Veton Surroi në dashuri me ish - Miss Kosova, Blerta Sylën
Politikani dhe publicisti kosovar, Veton Surroi, si duket ka zgjedhur
problemin e tij për bashkëjetesë pas ndarjes nga gruaja e tij, me të
cilën ka edhe dy vajza. E dashura e tij është aktorja kosovare e
teatrit, Blerta Syla me të cilën ai është parë gjatë premierës se
filmit “Heshtja e Lornas” në Prishtinë.
Çifti edhe pse janë parë se bashkë për
herë të parë publikisht ata kanë mohuar të flasin për lidhjen e tyre
por tashmë dihet se Veton Surroi duket se publikisht ka bërë daljen
publike me të dashurën e tij. Surroi, i cili në këtë mbrëmje glamuroze
kishte të veshur një kostum shumë elegant, ka përcjell premierën e
filmit “Heshtja e Lornas” e cila u dha në Prishtinë pothuajse një vit
pasi që u dha në Cannes. Për lidhjen e Veton Surroit me aktoren Blerta
Syla, e cila ka qenë edhe Miss Kosova, ishte përfolur edhe më parë
nëpër Prishtinë, por ata asnjëherë nuk ishin parë në qytet. Madje ishte
thënë që kjo ishte edhe arsyeja e divorcit të Surroit, i cili ishte i
martuar dhe kishte dy vajza njëra prej të cilave punon në mediumin e
tij. Mbetet të shihet se si do të ec kjo lidhje e këtij çifti. Sido që
të jetë moda e divorceve të politikanëve evropian duket se ka prekur
edhe politikanët shqiptarë. Nicolas Sarkozy ishte ndarë më gruan e tij
porsa ishte zgjedhur president i Francës për t’u martuar me modelën
italiane Carla Bruni, ndërkaq në prag të divorcit është edhe
kryeministri i tanishëm italian Silvio Berlusconi.
BlueTooth
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---