106. Të mirat që vijnë nga braktisja e mëkateve!!!
 
  I Lartësuar qoft Allahu, Zoti i botëve, njeriu nëse do të linte mëkatet do të 
kishte dobi të tilla si ruajtja e figurës së tij, nderit, pozitës, ruajtja e 
pasurisë, të cilën Allahu e ka bërë shkak për plotësimin e interesave që lidhen 
me dynjanë dhe Ahiretin, ruajtja e dashurisë së njerëzve për të, që i jep atij 
mundësin e komunikimit, jetën e mirë, rehatin e trupit, forcën e zemrës, 
shpirtin e mirë dhe të qetë, ai është i sigurt nga ajo që ndjejnë gjynahqarët 
dhe të prishurit, e pakëson frikën, brengat, mërzitë dhe pikëllimet, ndjen 
krenari që nuk pranon poshtërim nga krijesat, mbron dritën e zemrës të mos 
shuhet nga errësira e gjynahut, i mundësohet qlirimi dhe rrugëzgjidhja në ato 
qështje që janë të vështira dhe pra rrugëdalje për gjynahqarët dhe të 
prishurit. 
 
I lehtësohet furnizimi prej nga nuk e pret, i lehtësohen qështjet, të cilat për 
mëkatarët janë të vështira, i lehtësohen adhurimet dhe marrja e diturisë, gëzon 
lavdatë dhe përmendje për të mirë në mesin e popullatës, luten njerëzit për të, 
fiton një qehre të ëmbël në fytyrë dhe autoritet me peshë në zemrat e njerëzve, 
fiton përkrahjen dhe ndihmën e tyre nëse dikush tenton ta lëndojë apo t'i bëjë 
padrejtësi, e mbrojnë në mungesë kur dikush e përgojon. 
 
I pranohet lutja më të shpejtë, nuk është i huaj për Allahun, engjëjt janë afër 
tij ndërsa shejtanët i qëndrojnë larg, prej xhinëve qofshin apo prej njerëzve. 
 
Njerëzit garojnë se kush prej tyre do të jetë në shërbim të tij për kryerjen e 
nevojave dhe atyre u pëlqen shoqërimi me të. 
 
Nuk i frikësohet vdekjes, përkundrazi gëzohet për të, sepse do afrohet pranë 
Allahut, do takohet me Të dhe do përfundoj tek Ai. 
 
Dynjaja është e pavlerë në zemrën e tij, ndryshe nga Ahireti që zë vendin 
parësor tek ai, ndaj dhe përpiqet të arrijë fitoren në të dhe të posedojë sa më 
shumë atje. 
 
Përfiton shijimin e ëmbëlsisë së adhurimit dhe gjen ëmbëlsin e besimit. 
 
Përfiton lutjen e bartësve të Arshit dhe të engjëjve të tjerë, gëzimin e 
engjëjve shkrues për të dhe lutjen e tyre në qdo kohë. 
 
I shtohet forca e intelektit dhe përceptimit, i shtohet të kuptuarit dhe 
besimi, përfiton dashurinë e Allahut, gëzimin e Tij për pendimin që bën. 
 
Kështu pra e shpërblen me gëzim e hare që s'krahasohet dot në asnjë mënyrë me 
gëzimin që ndien kur kryen mëkate.
   
   Këto ishin disa nga dobitë për heqjen dorë nga mëkatet në këtë dynja. Por 
kur ai vdes, engjëjt e presin me përgëzim nga Zoti për hyrjen e tij në Xhenet, 
se nuk do të ketë frikë e as pikëllim për të. Zhvendoset nga burgu i ngushtë i 
dynjasë në gjerësinë e kopshteve të Xhenetit, ku do të shijojë kënaqësi. Në 
Ditën e Kiametit, kur njerëzit do të jenë në nxehtësi dhe të zhytur në djersë, 
ky do të jetë nën hijen e Arshit. Kur njerëzit të ndahen në grupe dhe secili të 
marrë rrugën së cilës i takon, ky do të jetë në anën e djathtë, së bashku me të 
dashurit e Allahut dhe palën e Tij: "Ajo është mirësia e Allahut, që Ai ia jep 
kujt të dojë; e Allahu ka mirësi të pafund." (Hadid, 21)
 
 
Autori: Ibn Kajim El Xheuzije



_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.

http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan