Irani liron gazetaren amerikane
TEHERAN, 11 MAJ (REUTERS) –
Gazetarja iranianoamerikane Roxana Saberi
është liruar të hënën nga burgu Evin i Teheranit, ka deklaruar një burim i
gjyqësorit iranian. Burimi, i cili nuk pranoi të identifikohej, ka deklaruar se
Saberi ishte larguar nga burgu Evin i Teheranit, pasi Gjykata e Apelit uli
dënimin e saj nga tetë vjet burg në dy vjet lirim me kusht. Gjykata e apelit
kishte pasur të dielën seancën rreth rastit të Saberit, gazetares 32-vjeçare, e
cila kishte punuar për BBC-në dhe radion publike amerikane. “Gjykata e Apelit
ka ulur dënimin e saj me burgim nga tetë vjet në dy vjet lirim me kusht dhe ajo
është liruar”, ka deklaruar avokati i saj mbrojtës, Abdolsamad Khorramshahi. “Në
përputhje me vendimin, ajo natyrisht se do të lirohet”, ka thënë zëdhënësi i
gjyqësorit, Alireza Jamshidi. Avokati ka thënë se Saberit do t’i ndalohej
raportimi apo puna në Iran për pesë vjet.
/kohaditore
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct)
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]
__________________________________________________________________
Make your browsing faster, safer, and easier with the new Internet Explorer® 8.
Optimized for Yahoo! Get it Now for Free! at
http://downloads.yahoo.com/ca/internetexplorer/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---