Vështrim 
Shpërblimi kryesor e shpërblimi ngushëllues
 
Shkupi zyrtar vazhdon të sillet
me shqiptarët jashtë Maqedonisë njësoj si me ata brenda, por Sejdiu e Topi le 
t’i
mbledhin mendtë e të mos bëhen axhaminj të pranojnë shpërblime “ngushëlluese”
në vend të atyre kryesore
 
ZEKERIJA IBRAHIMI/SHKUP
 
Para disa viteve në Maqedoni ishte një
lojë “Xhandar zbira”, ku kishte shpërblime shumë të mëdha – një herë një
djalosh për një natë i fitoi dy makina Seat Cordoba. Ndërkaq, për ata që humbnin
në lojën për makina kishte nga një shpërblim ngushëllues  sa të mos u tallur se 
ka humbur ia jepnin
ndonjë telefon fiks, ndonjë hekur, ndonjë tharëse flokësh e kështu me radhë. 
Krejt
kështu kam përshtypjen se I ngjan kjo puna e (mos)ftesës së presidentit të
Republikë së Kosovës në inaugurimin e Gjorge Ivanovit për president të Republikë
së Maqedonisë (nuk e ftojnë në inaugurim, por e ftojnë në vizitë). Po, si i
thonë fjalës së urtë shqipe, “ra ky mort e u pamë”. U bë sebep ky moment që në
shesh të dalin disa gjëra që ne, ndonëse i kuptojmë, kështu ashiqare nuk i
shohim shpesh. E para, madje më e keqja, është fakti se Maqedonia, me LSDM-në 
ose
me VMRO-në, mbetet e përkushtuar që ta luajë vallen sipas melodisë serbe. Këtë
e argumentojnë dy fakte sado që shqiptarët e BDI-së qitën shkelma se e kemi
ftuar Sejdiun, në fund vetë Sejdiu i demantoi duke u shprehur se nuk është i
ftuar, me çka u dëshmua se në këtë shtet nuk janë zot as shqiptarët e Ali 
Ahmetit,
madje as probullgarët e VMRO-së, por thjesht i zoti i këtij kulmi është lobi
serb, që po del sheshazi se në gjirin e vetë tashmë e ka edhe Gruevskin. 
Ndërkaq,
argumenti i dytë është momenti i “marrjes në bisedë informative” të kryetarit
të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Për Albinin e dimë se për çka angazhohet, e dimë
me çfarë mjetesh lufton e të tjera, por askush nga ne, pra as zëvendësministri 
Buçi
(për të cilin kam shumë respekt si njeri), nuk e morën vesh se kush ishin ata
që e mbajtën Kurtin në arrest. Nëse Albini punon kundër Serbisë, për kë punojnë
ata që e mbajtën atë në Bllacë? Nëse Albini ka hequr të zitë e ullirit nga
Milosheviqi, të kujt janë këta që e mbajnë Albinin në kufi te ne dhe i kërkojnë
të mos shkelë më këndej? Momenti i dytë që doli në shesh gjatë këtyre ditëve,
ndonëse është ditur qëmoti, ishte se maqedonasit vazhdojnë të sillen edhe me
shqiptarët jashtë Maqedonisë njësoj si me neve shqiptarëve këtu. Kështu, për “ta
ngushëlluar Sejdiun”, për t’ia bërë qejfin BDIsë, për të na e larë kokën me
akull neve këndej, kosovarëve andej dhe bashkëkombësve tanë në Shqipëri matanë,
që para se të bëhet inaugurimi u vendos që Sejdiu të vijë I pari në vizitë në
Maqedoni te Ivanovi. Këtë “truk” ata shpesh e kanë përdorur me neve shqiptarëve
këtu: për vete universitet në Shtip - për neve institut gjysmak në Shkup, për
vete kishë në sheshin e qytetit mbi themelet e shtëpisë së Nënës Terezë – për 
neve
shtëpi të zhvendosur të Nënës Terezë dhe xhami në Tetovë, për vete i punësojnë
qindra maqedonas me vendime – për shqiptarët ka punësime me marrëveshje derisa
janë në pushtet me një parti shqiptare, për vete program milionësh për kulturë –
për neve nja dhjetë libra shqip sa për të thënë. Dhe, kjo valle kaq e njohur
për neve shqiptarët e Maqedonisë nuk na habit fare. Por, habitem sesi pranojnë
këso valle të luajnë edhe Fatmir Sejdiu e Bamir Topi. Politika serbe e
shpalljes së “lloshi shiptari” për kosovarët dhe “dobri albanci” për shqiptarët
e Shqipërisë fatkeqësisht po vazhdon ende. Topi është i mirë, ndërsa Sejdiu i
keq. Se kështu thotë Tadiqi, apo?! Ndërkaq momenti i fundit, mbase më i
rëndësishmi për maqedonasit, është se ata po e harrojnë një fakt: shqiptarët
sot janë në Ballkan rreth 7 milionë. I kanë dy shtete të pavarura, e kanë 
Shqipërinë
në NATO, janë aleati më besnik i SHBA-së në rajon, ndërsa Maqedonia është e
populluar me së paku ¼ me shqiptarë. Shto kësaj marrëdhëniet e përkeqësuara të
Maqedonisë me Greqinë, marrëdhëniet problematike me Bullgarinë, problemet e
Kishës me Serbinë, e në anën tjetër ndërtimin e rrugës Prishtinë-Durrës dhe,
kësmet, Gostivar-Dibër-Tiranë – që do t’I lidhë shqiptarët njësoj si Dava 
Gjergji
në këngë, vërtet aspak nuk më hyn në kokë se me kë ia kanë mësyrë këta
maqedonasit tanë të bëjnë shtet. Duan a s’duan ata, ne jemi këtu dhe kështu.
Këtë le ta dijë së pari Ivanovi, ndërsa Sejdiu e Topi le t’i mbledhin mendtë e
të mos bëhen axhaminj të pranojnë shpërblime “ngushëlluese” në vend të
shpërblimeve kryesore.
 
 
/kohaditore

___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]



      __________________________________________________________________
Make your browsing faster, safer, and easier with the new Internet Explorer® 8. 
Optimized for Yahoo! Get it Now for Free! at 
http://downloads.yahoo.com/ca/internetexplorer/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan