Privimi..... 
Familja  

   
Gruaja e re ishte magjepsur përballë bukurisë së foshnjës. Foshnja,
e cila dukej si një kartolinë, me flokët e verdha kaçurrela, sytë e
mëdhenj të kaltër dhe buzët e vockla të kuqe, për gruan ishte
vogëlushja më e dashur që kishte parë ndonjëherë. U përkul për t’i
puthur me kënaqësi faqet e saj të mëndafshta dhe për të thithur aromën
e parajsës.- Mos më prek! - u dëgjua një zë. - Ti s'ke të drejtë të më 
përkëdhelësh!
Gruaja
u zmbraps me frikë dhe shikoi rreth e rrotull, s'kishte tjetër njeri
veç saj dhe foshnjës. Kur dëgjoi sërish të njëjtin zë, u kthye nga
foshnja. O Zot! Megjithëse dukej se ishte e porsalindur, ajo po fliste.
- Nuk dua të më afrohesh! - vazhdoi foshnja. - Largohu menjëherë nga unë!
Gruaja e përmblodhi pak veten e tha:
- Fëmijët tanë janë djem. Edhe ata janë të bukur, por vajzat janë ndryshe, 
prandaj desha të të puth.
- S'mund të më puthësh! - tha duke qarë foshnja. - Edhe unë s'mund të të puth 
ty.
- Pse? - pyeti gruaja. - Pse s'mund të më puthësh?
- Arsyen e kësaj duhet ta dish ti! - iu përgjigj ajo. Mendohu dhe patjetër që 
do ta gjesh.
Duke
u munduar të kujtonte se ç'kishte ndodhur, erdhi në vete. Ndodhej në
dhomën më luksoze të një spitali privat dhe i përzihej stomaku nga
narkoza. Doktori i ri, mik i familjes së tyre, i zgjati gruas një tufë
me lule dhe i tha:
- Të shkuara zonjë. Aborti kaloi me sukses. Hë…! Se mos harroj, ishte “vajzë”. 

http://kavaja-live.com/index.php?option=com_content&view=article&id=338:privimi&catid=37:familja&Itemid=154
  

___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]



      __________________________________________________________________
Looking for the perfect gift? Give the gift of Flickr! 

http://www.flickr.com/gift/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan