umeti im,duke u 
folur besimtarëve,por ata nuk i flisnin.Ne ate moment erdhi lidhja e tij 
farefisnore e tha:O ju grup i muslimanëve,ai mbante lidhje te mira me farefisin 
e tij,pra folni me te.Atehere,i folen besimtarët,ua zgjati doren atyre dhe ata 
ia zgjaten doren.E pashe nje njeri nga umeti im,te cilin e kishin rrethuar 
Zebanijet (melekët e zjarrit).Ne ate moment erdhi urdherimi i tij ne vepra te 
mira dhe pengimi i tij nga veprat e keqija dhe e shpetuan nga duart e tyre dhe 
e futen tek melekët e meshires.E pashe nje njeri nga umeti im te gjunjezuar dhe 
ne mes tij dhe Allahut te Madheruar,kishte nje pengese.Ne ate moment erdhi 
morali i tij i larte,e kapi per dore dhe e futi tek Allahu i Madheruar.E pashe 
nje njeri nga umeti im te cilit i vinte libri nga ana e majte.Ne ate moment 
erdhi frika e tij ndaj Allahut te Madheruar,e kapi librin e tij dha ia vendosi 
ne anen e djathte.E pashe nje njeri nga umeti im te cilit i kishte dalur 
peshoja e lehte.Ne ate moment erdhen femijet e tij te cilit i kishin vdekur te 
vegjel dhe dhe ia renduan peshojen.E pashe nje njeri nga umeti im,i cili 
qendronte ne buze te Xhehenemit.Ne ate moment erdhi shpresa e tij ne Allahun e 
Madheruar,e shpetoj nga aty dhe ai shkoi.E pashe nje njeri nga umeti im,i cili 
ishte hudhur ne zjarr.Ne ate moment erdhi loti i tij qe e kishte derdhur nga 
frika ndaj Allahut dhe e shpetoi nga aty.E pashe nje njeri nga umeti im duke 
qendruar ne uren e Siratit dhe dridhej sikurse dridhen deget e hurmes nga nje 
erë e forte.Ne ate moment erdhi mendimi i tij i mire per Allahun e Madheruar,e 
qetësoi te dridhurit e tij dhe ai vazhdoi rrugen.E pashe nje njeri nga umeti im 
duke u zvarritur ne Sirat.Ndonjehere zvarritej, e ndonjehere mbetej i lidhur.Ne 
ate moment erdhi salavati i tij mbi mua,e ngriti ne kembe dhe e shpetoi.Dhe e 
pashe nje njeri nga umeti im,i cili kishte arritur te dyert e Xhenetit,por ato 
iu mbyllen.Ne ate moment erdhi deshmia e tij, La il-lahe il-lAllah se nuk ka te 
adhruruar tjeter me merite perpos Allahut,ia hapi dyert e Xhenetit dhe e futi 
ne te.

_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.

http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan