Panairi i librit
Panairi i 11 i librit, Prishtina 2009, të cilin
e organizon Shoqata e Botuesve të Ko-
sovës do të mbahet nga data 3 qershor,
kur bëhet hapja dhe do të zgjasë deri
më 7 qershor, në ambientet e Pallatit
të Kulturës, Rinise dhe Sporteve në
Prishtinë. Tashmë janë intensiikuar për-
gatitjet për organizimin e Panairit në të
cilin pritet të marrin pjesë mbi njëqind
botues me botimet më të reja dhe
të zgjedhura nga Shqipëria, Kosova,
Maqedonia dhe më gjerë. Shpresojmë,
thuhet në komunikatën e lëshuar për
media nga organizatorët, se botuesit
do të paraqiten me botimet e tyre nga
të gjitha fushat e krijimtarisë për t’u
prezantuar para lexuesve jo vetëm nga
Prishtina por edhe viset e tjera të Ko-
sovës. Gjatë ditëve të panairit gjithashtu
do të jenë të pranishëm shumë krijues
dhe nga botuesit pritet të organizohen
edhe aktivitete përcjellëse, biseda
me autor, përurime librash e të tjera.
Panairi do të jetë gjithashtu rast për
lexuesit dhe bibliotekat të begatojnë
fondin e tyre të librit duke shfrytëzuar
edhe zbritjet tradicionale të panairit.
http://www.gazetaexpress.com/images/pdf/pdf050209.pdf
Senad Maku - Ulqin
Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT
www.bibladhekurani.com
www.geocities.com/bibladhekurani
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---