*"Riparimi" i moralit në Maqedoni*
http://www.gazetastart.com/?faqe=shfaqflash&LajmID=39213&flashkat=KomentFlashID
 Te tjera 
...<http://www.gazetastart.com/?faqe=listolajmet&flashkat=KomentFlashID>
[image:
version i 
printueshëm]<http://www.gazetastart.com/printversionflash.php?lajmid=39213>
[image:
deroja nje 
miku]<http://www.gazetastart.com/index.php?faqe=friendform&lajmid=39213&url=shfaqflash>
 *"Riparimi" i moralit në Maqedoni*




Hamdi Nuhiju


Politika dhe media janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën. Ata zaten në
kohën në të cilën po jetojmë edhe nuk munden pa njëra tjetrën. Politika
gatuan dhe përgatitë idetë e projektet, ndërsa media i servon para masës së
gjerë të njerëzve ose publikut. Por, ne nuk mund ta kuptojmë asnjëherë
drejtë politikën, pasi që është e lidhur direkt me interesat. Njerëzit,
partitë politike i definojnë si grupe interesi, pasi që synojnë të arrijnë
në pushtet dhe më pastaj të udhëheqin me departamente të ndryshme në këtë
shtet. Në këtë mënyrë ato realizojnë përfitime materiale dhe njëkohësisht
kanë mundësi që të punojnë në projekte për të mirën e përgjithshme të
qytetarëve të këtij vendi. Por, kur grupet e interesit, d.m.th njerëzit të
grupuar në parti politike, që marrin pushtetin dhe manipulojnë me
popullatën, atëherë do të ndodhin shumë fenomene negative në shoqërinë tonë
të përgjithshme. Këto grupe interesi për pozitat e tyre strategjike dhe
ideologjike janë në gjendje të sakrifikojnë gjithçka vetëm e vetëm që idetë
dhe projektet e tyre të realizohen deri në fund.

Në fakt, sikur të ekzistonin projekte të atilla të cilat janë në dobi të të
gjithë qytetarëve të këtij vendi, atëherë me siguri se do të ishte një
mrekulli të cilën të gjithë e presim ndoshta me shekuj. Në mesin e këtyre
grupeve të interesit, partia politike në pushtet propozoi një ligj për mësim
besimin si lënë fakultative nëpër shkollat fillore në Republikën e
Maqedonisë. Në këtë periudhë pas aprovimit të atij ligji në Parlamentin e
Maqedonisë dhe në Qeveri, kemi reagimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shpalljen
e këtij ligji si anti-kushtetues.

Pas debatit të ashpër rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese filloi që të
transmetohet emisioni erotik ‘Goli Vesti’ te TV Sitell. Ky emision
transmetohet çdo të shtune, ndërmjet dy pjesëve të ndeshjes se futbollit që
jep ky program nacional në Republikën e Maqedonisë. Në të njëjtën kohë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë hapi kampanjën e cila me siguri kushton
me mijëra euro rreth mbjelljes së opinionit tek qytetarët e saj për sjellje
etike dhe morale. Të gjitha këto ngjarje të cilat lidhen njëra me tjetrën
dhe njihen për nga qendra e etikës, jo rastësisht kanë dalë në shesh në këtë
periudhë.

Ligji i mësimbesimit fetar, edhe pse mjaft i domosdoshëm për shoqërinë
demokratike të Republikës së Maqedonisë, u largua nga ana e Gjykatës
Kushtetuese me argumente qesharake, gati se me të njëjta argumente si ato të
drejtorit të shkollës së mesme ekonomike në Tetovë me rastin e largimit të
nxënëses me shami nga shkolla. Ky ligj u kundërshtua edhe nga deputetja e
BDI, Ermira Mehmeti e cila nën argumentet e getoizimit deshi të sqarojë para
opinionit publik se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë nevojë të getoizohen në
islamizëm e krishterizëm, ata duhet të integrohen, myslimanët dhe myslimanet
shqiptarë të martohen lirisht me të krishterët dhe të krishterat maqedonase
dhe anasjelltas.

Përkundër konkluzave të deputetes së BDI, me sa kam informata, partia
Bashkimi Demokratik për Integrim e përkrahu këtë ligj dhe e votoi në
Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Ndërsa vendimin e Gjykatës
Kushtetuese për largimin e këtij ligji, analistët shqiptar dhe maqedonas e
konsideruan si një interpretim të gabuar të Kushtetutës së Maqedonisë nga
ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë. Këto analistë sollën
dëshmi plus se ky ligj nuk pengon laicitetin e Maqedonisë ku në këtë mënyrë
do të aplikoheshin vlerat demokratike në këtë vend.

Gjatë kësaj periudhe, kur nxënësit dolën në protesta kundër dhënies të edhe
një provimi, kur debatohej për ligjin e mësimbesimit, ku flitej shumë për
diskriminimin e ‘monarkut’ Gruevski rreth ndërtimit të Kishës në qendër të
Shkupit dhe mospranimit të rindërtimit të Burmali Xhamisë, në skenë doli
edhe emisioni erotik “Goli Vesti”. Siç theksova edhe më lart, ky emision
transmetohet çdo të shtunë te TV Sitell kur jepet ndeshje nga Liga
Spanjolle.

Prostituta që drejton emisionin jep një lajm dhe zhvesh nga trupi i saj një
rrobë, dhe në këtë mënyrë përfundon të gjitha lajmet në kohën kur zhvishet
komplet. Kjo gjë veprohet haptas para syve të qytetarëve të Maqedonisë dhe
më habit fakti se asnjë institucion nuk brengoset për këtë gjë dhe çështjen
e lënë në heshtje. Si duket deputetja Ermira Mehmeti kur kundërshtonte
ligjin e mësimbesimit fetar, mendonte mbi këtë prostitute dhe paraqitjen e
saj para opinionit publik për ta demokratizuar këtë popull.

As Gjykatës Kushtetuese, po as Ermira Mehmetit nuk po i pengon një veprim i
këtillë i TV Sitell dhe nuk qenka anti-kushtetuese një veprim këtillë. Sipas
logjikës së tyre me siguri se emisionet e këtilla janë të domosdoshme për
t`i zhdukur shamitë nga vajzat të cilat jetojnë me principe morale dhe që
nuk thyejnë asnjë ligj të Republikës së Maqedonisë.

Duke u kthyer prej Tetove për në Kumanovë, rrugës me ra rasti të shoh edhe
kampanjën më të re të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të vendosura në
billboarde, ku Qeveria e Republikës së Maqedonisë insistonte përmes kësaj
kampanje që qytetarët e saj të bëhen më të mirë dhe të kenë kujdes për
sjelljet etike në shoqëri.

Nga kjo kampanjë e fundit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë munda ta
kuptojë se kjo Qeveri i frikësohet ndonjë krize qytetare ose institucionale
dhe për këtë arsye vepron shpejt bile diçka për të riparuar ose edhe për t`u
justifikuar para votuesve të saj se kanë bërë gjithçka që kanë pasur në duar
për parandalimin e dukurive negative në shoqërinë tonë.

Nëse Qeveria e Republikës së Maqedonisë është ekzekutivi i këtij vendi,
atëherë ajo nuk duhet të sjellët si një shoqatë jo qeveritare ku përmes
kampanjave të ndryshme të sensibilizojë opinionin publik për veprim etik dhe
moral. Kjo Qeveri duhet që të bëjë të pamundurën që ta rikthejë mësimbesimin
fetar nëpër shkolla fillore si një lëndë obligative e jo fakultative, duhet
që t`i dënojë transmetuesit të emisionit erotik në TV Sitell dhe përmes
bashkëpunimit me organizata jo qeveritare të sensibilizojë opinionin publik
për sjellje etike në shoqëri. Nëse vepron në këtë mënyrë, padyshim se do të
forcohej demokracia në këtë vend.


-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan