Kurrë nuk është vonë ta lini alkoolin Një hulumtim i realizuar së fundmi nga 
Universiteti i Southamptonit tregon se kurrë nuk është vonë për të hequr dorë 
nga alkooli, madje edhe nëse personi vuan nga cirroza e mëlçisë e shkaktuar nga 
konsumimi i tepërt i alkoolit. 
Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e disa pacientëve të cilët janë mjekuar 
nga periudha 1995-2000. Rezultatet kanë treguar se pacientët të cilët kishin 
ndërprerë pirjen e alkoolit, një muaj pas vënies së diagnozës, në përqindje 
shumë më të madhe kishin qenë në gjendje t’i mbijetojnë kësaj sëmundjeje 
vdekjeprurëse të mëlçisë, në raport me pacientët të cilët e kishin vazhduar 
pijen. 

Nga këto të dhëna, autorët e studimit rekomandojnë se është shumë me rëndësi që 
të nxiten alkoolistët për ndërprerjen e konsumimit të alkoolit, me qëllim që të 
zvogëlohet numri i të vdekurve të shkaktuar nga cirroza e mëlçisë.

Postuar: 22:26 / 27 Prill '09 | RSS
_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.

http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan