*Kultura politike vs kultura qytetare!* http://www.gazetastart.com/?faqe=shfaqforum&LajmID=38913&flashkat=IntervistaID Te tjera ...<http://www.gazetastart.com/?faqe=listolajmet&flashkat=IntervistaID> [image: version i printueshëm]<http://www.gazetastart.com/printversionflash.php?lajmid=38913> [image: deroja nje miku]<http://www.gazetastart.com/index.php?faqe=friendform&lajmid=38913&url=shfaqflash>
Hamdi Nuhiju Po filluam të flasim rreth termit kulturë me siguri se do të na duheshin shumë mendime dhe koncepte të drejta rreth këtij termi. Disa, kulturën e kuptojnë ndryshe prej një grupi tjetër njerëzish. Njerëzit të cilët thonë se ekzistojnë koncepte ndryshe prej kulturës e cila duhet të dominojë në mesin e tyre, atëherë ata edhe njëherë dëshmojnë për volumin e punëve sistematike të cilat kërkojnë një ndryshim sistematik të të menduarit. Ndryshimi i të menduarit tek njerëzit bëhet në mënyrë sistematike duke mos mënjanuar asnjë metodë psikologjike dhe politike e cila ndikon në krijimin e opinioneve në mendjen e tij. Shumë thellë mund të arrish në mentalitetin e një populli dhe ta kontrollosh atë popull, nëse arrin që përmes opinioneve tua të mbjellësh një imazh të tillë politik që shkon në favorin tënd ose të popullit tënd. Lufta është mungesë e opinioneve, ose edhe ndoshta mund të jetë një kundërshti opinionesh deri në shkallën e mungesës së kulturës. Në botën mediatike shpërndahen shumë termat si kultura e sjelljes, kultura politike, kultura qytetare etj. Të gjithë këto terma kanë një bazë të përbashkët e cila domosdo i lidh njerëzit dhe nuk kërkon që ato të rikthehen në sistemet e kaluara të cilat sisteme shikonin rrugë dhe mënyra të ndryshme se si t`i ndajnë ato. Tek perceptimi i jetës nga njerëzit, ndikojnë shumë faktor të ndryshëm në jetën e tyre dhe formimin e personalitetit të tyre. Mendimtari iranian Gholam Ali Haddad’adel në librin e tij “Kultura e zhveshjes dhe zhveshja e kulturës” kulturën e definon si: “Mënyra më e përgjithshme e percepcionit të botës brenda një komuniteti, percepcionit që është në harmoni me kuptimin të cilën kjo shoqëri u ka caktuar njeriut dhe ekzistimit, dhe e cila është e përgjithshme dhe universale në masën në të cilën përfshihen vlerat dhe masat individuale dhe të përbashkëta”. Nëse kultura është mënyrë e perceptimit të botës brenda një komuniteti, atëherë komunitetet e ndryshme në rruzullin tokësor kanë perceptime të ndryshme rreth fenomeneve të ndryshme që ndodhin në botë. Në kuadrin e kulturës padyshim hyn edhe kultura politike ose demokratike dhe kultura qytetare. Nëse analizojmë në thelb kulturën do të kuptonim domosdoshmërinë e të jetuarit në shoqëri bashkë dhe pa paragjykime. Kjo domosdoshmëri e të jetuarit bashkë dhe pa paragjykime nuk do të thotë edhe jetë me vlera të njëjta ose me vlera dominuese të cilat kanë tendencë asimiluese ndaj vlerave tjera. Termi kulturë në vete ngërthen shumë perceptime ose botëkuptime të cilat janë një pasuri e paskajshme e njerëzimit. Mendimtari turk Fetyllah Gylen në librin e tij “Kriteret ose dritat e rrugës” kulturën e definon si: “Tërësi e parimeve të lindura nga ndjenja të tilla si gjuha, edukata, zakonet dhe arti të një shoqërie, të shndërruara më pas, duke u përpunuar vazhdimisht, në mënyrën e jetesës së asaj shoqërie, tërësia e parimeve, çdo fragment i të cilave është pothuaj shumë i rëndësishëm.” Përkundër këtyre dy koncepteve të përgjithshme të kulturës, ne megjithatë duhet që të fokusohemi në problemet të cilat ngërthejnë një shoqëri si shoqëria e cila ekziston në Republikën e Maqedonisë. Republika e Maqedonisë është një vend shumë i vogël për ekzistencën e kulturave dhe civilizimeve kaq të mëdha. Kjo gjë është një përparësi nëse dimë ta vlerësojmë si të tillë dhe nëse punojmë në këtë drejtim. Këtu gërshetohen civilizime dhe kultura nga Lindja e Perëndimi. Nga ky vend i vogël në zemër të Ballkanit, dikur shkruhej dhe vendosej fati i njerëzimit prej njërit skaj e në tjetrin. Duhet kuptuar rëndësinë e një gërshetimi të popujve, gjuhëve, dhe kulturave e religjioneve të ndryshme në këtë vend. Në momentet e moskuptimit të këtyre gërshetimeve ne humbim sensin e tolerancës dhe bashkëjetesës e në këtë mënyrë iniciojmë luftëra dhe anime të panevojshme në mesin e popujve të këtij vendi. Qeveria e ‘monarkut’ Nikolla Gruevski përmes ndryshimeve të zëshme dhe mjaft aktive kohët e fundit praktikisht po shkel mbi parimet e kulturës së bashkëjetesës dhe ruajtjes së specifikave të secilit etnitet dhe grup në këtë vend. Kjo qeveri duke u bazuar mbi respektimin dhe ruajtjen e vlerave religjioze në këtë vend, sjellë një vendim për ndërtimin e një Kishe në qendër të kryeqitetit të këtij vendi, ndërsa nuk pranon kërkesën legjitime dhe unike të të gjithë besimtarëve mysliman të këtij vendi për rindërtimin e Burmali Xhamisë aty ku ka qenë. Kjo qeveri duke u nisur nga vlerat civilizuese perëndimore të cilat vlera nxisin artin dhe shpirtin e një populli, miraton një vendim përmes së cilës do të ndërtojë Filarmoninë e Maqedonisë në themelet e një xhamie. Kjo qeveri duke u nisur nga vlerat pozitive të ruajtjes së sojit njerëzor dhe stimulimin e familjeve sjell një ligj diskriminues në lidhje me shtimin e natalitetit i cili ligj favorizon vetëm popullatën maqedonase dhe është diskriminues për kombin shtet-formues shqiptarët. Pushtetarët e këtij vendi duhet ta kenë të qartë se Maqedonia është vend i përbashkët i të gjithë etnitete dhe grupacioneve religjioze të cilat grupacione dhe etnitete janë pasuria më e madhe e këtij vendi. Nëse diskriminohen disa pjesë për hir të interesave të pjesëve tjera atëherë ne duam që ta zhdukim këtë shtet nga harta gjeografike e botës. Këto diskriminime ndaj popullit shqiptar ndodhin në këto kohë, pasi që partitë politike shqiptare kanë mungesë të kulturës politike dhe demokratike. Këtë konstatim e forcon edhe më shumë fakti se me rastin e përvjetorit të shpalljes zonë e lirë e Karadakut (2 maj 2001) në këtë manifestim morën pjesë vetëm krerët e BDI sikur të ishin në një miting parazgjedhor para zgjedhësve të vet. Ndërsa partitë politike shqiptare tjera e anuluan këtë manifestim dhe nuk morën pjesë. Kjo gjë mund të shpjegohet vetëm si mungesë e kulturës politike dhe demokratike e partive politike shqiptare edhe pse ata që e anuluan prezencën e tyre në këtë eveniment historik, arsyetohen me termin e protestës kundër legjitimitete që i bëhen Gruevskit dhe vendimeve të tij antishqiptarë nga ana e subjektit politikë shqiptar në qeveri. Nëse nuk ekziston kulturë politike në mesin e partive politike shqiptare dhe maqedonase në këtë vend, padyshim se nuk ekziston as kulturë qytetare në mesin e popujve të këtij vendi. Për çdo ditë nëpër media lexojmë dhe dëgjojmë raste kur një familje ka sulmuar një familje tjetër, kur babai ka vrarë vajzën e tij, kur babai ka detyruar vajzën e tij në prostitucion, kur djali ka vrarë nënën, kur djali ka vrarë nënën dhe babain etj. Rastet e këtilla edhe pse janë rrëqethëse dhe dëshmi e mungesës së kulturës qytetare dhe besimit në një Zot tek popujt e këtij vendi, qeverisë së ‘monarkut’ Gruevski dhe gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë as që i interesojnë të dëgjojnë për to. Sepse sikur të interesoheshin për këto raste, qeveria e ‘monarkut’ Gruevski do e bënte të obligueshme me ligj mësim-besimin fetar në shkolla fillore, të mesme dhe universitete, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk do të sillte para kësaj iniciative si një ortake shqiptare tek një burrë në natën e parë të dasmës së dytë. -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
