Denimi i atyre qe tallen me Islamin
                        
                        
                        
                
                
                
                23:101.
E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të
ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për
njëri-tjetrin.

23:102. E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të 
shpëtuarit.

23:103. Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata
janë që humbën vetveten dhe janë në xhehennem përgjithmonë.

23:104. Zjarri do t'ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar 
brenda tij.

23:105. (atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i 
besuat ato?

23:106. Ata thonë: “O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë
pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur!

23:107. Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet 
jemi mizorë!”

23:108. Ai thotë: “Heshtni aty e mos më folni!”

23:109. Pse një grup prej robërve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besuam,
prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!”

23:110. E ju i patët tallur ata, saqë ajo tallje bëri që të harronin 
përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta.

23:111. E Unë sot i shpërbleva ata, për atë që ishin të durueshëm ata janë 
fitimtarët.
                
        
                
                
                
                
                
                
                        
                                __________________

                                E vërteta dhemb!
WWW.forumishqiptar.com

_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan