Përshkallëzohen mospajtimet rreth ndërtimit në oborrin e
Xhamisë së Madhe në Ferizaj

Xhemati hyn në grevë

Dhënies
së tenderit për ndërtim të objektit në oborrin e Xhamisë, nga ana e KBI-së,
xhemati iu ka përgjigjur me
padi në Gjykatë dhe me grevë
 
AFRIM DEMIRI
 
FERIZAJ, 11 MAJ – 
 
Janë përshkallëzuar mospajtimet rreth ndërtimit të objektit
afarist-administrativ në oborrin e xhamisë së madhe “Mulla Veseli” në Ferizaj.
Pas dhënies së tenderit për ndërtim si dhe përpjekjes së punëkryerësit për t’I  
vënë shenjat e para në oborr, xhemati është
përgjigjur me një padi në Gjykatë për Drejtorinë e Urbanizmit si dhe të hënën
ka filluar grevën. Në tendën e ngritur pikërisht në hapësirën e planifikuar për
ndërtimin e objektit për zyra të KBI-së, disa pleq mbi të 70-tat falnin drekën 
duke
u lutur në Zotin që kërkesat e tyre të miratoheshin. “I kemi tri kërkesa,
komuna ta tërheqë lejen për ndërtim të këtij objekti, pasi që ai është vendim i
paligjshëm, të vijnë këtu të na vizitojnë kryetari I KK-së, Bajrush Xhemajli,
dhe ai I KBI-së, Fehmi Mehmeti, si dhe të na bashkëngjiten qytetarët e Ferizajt
në mbrojtje të oborrit të Xhamisë”, sqaronte Ahmet Sadiku, kryetar i Këshillit
grevist. Për të hyrë në grevë dhe për të ushtruar padi ishin mbledhur për pak
ditë 1550 nënshkrime, që në formë peticioni u është dërguar të gjitha
instancave. “Xhemati në grevë” dhe “Stop ndërtimeve në oborrin e xhamisë”,
ishin mbishkrimet që flisnin për një problem, të cilin BI-ja, KBI-ja dhe kuvendi
komunal po e nënçmonin. “Para dy ditësh jemi takuar edhe me Naim Tërnavën,
kryetarin e BIsë, por nuk kemi gjetur mirëkuptim, jemi ndarë pa shtrëngim 
duarsh”,
shprehte revoltën Hetem Ibrahimi (70). Pjesëtarë të xhematit kishin tri ditë që
e ruanin oborrin e xhamisë, që të mos lejonin zhvillimin e punimeve. “Po e
ruajmë oborrin tonë, fituesi I tenderit nuk ka pranuar të heqë dorë nga
punimet, andaj iu kemi drejtuar Gjykatës që të marrë vendim”, sqaronte Sadiku.
Në ditën e pushimit për Ditën e Evropës, grevisti Mexhid Rexhepi pohonte se “po
shkelen të drejtat e komunitetit mysliman”. Akuzave të kryetarit të KBI-së,
efendi Mehmetit të dhëna para disa ditëve, se “një pjesë e xhematit janë të
manipuluar”, pleqtë e ngujuar në tendë, në të cilën temperatura vinte duke u
rritur dhe ajri të ngufaste iu përgjigjeshin me pohimet se “si mund të jemi ne
të manipuluar që po e mbrojmë një copë oborr, ne nuk kemi marrë para nga
askush, por vetë ata janë të manipuluar”. Kurse Skënder Islami (53) me të falur
drekën deklaronte se “kjo duhet të mbetet Xhami e jo të shndërrohet në tregti”,
duke theksuar se “vendimi i komunës është kundër çdo kushti urbanistik”. Edhe
në ulëset përreth pas faljes së drekës ishin ndalur pjesëtarë të xhematit. “Të
gjithë jemi në grevë, po vëzhgojmë, por deri tash nuk ka ardhur askush”,
thoshin ata. Në anën tjetër zyrat e KBI-së ishin të mbyllura po ashtu edhe
telefonat e tyre nuk kishin qasje. As kreu komunal nuk lajmërohej në thirrjet e
gazetarëve për të dhënë komentet e veta mbi padinë dhe grevën. Qytetarë të
shumtë ktheheshin nga rruga dhe pyetnin se çfarë po ngjante në oborrin e
Xhamisë së Madhe dhe shprehnin solidaritetin me xhematin, i cili shprehte
këmbënguljen se do të qëndrojnë në tendë dhe në oborr të Xhamisë derisa të
merret ndonjë vendim i ri. I tërë ky problem ka filluar qysh para dy viteve kur
janë rrënuar disa objekte (dyqane) të vjetra që kanë qenë përskaj varre të
moçme që janë në oborrin e Xhamisë, për t’ia liruar vendin një objekti të ri.
Mirëpo, xhemati ka marrë qëndrim që më të mos ndërtohet në këtë vend duke e 
vetërregulluar
një kënd për pushim me shatërvan dhe me lule, ndërkaq KBI-ja ka këmbëngulë që
të marrë lejen nga komuna për ndërtimin e këtij objekti afarist- administrativ.
Xhemati disa herë ka protestuar kundër qëllimeve të KBI-së si dhe kundër
vendimit të lëshuar nga komuna. Ndërkaq dhënia tenderit ka sjellë tensione të
reja në mes të KBI-së dhe xhematit, në një nga xhamitë më të mëdha në Kosovë. 
Derisa
KBI-ja ditë më parë ka shpërndarë mbi 4 mijë fletëpalosje me pamjen e objektit.
xhemati ka vendosur qindra afishe në kërkim të solidaritet qytetar kundër këtij
ndërtimi.
 /Kohaditore
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]



      __________________________________________________________________
Make your browsing faster, safer, and easier with the new Internet Explorer® 8. 
Optimized for Yahoo! Get it Now for Free! at 
http://downloads.yahoo.com/ca/internetexplorer/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan