OKB-ja i
shmanget hetimit
të privatizimit
në Kosovë?
NEW YORK, 11 MAJ – Kombet e
Bashkuara
ka mundësi që kanë
vendosur
t’i shmangen hetimeve
të
parregullsive në procesin e privatizimit
në
Kosovë, me gjithë faktin
që
një raport i hetuesve të
OKB-së
ka rekomanduar hapjen e
hetimeve
kriminale.
Organizata
jofitimprurëse që
kryen
hulumtime gazetareske në
OKB
“Innercitypress.com”, ka
pyetur
në lidhje me këto pohime
ndihmëszëdhënësin
e OKB-së,
Farhan
Haq, i cili është përgjigjur
se
Departamenti i UNMIK-ut, i
cili
është dashur t’i hetonte çështjet
në
fjalë, është mbyllur.
“Ka
pasur një numër të caktuar
hetimesh
që janë bërë nga një
grup,
një task forcë hetuese, që
është
themeluar në bazë të rregulloreve
të
UNMIK-ut dhe është
përbërë
nga përfaqësues të OKBsë,
nëpërmjet
Zyrës për Shërbim
të
Mbikëqyrjes së Brendshme,
Zyrës
Evropiane kundër
mashtrimeve,
dhe Njësitit për
Hetime
Financiare”, ka shpjeguar
procedurën
ndihmëszëdhënësi
Haq.
Sipas
tij, përfaqësuesi special i
sekretarit
të përgjithshëm ka
vepruar
në mënyrë të drejtë ndaj
të
gjitha rekomandimeve të task
forcës,
që janë pjesë e raportit të
publikuar
në qershor 2008.
“Veprimet
që janë ndërmarrë nga
PSSP-ja
kanë përfshirë referimin
e
rasteve te Departamenti i
Drejtësisë
dhe përcjellja e rekomandimeve
në
Shtyllën e Katërt
të
UNMIK-ut. Si rezultat i rekomandimeve
të
task forcës hetuese,
hetime
kriminale janë kryer dhe
procedurat
janë nisur kundër personelit
që
është gjetur se ka kryer
vepra
penale”, ka thënë Haq.
“Departamenti
i Drejtësisë e ka
mbaruar
punën dhe të gjitha dosjet
e
rasteve nga Departamenti i
janë
dorëzuar misionit të
Bashkimit
Evropian në Kosovë.
Çdo
sanksionim i mëtutjeshëm
kriminal
do të duhet të ndiqet nga
hetuesit
dhe prokurorët e atij
misioni”,
ka thënë ai.
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct)
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]
__________________________________________________________________
Make your browsing faster, safer, and easier with the new Internet Explorer® 8.
Optimized for Yahoo! Get it Now for Free! at
http://downloads.yahoo.com/ca/internetexplorer/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---