Noli, Vilsoni, Hil Mosi dhe parlamenti shqiptar 

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=859 

 
Përgatiti dhe përshtati: Shevki Sh. Voca

Në pasditen e datës së shënuar më lart në ora 14 ishte thirrur mbajtja
e seancës së parlamentit shqiptar. E djathta dhe e majta ende nuk ishin
formuar, ashtu që edhe nuk vëreheshin. Asambleja Kushtetuese veç një
muaj ishte duke u marrë me verifikimin e mandatorëve. Partitë në
përgjithësi aspak nuk ishin të organizuar si duhet. Nuk mund të thuhet
se njëra apo tjetra dispononte me kaq apo aq mandator.

Brenda nate kalohej nga një klub në tjetrën. Vëreheshin ambicie të
mëdha ku secili nga deputetët e njohur aspironte ta ketë grupin e vet
me të cilën do të paraqiste vlera të veçanta që pastaj të fitoj drejtën
e kandidimit në pozitën e ministrit. Megjithatë ndjehej një qetësim dhe
pajtim shpirtëror.

Më 10 shkurt 1924 në ora 14, nga paradhoma u dëgjua zilja. Shumica e
deputetëve ishin të ulur. Të pranishëm kishte mjaft sa që shumica
qëndronin në këmbë. Njëri nga deputetët ende ishte duke thithur cigaren
të cilën e kishte filluar deri sa ishte duke pritur jashtë. Një deputet
tjetër lexonte shtypin italian “Korriera de la Sera”. Fan Noli
shkruante diçka me laps nëpër disa letra të vogla dhe të bardha. E
lëmonte mjekrën e zi, pak mendohej dhe serish vazhdonte të shkruaj.

Të gjithë deputetët ishin të veshur mirë, dhe asnjëri nuk kishte kapelë
në kokë. Pra nuk vërehej ndonjë person me plis apo me tesha kombëtare.
Me përjashtim të tre hoxhallarëve në kokat e të cilëve binin në sy
kapelat e tyre tradicionale fetare me mantele të reja të cilët më tepër
jepnin pamjen e intelektualëve, si dhe disa klerik katolik. Kryetari i
përkohshëm, deputeti më i vjetër për nga mosha Z. Poga i bie ziles, me
ç’rast dominoj heshtja. Ai shpalli fillimin e mbledhjes duke e
urdhëruar sekretarin që të filloi me thirrjen e emrave. Më pas u lexua
procesverbali i mbledhjes së kaluar për të cilën nuk pati asnjë
vërejtje.

Kryetari thirri tre deputet nga Gjirokastra të cilëve iu kishte njohur
mandati, që të japin betimin. Ata qëndrojnë pranë tavolinës së
sekretarit duke lexuar rregulloren. Pasi që në Shqipëri feja ishte
çështje private, atëherë gjatë betimit nuk morën pjesë as hoxha as
prifti. Gjatë dhënies së betimit si deputetët e po ashtu edhe të
pranishmit e tjerë qëndronin në këmbë.

Pas kësaj i pari që e mori fjalën ishte Fan Noli. Në dorën e majtë
mbante po ato letra të bardha në të cilat më parë shkruante diç. Ai
fliste ngadalë, dhe i qetë. Zërin e ngrite mu atëherë kur i
përvetësonte dëgjuesit. Dominonte një qetësi absolute. Të gjithë e
dëgjonin me vëmendje.

Ai e ngriti Vudro Vilsonin (kryetari amerikan 1913-1921) deri në
hyjnizim, duke ia numëruar meritat e tij në favor të Shqipërisë. Noli
vazhdon duke theksuar se gjatë kohës së Turqisë shkohej në Amerikë për
tu pasuruar. Atje u mirëprit shoqata nacionale shqiptare “Vatra” me
organin e tij “Amerikano shqiptar”. Foli gjerë e gjatë për veprimtarinë
e kësaj shoqate. Barka e cila i barti deputetët e popullit shqiptar në
kongresin e Lushnjës ishte amerikane. Njëri nga bijtë më të shkëlqyer
të këtij populli ishte idealisti Vudro Vilsoni. Ai ishte idealist për
arsye se ishte amerikan. Ai ka bërë më shumë se çdo i huaj tjetër për
ne. Dhe kur në Paris e kërkova ndihmën e tij më tha: “Gjithë çka është
në mundësitë e mija do të bëjë për lirinë e Shqiptarëve. Në sallë u
dëgjuan britmat “Rroftë Amerika!” të shoqëruar me duartrokitje. Noli
vazhdon duke theksuar meritat e qeverisë së Durrësit dhe të Italisë për
pavarësinë e Shqipërisë. Vudro Vilsoni nuk arriti me gjithë angazhimet
e tija që të vendoset një drejtësi e përgjithshme në botë. Evropa nuk e
dëgjojë. Dhe ai e la atë sikurse që lihet makina e vjetër, të cilës më
asnjë riparim nuk i ndihmon. Noli duke iu përkulur Vilsonit në shenjë
nderimi tha: “Vilsoni ka vdekur por shpirti i tij jeton.” Ky pranim u
përcoll me duartrokitje të gjata.

Një deputet i ulur prapa Nolit ngritët në këmbë dhe i mallëngjyer
propozon që mbledhja e parlamentit të ndërpritet edhe njëherë për pesë
minuta në shenjë nderimi dhe respekti ndaj Vilsonit, ashtu si ishte
veprua disa ditë më parë.

Jo. jo. Mjafton me kaq u dëgjuan zërat nga ulëset.

Fjalën e merr Hil Mosi një deputet Shkodran: “Zotërinj! Nga arsyeja e
oportunitetit politik Fan Noli mirë ka folur. Por, nëse e doni të
vërtetën, atëherë, Vilsoni asgjë nuk ka bërë për Shqipërinë. Ai ishte i
cili Rjekën e Jugosllavisë ia dha Italisë, Shkodrën ia ofronte
Jugosllavëve, Italisë i ofroi protektorat mbi Shqipërinë, ndërsa
Greqinë e gëzonte me Korçën dhe Gjirokastrën.” Unë pajtohem me
parafolësin që Zoti ta falë Vilsonin dhe që të rroj populli amerikan.
Por ai ishte një njeri, i cili premtonte shumë, ndërsa nuk bënte
asgjë.” Në sallë duartrokitje dhe një qeshje e përgjithshme.

Fan Noli nuk lejoi replikë. U strukë pak në ulësen e vet dhe filloi ta lëmoj 
mjekrën.

Pasoi një fjalim i shkurt i Luigj Gurakuqit duke dhënë vërejte për disa
çështje kontestuese të mandatorëve. Më pas Hil Mosi kërkoi nga kryetari
i parlamentit dhjetë minuta pushim, pasi që u konstatua se edhe
sekretarët ishin lodhur së shkruari. Me një të qeshur u pranua ky
propozim i Hil Mosit për një pushim prej dhjetë minutave. 
 
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]



      __________________________________________________________________
Looking for the perfect gift? Give the gift of Flickr! 

http://www.flickr.com/gift/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan