Nga Kushtrim JANINA, Historian **

* *

*INDEKSI I EMRAVE NË SHKRIM SIPAS RENDIT ALFABETIK:*
*Agim Zatriqi, Altin Ahmeti, Arbana Xharra, Arben Hasani, Arbër Gashi, Arsim
Bilalli, Astrit Gashi, Avni Spahiu, Babai i Beratit, Baton Haxhiu, Behxhet
Begu, Berat Buzhala, Djali i Ibrahim Rexhepit, Enver Robelli, Fadil Hoxha,
Flutura Bacaj, Gazmend Elshani, Gruaja e Nebi Maxhunit, Hasan Korrupsioni,
Hashim Thaçi, Ibrahim Rexhepi, Menduh Abazi, Mentor Shala, Nebi Maxhuni,
Ramë Maraj, Ridvan Berisha, Robert Bacaj, Resul Sinani, Sahit Zatriqi,
Syzana Bytyqi, Shaban Polluzha, Urim Ahmeti, Valmira Deliu, Viktor Buzhala,
Xhym(y)r(i)et Veliu.
*
*MEDIAT DHE EKONOMIA: KRIMET E GAZETARËVE NË KOSOVË*
*Keqpërdorimet dhe Shantazhet e disa Gazetarëve kanë bërë që të gjithë
gazetarët të ndihen të turpëruar në shoqërinë Kosovare. *

*NJË QASJE GAZETARESKE ANTI-CENSURUESE *
Ende nuk e kemi të qartë pse u bihet rrotull krimeve, keqpërdorimeve dhe
shantazheve të gazetarëve kur të gjithë gazetarët që ushtrojmë punë në
ndonjë medium Kosovar e dinë se kush janë të korruptuarit e mediave tona,
madje në të shumtën e rasteve ata kënaqen duke na treguar disa raste të
shantazheve që u bëjnë disa individëve.
Ne pajtohemi plotësisht me shkrimin e z. Robelli, – RAFINERIA PËR TORTURIMIN
E KOSOVËS – i përgatitur enkas për të vetmin medium publik RTK-në, i cili
merr buxhetin e çdo qytetari dhe në fund keqpërdor Televizionin për
përfitime personale duke ia filluar prej Drejtorit të Përgjithshëm Agim
Zatriqi (i biri i kryekriminelit komunist Sahit Zatriqi), Mentor Shalës,
Resul Sinanit, Xhym(y)r(i)et Veliut, bubazhelit Robert Bacaj (i afërt i
Flutura Bacajt dhe klanit të insekteve tjera në UNDP) etj., sepse edhe ky
institucion është publik, e mos të flasim për këta të vegjlit e emisionit
Subvencione si Behxhet Begu, Ridvan Berisha, Gazmend Elshani. Madje nëse i
shikoni emisionet e tyre të vie për të qarë se çfarë këta matrapazë u bëjnë
njerëzve duke u përgatitur për t’u mvesh e për t’i degraduar para qytetarëve
për qëllime konkretisht të partive politike, mirëpo nuk duhet të fajësohen
partitë në këtë drejtim sepse secili pushtet mundohet t’i blej matrapazët e
tillë, të lirë, të pa moralshëm dhe që nuk kanë dëgjuar për etikën
gazetareske. Për këtë duhet të fajësohen ata që u japin mundësinë për
keqpërdorim këtyre matrapazëve si: Menaxhmenti, Agjencioni Antikorrupsion, e
një pjesë faji e kanë edhe ata të gjorët të cilët u shkojnë në emision
këtyre pakurrizorëve. Për fat dy televizionet tjera TV-21 dhe KTV qëndrojnë
pak më mirë, të paktën duken më të pavarur.
Por për fat të keq nuk është vetëm RTK-ja. Shikoni mediat e shkruara, më të
mirat kanë ngelur Epoka e Re, Bota Sot dhe Infopress të cilat e kanë bërë të
qartë se u takojnë subjekteve të caktuara politike, ndërsa kulminacionin e
keqpërdorimeve e ka arritur e “PAVARURA” Gazeta Express qe po të kishte
drejtësi në Kosovë edhe pastruesit do të ishin në gjendje t’i fusnin në
burgje drejtuesit e saj. Këtë gazetë e kanë udhëhequr deri më tani dy
“PATRIOTA”, për të parin keni dëgjuar të gjithë; të madhin Baton Haxhiu i
cili ka pranuar edhe publikisht marrëdhëniet e tija me regjimin serb, ndërsa
i dyti Berat Buzhala i cili merret me Fadil Hoxhën e Shaban Polluzhën, e si
duket ka harruar se gjatë luftës Babai i tij si “PATRIOT” ishte marrë nga
UÇK-ja por atë botë ishte liruar me urdhër të Hashim Thaçit. Po si nuk ka
turp ky llaskuc të shkruaj për ata njerëz të cilët kanë dhënë shumë
kontribute për këtë vend? Po pse Hasan Korrupsioni nuk e shikon
patundshmërinë e Tauregat e këtyre llaskucëve, po kjo nuk do shumë koment.
Mos t’i përmendim zagarët e tyre Viktor Buzhala (vëllau i Beratit), Nebi
Maxhuni, Arben Hasani e shumë të tjerë. Tani besoj po e kuptoni mirë pse
Berati si bir shpijuni dhe kolaboracionisti është bërë i Hashimit sikur ta
kishte pjellur Hashimi.
Kemi po ashtu gazetat si Kosova Sot e Zëri, të cilat politikën e tyre e kanë
drejtuar kah publikimet prej të cilave fatkeqësisht janë të varura dhe
shkrimet e gazetarëve për pushtetarët të cilat, ose i zbusin ose nuk i
publikojnë fare për hir të publikimeve.
Mediumi Koha Group i njohur si më i pavarur dhe më i shitur në Kosovë, ka
prodhuar klanin e Shantazherëve duke filluar nga Astrit Gashi (sipas disave
i njohur por jo i vërtetuar si Arbër Gashi “Director of Anti-Social
Behaviour Undercover Investigation” – megjithatë të dy janë persona të
veçantë dhe të një farefisi ose familjes së gjerë; është vërtetuar se
Astriti shpesh e zëvendëson në detyrë, por Drejtori është patriot i ndershëm
e Astriti llaskuc i flliqt), Ibrahim Rexhepi, Menduh Abazi, Arsim Bilalli,
Arbana Xharra, Syzana Bytyqi, në bashkëpunim me gazetarët e Gazetës Lajm:
Altin Ahmeti (i afërt i kryemadhit Urim Ahmeti), Valmira Deliu dhe Gazetës
Express: Berat Buzhala, Viktor Buzhala, Nebi Maxhuni, Arben Hasani etj.
Ky klan njëherit është klani i DR, MR, Profesorave të keqpërdorimeve dhe
shantazheve, me një fjale përgjegjës për nivelin famëkeq të mediave në
vendin tonë. Për të mos harruar dëmin që ky klan famëkeq i ka shkaktuar
Politikës dhe Ekonomisë, sa për ilustrim dëmi që i është bërë vetëm në një
rast një Ndërmarrje Publike PTK/VALA., p.sh. Astrit Gashi i Kohës Ditore
(KD) i cili përmes shantazheve punësohet në PTK bashkë me Menduh Abazin e
KTV-së, Arsim Bilallin e KD-së me djalin e Ibrahim Rexhepit (Ibrahimi ka
kaluar nga KD në Lajm dhe tash gjendet në Express), e tjerë. Ky llaskuc me
kolegët e tij nuk ndalet me kaq në kohën kur operatori i dytë IPKO hynë në
Kosovë. Llaskuci Astrit Gashi, stopon gjithë marketingun e Valës, i cili në
atë kohë ishte përgjegjës, kishte obligim, paguhej dhe i ushqente fëmijët
nga parat publike të këtij institucioni dhe krejt në fund pasi gjunjëzoi
operatorin VALA kaloj tek operatori i dytë IPKO sikur mos të kishte ndodhur
asgjë, ndërsa sa ka marrë mjete për vete dhe për llaskucët e tjerë, kjo
mbetet të bëhet publike. Këta llaskuc në vend që të shkruanin ndonjë
rezultat pozitiv për këto ndërmarrje publike prej të cilave merrnin mjete
thuajse ditore, ata shpiknin dhe shkruanin zi e më zi dhe e përcillnin me
radhë Kohën Ditore, Expressin, Lajmi ose anasjelltas qe këto shpifje të
dukeshin sa më reale.
Kjo dukuri ka filluar edhe në KEK me të madhin Viktor Buzhala i cili së
bashku me klanin famëkeq kishte fundosur këtë ndërmarrje edhe ashtu në
gjendje të mjerueshme vite me radhë, tash i punësuar në të.
Nga ky klan famëkeq nuk shpëtoi as Aeroporti me shantazhet e tyre depërtuan
të punësoheshin edhe Altin Ahmeti, Shpiuni i Ramë Marës, siç njihet në
shoqërinë tonë, dhe atë në një pozitë të shpikur enkas për të, dhe Valmira
Deliu, madje kjo zyrtare e lartë e prokurimit. PA KOMENT!!! Për të vazhduar
me Gruan e Nebi Maxhunit e shumë e shumë të tjerë.
Duke pas parasysh që Media luan një rol kyç në zhvillimin e Institucioneve
Demokratike dhe zhvillimit Ekonomik të një vendi, e sidomos në kohën e
tranzicionit siç jemi ne, neve na vjen shumë mirë që Gazeta Express ka
botuar shkrimin famëkeq të Avni Spahiut, por mos të harrojnë se në një kohë
të duhur të gjitha faktet lidhur me dëmet që klani i lartpërmendur i ka
shkaktuar shoqërisë sonë, sidomos në aspektin Politik dhe Ekonomik, do të
publikohen. Ndoshta atëherë do ta kenë parasysh se sa laik dhe sa të pavlerë
kanë qenë dhe do të mbeten për shoqërinë Kosovare, në kurriz të të cilëve
kanë blerë Shtëpitë e Tauregat.
Për fatin e zi që Kosova ka me Agjencionin Prokorrupsion, i cili si
zakonisht nuk ka fakte për këto ndodhi famëkeqe edhe pse këto fakte i shohin
edhe qytetarët e rëndomtë, ne kemi fatin e mirë që kjo Agjenci është në
pritje, që një ditë Baton Haxhiu, Resul Sinani, Berat Buzhala e Gazmend
Elshani te vizitojnë këtë Agjencion e t’u deklarojnë mënyrën e blerjes së
veturave luksoze me pagat e tyre të larta të gazetarisë. Ata janë në pritje
se Ibrahim Rexhepi, Viktor Buzhala, Altin Ahmeti, Valmira Deliu, Nebi
Maxhuni e shumë të tjerë do t’u deklarojnë atyre se si i kanë shantazhuar
menaxhmentet e Ndërmarrjeve Publike për t’u punësuar vet dhe për t’i
punësuar të afërmit e tyre. Ata gjithashtu janë në pritje se disa nga këta
mafiozë do të shkojnë një ditë dhe t’u deklarojnë atyre se cilat shkrime për
afera Korruptive të këtyre menaxherëve i kanë futur në sirtar me kusht për
t’u punësuar vet apo për të punësuar dikë, madje ky agjencion është në
pritje se këto ditë Astrit Gashi, Menduh Abazi, Arsim Bilalli etj. do të
bëjnë publike shifrën marramendëse të mitos që ky klan ka marrë nga IPKO për
të stopuar marketingun e VALA-s, në mënyrë që IPKO të sigurojë klientelën e
saj. Jemi të sigurt se posa këta mafiozë të deklarojnë vullnetarisht para
Agjencionit PROKORRUPSION për krimet e rënda që i kanë bërë, ky Agjencion do
t’i bëj publike.
Duke pas parasysh se në Kosovë tani për tani nuk ka vullnet institucional
dhe organe të mirëfillta juridike për t’i luftuar këto dukuri mafioze,
mbetemi me shpresë se qytetarët e Kosovës me kohë do të gjykojnë drejtë dhe
nuk do e fajësojnë gazetarinë Kosovare në përgjithësi.
Profesioni i gazetarit çmohet lartë në të gjitha vendet Demokratike dhe
është krenari të prezantohesh si gazetar. Fatkeqësisht, duke ju falënderuar
këtij klani MAFIOZ, ne tani turpërohemi që jemi gazetar.
Me shpresën se edhe në Kosovë do vij dita kur gazetari do krenohet me
profesionin e tij.

Kushtrim JANINA
(në emër të Gazetarëve të Pakorruptuar të Kosovës)

Koment në artikullin e një autori që më ka lënë përshtypje të mëdha me
analizat e tij:
http://unitedalbania.org/index.php?option=com_content&task=view&id=1133

Reagimi i Autorit:
http://lajme.dervina.com/archive/2474-2395:787/PO-PO-E-VERTETE.Mercenarizmi-cinik-ne-Kosove-plus-MERCENARI-ANONIM-KUSHTRIM-JANINA.htm
*
*Përgjigje reagimit të Autorit:
http://lajme.dervina.com/archive/9139-2675:330/PERGJIGJE-PER-ISA-MULAJ-HULUMTUES-TE-INSTITUTIT.htm

<http://lajme.dervina.com/archive/9139-2675:330/PERGJIGJE-PER-ISA-MULAJ-HULUMTUES-TE-INSTITUTIT.htm>

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan