O zhttp://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=841jarr!!!
*Shkruan: Hamdi NUHIJU* Njerëzit digjen në forma të ndryshme në këtë botë. Fëmijët pa vetëdije prekin gjëra të cilat e dëmtojnë atë, dhe për këtë arsye kujdestarët e tyre duhet të jenë më të vëmendshëm. Burrat të cilët punojnë në furra të ndryshme, ndonjëherë prej lodhjes janë të përballur me zjarrin. Padyshim se zjarri shkakton dhimbje. Ashtu siç shkakton dhimbje prekja e nderit të vajzës së huaj, ashtu siç shkakton dhimbje, moskujdesi ynë në prezencën e grave dhe burrave. T`i prekësh njerëzit në nder, d.t.th. të luash me zjarr i cili të përvëlon. Rinia e sodit po dëshiron të shndërrohet në fëmijëri e të kaluarës, kur pavetëdije fëmijët prekin në zjarr dhe fillonin të qanin. I vetmi dallim midis fëmijëve të së kaluarës dhe rinisë së të tashmës është se, fëmijët pa vetëdije vepronin në atë mënyrë, ndërsa të rinjtë me vetëdije dhe dëshirë të flakt hudhen në zjarr. Këtë zjarr nuk mund ta përbijë kush, pos shkumës së jetës e cila kërkon që njerëzimit të kthehet në gjendjen e tij të pastër prej fillimit. Provokimet e femrave të ndryshme në rrugë, në internet, në fakultet, në shkollë të mesme, në punë, janë zjarr i cili djeg dhe gjurmët e tua e të atyre provokimeve nuk do të ketë mundësi më askush t`i deshifrojë. Provokimet e djemve të caktuar ndaj vajzave të ndryshme janë loja me nder dhe shprehin vrullin e zjarrin e brendshëm të mëkatit të tyre. Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm gjatë tërë kohës së qëndrimit të tij në rruzullin tokësor. Nëse nuk tregohemi të kujdesshëm padyshim se do të bëhemi pre e kurthave të djallit të mallkuar, kurtha këto të cilat na djegin e shkrumojnë si zjarr. Secili veprim i yni në kundërshtim me urdhërat e Zotit, është një lojë me zjarr dhe kjo lojë jetën tonë e shndërron prej një mirëqenie në një vdekje të parakohshme. Ne vdesim edhe pse frymojnë, frymojmë edhe pse vdesim! Gjendje të këtilla gjenden tek njerëzit e ndryshëm në rruzullin tokësor, të cilët janë të vdekur kur luajnë më zjarr dhe futen në dëfrimet që ligjërohen prej djallit të mallkuar, ndërsa njerëzit të cilët edhe pse kanë vdekur prap frymojnë, janë ata që në këtë botë kanë lënë gjurmët e tyre të kaluara në nurin e Allahut të Madhërishëm. Frenimi i njerëzve prej servimeve të kësaj bote që janë në kundërshtim edhe me logjikën e tij, është një gjë e pëlqyer dhe e lavdëruar. Nuk ka nevojë Allahu për agjërimin tonë, por ne kemi nevojë për Allahun dhe për agjërimin tonë. Nëse agjërimi jonë nuk na largon neve prej veseve të këqija, prej zjarrit të dynjas dhe nëse nuk na fut në ekstazën e dashurisë hyjnore, atëherë ne nuk kemi nevojë që të agjërojmë. Ne nuk do të kemi mundësi që ti ndjejmë frytet e agjërimit tonë, dhe gjendja jonë edhe përskaj agjërimit aspak nuk do të ndryshojë. Nëse namazi ynë i plotësuar me të gjitha kushtet, nuk na largon prej zjarrit të gënjeshtrës, mashtrimeve, intrigave, fryerjes së epshit tonë në mënyrë jo të lejuar, atëherë namazi ynë është i pavlefshëm dhe nuk do të na shndërrisë jetën tonë me nurin e Allahut xh.sh. Nëse edhe pas dhënies së zekatit të pasurisë sonë ne ngelemi të njejtë, mendjemëdhenjë, të ngurtë, punojmë me gjëra që Allahu i ka ndaluar, nuk pastrojmë zemrat tona prej dyftyrësisë, atëherë zekati jonë do të jetë zjarr i cili do të na djeg qysh në këtë botë, e në Ditën e Llogarisë ky zekat do të jetë viza jonë për në xhehenem. Zoti na mundësoi që të kryejmë Haxhin, ndërsa ne edhe përksaj këtij mundësimi nga ana e Zotit dhe kryerjes së këtij rituali jetësor, prap se prap gënjejmë, shajmë, përbuzim, vazhdojmë jetën tonë edhe më thellë në mëkate, atëherë ne me haxhin e kryer do të meritonim zjarrin e mëkateve i cili do të na digjte në këtë botë, por edhe në botën e mëpastajme do të ishte rrugëtimi ynë për në dënimet e përjetshme. Të gjithë njerëzit synojnë që të jetojnë të lirë dhe të pastër prej mëkateve. Por, në rruzullin tokësor nuk ekzistojnë vetëm njerëzit të pavarur prej krijesave tjera. Jeta e njeriut në këtë botë është një provë nga ana e Allahut. Nëse ne e kalojmë këtë provë ose provim me sukses, atëherë dyert e xhennetit janë të hapura për ne. Tema jonë ishte e ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë folëm për zjarrin e mëkateve që ne bëjmë në këtë botë dhe në pjesën e dytë do të flasim për urtësinë e titullit të kësaj teme, dirigjimi i zjarrit nga ana e Allahut në rastin e hudhjes në zjarr të mikut të Allahut Ibrahimit a.s. Ibrahimi a.s. si i ri ishte një besimtar i devotshëm dhe njeriu i cili asnjëherë në jetën e tij nuk iu përkulë idhujtarisë së kohës së tij. Ai përveç që besonte Allahun xh.sh. ishte edhe një djalosh i guximshëm dhe mjaft mendjeprehtë. Ai na vjen prej një familjeje të ndershme Pejgamberësh në një vend ose në një mes të cilët kishin harruar rrugën e Allahut. Për shkak se Ibrahimi a.s. në djalërin e tij kishte thyer idhujt e asaj kohe dhe kishte lënë pa thy vetëm njërin prej tyre, paria e popullit të asaj kohe kishin vendosur që ta hudhnin në zjarr si dënim për këtë vepër të tij. Paria e këtij populli kishte mbledhur dru edhe shumë mjete tjera djegëse dhe kishin përgaditur një zjarr të madh për ta hedhur në të Ibrahimin a.s. Duke parë rrezikun për jetën e Ibrahimit a.s. ata iu drejtuan Zotit që Ibrahimit a.s. t`i shkojmë në ndihmë. Në librin e tij dijetari mistik Osman Nuri Topbash këtë ngjarje e paraqet në këtë mënyrë: ” Aman, o Zot! Ibrahimi që të përmend ty më shumë se kushdo, po hidhet në zjarr!Ai është një pejgamber që nuk të harron Ty as edhe një çast të vetëm! A po na jep leje t`i shkojmë në ndihmë?” Pasi morën leje, një engjëll i shkoi Ibrahimit e i tha:” Erërat m`u dhanë nën urdhrin tim. Po deshe, e shkatërroj zjarrin fije më fije!” Një tjetër engjëll tha:” Ujrat m`u dhanë nën urdhrin tim. Po deshe, e shuaj zjarrin në çast!” Një engjëll tjetër tha:” Toka m`u dha nën urdhrin tim. Po deshe, e gëlltis zjarrin poshtë!” Dhe Ibrahimi u tha kështu engjujve:” Mos hyni mes mikut dhe mikut. Unë pranoj ç`të dojë Zoti im! Nëse më shpëton, është favori i Tij! Por, nëse më djeg, është për shkak të të metave të mia! Do Zoti e duroj!” Kur e kishin vënë në hobe dhe po bëheshin gati ta hidhnin në zjarr, Ibrahimi foli:” Mua më mjafton Allahu! Sa mbrojtës i mirë që është Ai!” Sapo do të binte mbi zjarr , ia arriti Xhebraili:” A ke ndonjë dëshirë?” Ibrahimi a.s. i tha:” Po kam por jo për ty.” Xhebraili iu drejtua Ibrahimit me habi:” Pse nuk kërkon shpëtim prej Allahut?” Dhe Ibrahimi a.s. iu përgjigjë:” Ai e di hallin tim! Me urdhrin e kujt djeg zjarri? Djegia, punë e kujt është?”( Vargu i profetëve-1, Stamboll,2005, f.184-185) Këtë delikatesën e tij Allahu i Lartë e përmend kështu në Kur`an duke e lavdëruar: “Burri i fjalës, Ibrahimi..”( Nexhm:37) O njeri a nuk të zbutet zemra dhe të rritet imani kur sheh se si Allahu për një rob të tij falëminderues si ishte Ibrahimi a.s. iu drejtohet zjarrit : “ O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”( Enbija:69) -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
