*I vogël në sytë e mi!!!* *http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=837* *Shkruan: Hamdi NUHIJU*
Bota rrotullohet në mendjet dhe zemrat e disa njerëzve të cilët janë lëshuar në të sikur bagëtitë pas ushqimit të tyre. Sikur ushqim i njerëzve të ishte bota dhe fillimi e përfundimi i tyre të ishte prap bota , mesiguri se do të kuptoja hallet dhe brengat e tyre. Por, bota nuk mund të funksionojë pa Krijuesin e saj, i cili gjithmonë e mban atë në ekuilibër. Nëse nuk ekziston ky ekuilibër në rruzullin tokësor, atëherë mesiguri se do të zhdukej gjithëçka që gjendet në të. Njeriu ka nevojë të njoh veten, krijesat përreth, por edhe Krijuesin. Nevoja më e madhe është të tij se ai është rob i Krijuesit . Kur ta kuptojë në veten e tij se ai është rob i Krijuesit, do t`i nënshtrohet urdhrave të Krijuesit dhe do të bindet në këtë rrugë. Nëse nuk bindet në këtë rrugë, pason dënimi, humbja e tij në këtë botë dhe në botën tjetër. Megjithëate edhe pse disa dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i Dërguar i Allahut, prap se prap veprojnë në saje të ‘uni-t’ të tyre dhe bëhen kryelartë mbi tokë. Ecin mbi tokë sikur të ishin ata fillimi dhe fundi i jetës. Kryejnë vepra të ndryshme për t`u dukur para masës së njerëzve se këta janë ata ‘evliat’ për të cilët Allahu ka përgaditur shpërblime të mëdha. Janë kokëtrash, por fatkeqësisht nuk e kuptojnë këtë gjë dhe nuk kanë mundësi ta kuptojnë, pasiqë mendja e tyre është e mbuluar me perdet e mendjemadhësisë. Para botës reklamojnë titujt e tyre shkencor, duke u mbajtur për të madh se vetëm ata e kuptojnë rrugën e drejtë. Në fakt, ata nuk e shohin se gjenden në turbullirat e jetës dhe në këtë mënyrë mashtrojnë veten. I lejojnë vetes që me to të manipulojë djalli i mallkuar dhe kështu të thërrasin njerëzit tjerë në manipulim duke mos e hetuar se çfarë bëjnë. Ndërsa populli njerëzit e këtillë i ka bërë prijës! Si është populli ashtu janë edhe prijësit e tij-kështu na mësojnë shumë thënie! Bile disa prej këtyre njerëzve bazohen në fjalën e Allahut dhe përmes kësaj fjale mundohen që të paraqesin para masës vetëm dijen e tyre duke reklamuar atë e jo duke kontribuar në shoqëri si njerëz të cilët duhet ta ndryshojnë atë. Një ditë një miku im në një fletore kishte shkruar:” Ma kreu dikush një punë, e nuk la ditë pa ma përmendur. Prit, se kam për të të falëminderuar. Po, ti ma ke kryer atë punë!” Muhammedi s.a.v.s. shpesh i lutej Allahut xh.sh.:” O Zot, më bën të vogël në sytë e mi, kurse në sy të botës, të madh!”( Fuqia e besimit përsosmëri e shpirtit, Ismet U.Shehirbrahimoviq, Shkup,2008, f.171) Në vazhdim do të mundohemi që të nxjerrim disa urtësi prej thënies së të Dashurit të Allahut e cila thënie është shumë e shkurt, por vlerat e saj janë të thella dhe të mëdha. a) Ai lutej – Edhe pse ishte i Dërguar i Allahut, ai e pa të arsyeshme që t`i drejtohet Zotit për ndihmë dhe përkrahje. Ishte Pejgamber i Zotit, njeriu i cili ishte i mbrojtur prej gabimeve, por prap se prap e shihte veten të vogël para Allahut dhe lutej. Fatkeqësisht sot gjenë shumë njerëz të cilën mbajnë emrin e tij dhe nëpër regjistra janë të regjistruar si pjesë e ummetit të tij, por nuk e shohin të arsyeshme të bijnë bile njëherë në javë në sexhde e të mos flasim për lutje drejtuar Allahut. Këta njerëz mbajnë tituj shkencor, janë prijës të popullit tonë dhe nuk e shohin të arsyeshme që t`i ngrejnë duart lart dhe t`i drejtohen Krijuesit të botëve për ndihmë. Këto njerëz kërkojnë ndihmë prej gjithësecilit njeri në rruzullin tokësor. Edhe pse edhe ata njerëz që pretendojnë se do të ndihmojnë udhëheqësit e popullit tonë, edhe ato kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje prej Krijuesit. Fatkeqësisht sot shohim udhëheqësit tanë të cilët dridhen e skuqen para një ambasadori të huaj në vendin tonë, dhe i vjen turp që dikush t`i shoh në xhami duke e falur namazin dhe duke kërkuar mbrojtje prej Allahut nga cytjet e djallit të mallkuar. Këta njerëz të vegjël, harruan se ai ishte Pejgamber i Allahut dhe nuk i dha të drejtë vetes që ta privojë prej lutjes. b) Të vogël në sytë e mi – Resulullahu s.a.v.s kërkoi prej Zotit të Plotëfuqishëm që të bëhet i vogël para syve të vet. Ishte kërkes e një të Dërguari të Allahut e cila në vete ngërthejn domosdoshmërinë e të jetuarit thjeshtë në këtë botë. Ai nuk kërkoi që të vetëkënaqet dhe të fillojë të mendojë me veten se kush është e çka është. Ai nuk kërkoi që të filozofoj në vete se çfarë Pejgamberi është, se është Pejgamberi më i zgjedhur, se është njeriu më i dashur i Allahut. Thjesht kërkoi që të jetë i vogël para syve të tij. E njeriu kur është i vogël para vetes, padyshim se do të ketë një jetë të rehatshme dhe gjithmonë prej sukseseve të tij do të dalin fryte në shoqërinë njerëzore. E njeriu i cili kërkon që të duket i madh para vetes dhe para të tjerëve, dije se është njeri i shkatërruar dhe është një njeri i cili bën më shumë dëme sesa dobi për shoqërinë njerëzore. Shoh shumë hoxhallarë të cilët kanë shumë dëshirë t`i reklamojnë titujt e tyre shkencor, dhe kur paraqiten para masës së njerëzve ose në mejdanin e burrave janë arrogant, të egër dhe mjaft nervoz pse nuk arrijnë që t`i bindin të tjerët me fjalën e tyre. Në fund të mundit të tyre ata arsyetohen se e kanë kryer misionin, por Allahu nuk u paska dhënë sukses. Është normale që Allahu njerëzve të këtillë të mos i jap sukses, pasiqë këta njerëz suksesin e shohin përmes dioptrisë se titujve shkencor, dhe jo përmes syve të zemrës dhe sinqeritetit. Kam thënë edhe diku tjetër se ilaçi i frikës është dija. Njeriu duhet të pajiset me dije, por asnjëherë nuk guxon që të largohet jashta dyerve të zemrës dhe sinqeritetit të tij. Nëse pajiset me dije dhe në zemrën e tij nuk gjen as sinqeritet, as moral, e as thjeshtësi, atëherë ai njeri i përngjason shumë djallit të mallkuar i cili kishte dije, por ishte mendjemadh. Prandaj, o njeri bën dua që të dukesh i vogël para syve tu. c) Të madh para syve të botës – Këtu dikush do të kundërshtonte Resulullahun s.a.v.s. duke thënë se ky njeri po kërkon famën në rruzullin tokësor. Po kërkon që të duket para botës, që të jetë i madh, që të jetë njeri i cili gjithmon do të gjendet në trend. Nëse e analizojmë fjalinë në këtë segment, ashtu edhe do të delë. Por, e vërteta është se besimtari musliman duhet që në rruzullin tokësor të jetojë me vizione të mëdha, të shoh përtej horizonteve. Ai asnjëherë nuk sheh vetëm deri tek hunda e tij, por ai sheh përtej horizonteve, pasiqë vet i Dërguari i Allahut kërkoi me këtë fjali ose dua që besimtarët të shohin përtej horizonteve. E kjo nuk do të thotë se besimtari duhet të bëhet mendjemadh para botës, para syve të botës. Nëse kjo thënie do të kishte këtë kuptim, atëherë do të ishte në kontradiktë me pjesën e parë të thënies ku Resulullahu s.a.v.s. kërkon që të duket i vogël para vetes. Nuk ka dyshim se besimtari musliman i cili mundohet që të duket i vogël para vetes, ai jeton thjesht me të tjerët, është i sjellshëm, modest, i kuptueshëm, i shoqërueshëm dhe përmes këtyre cilësive Allahu këtë njeri e ngritë dhe e bënë të madh para syve të botës. O Allah, na mundëso që të ndjekim rrugën Tënde dhe të Dërguarit Tënd. Amin! -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
