„Akaidi Hanefi“ një dokument i së 
vërtetës                                                                      
                                                        
                                
                                        
                        
                                                        
                                        
                                                
                                
                                                        
                                
                                        
                        
                                                
                        
                        
                
                                        
                                
                                        
                                                Shkruar nga Redaktuesi          
                        
                                          
                                
                        
                                                
                                
                                        Sunday, 23 November 2008                
                
                        
                                        
                        
                                                        



"AKAIDI HANEFIJ" NJË DOKUMENT I SË VËRTETËS


        Besimi
është burimi që e ushqen njeriun dhe e mban gjallë. I jep forcë, i fal
energji dhe e bën të zot të jetojë, të përballet me sfidat e jetës,
duke ditur të vë çdo gjë në vendin e vet dhe ta gjejë të vetin në
qenien që e rrethon në çdo anë. Vetëm përmes këtij burimi ai arrin ta
njohë veten, ta njohë botën dhe burimin e tyre, Krijuesin absolut, të
Gjithëfuqishmin - Allahun.

        Njeriu
është botë në vete, ani se duket shumë i vogël. A nuk është edhe toka
për shtatë qiejt shumë e vogël. A nuk janë shtatë palë  qiej e shtatë
palë tokë sa një unazë në shkretëtirë për Arshin. Ç'mund të jenë të
gjitha këto për Allahun?! Pra, a s'është njeriu një botë në vete?!
        Të
gjitha botët, në to edhe njeriu, të cilat i krijoi Allahu, janë
elemente në një substancë, lëngje të ndryshme në një enë. Ndahen nga
njëra-tjetra me kufijt e hollë të natyrës së vet. Dy detra që nuk
përzihen me njëri-tjetrin. Por sakaq, këto kufij dobësohen dhe përzihen
botrat, ngatërrohen elementet, turbullohet kroi nga stuhia…
        Kështu
njeriu më nuk mbetet të jetë element në vete, nuk arrin ta dëgjojë
zërin e ndërgjegjes, pëshpëritjen e së vërtetës. Tani vjen sërish
Krijuesi i botëve dhe i ndanë për së dyti duke i kthyer të gjitha në
vend të vet. Kështu vazhdon jeta e botrave derisa t'i ndajë Krijuesi që
të mos përzihen më.

        Pra,
Allahu gjithherë e udhëzoi njeriun në të vërtetën, jo në të vërtetën
religjioze, siç mund të mendojë dikush, por në të vërtetën absolute, në
atë që është e vërtetë dhe e kundërta e saj është e pavërtetë. Në të
vërtetën e qenë reale, në atë se një e një bëjnë dy! Jo në atë
'morale', atë të vërtetë që duhet të jetë e vërtetë sipas dikujt. Edhe
pse, e vërteta gjithherë është morale, qoftë matematikore, fizike,
filozofike, etike, fetare, e pavërteta është amorale!
        Që
këndej, Islami ishte ky 'intervenim' hyjnor me katarzë shpirtërore për
të kthyer çdo gjë në natyrën e vet: Njeriun në njeri, diellin në diell,
zjarrin në zjarr, të vërtetën në të vërtetë, të pavërtetën në të
pavërtetë, idhullin në idhull, Zotin në Zot! Thënë më shkurt, Islami si
fe e vetme e pranuar nga Allahu Fuqiplotë, hapi një epokë më të
ndritshme për mbarë njerëzimin. Fillimi i zbritjes së Kur'anit në Meke
dhe përfudimi i zbritjes së tij në Medinë, i dhanë sojit njerëzor atë
që s'e patën hise ymetet e mëparshme. Ky mision kaq madhështor iu besua
pejgamberit të fundit Muhamedit a.s.
        Muhammedi
a.s. me ardhjen e tij si pejgamber, ishte i ngarkuar mu me këtë detyrë:
t'ua mësonte njerëzve të vërtetën. Ai edhe e bëri këtë dhe ia zbardhi
njerëzimit rrugën e jetës. La pas vete trashëgimtarë të denjë për të
ruajtur kufijt e të vërtetës duke gjykuar gjithherë me dy dritat e saj
Kur'anin famëlartë dhe Sunnetin e ndritur.  

        Sahabët
e Muhammedit a.s. e ruajtën të pastër besimin, dhe e mbrojtën atë nga
të gjitha ndikimet e jashtme. Që këndej kuptimi i tyre i Kur'anit dhe i
Sunnetit, jo vetëm në çështjet e besimit, por në të gjitha lëmitë e
mësimit islam, bëhet masa matëse e mendimeve dhe gjykimeve të
gjeneratave pas tyre. 
        Me
përfundimin e gjeneratës së sahabëve, po edhe gjatë jetës së sahabëve
me ndikim më të vogël, fillojnë ndikimet e huaja në mendimin islam,
kështu që paraqiten edhe fraksionet e para, të cilat i kaluan kufijt e
vijëzuar nga Kur'ani dhe Sunneti, dhe dolën me mendime të pabazuara,
përballë të cilave s'kishte ç'të bënte Islami veçse t'i refuzonte.
        Si
imam i dalluar i Ehli Sunnetit, bile një që bëhej me gisht nga ai mes
të tjerëve, trashëgimtar i mësimit të tabiinëve të mëdhenj, i sahabëve,
në rend të parë i Aliut r.a., "qytetit të diturisë" dhe Abdullah ibën
Mes'udit r.a., "depos së saj".  Imam A'dham Ebu Hanife r.h. me
përgatitje të larta dhe njohuri të thella iu përvesh betejës kundër
lajthitësve, për të kthyer të vërtetën në kufijt e saj. 

        Imam
Ebu Hanifja e studijoi aq tepër Kelamin sa që në këtë shkencë, siç
tregon ai për vetveten, bëhej me gisht nga ai. Ai nuk e mësoi këtë
shkencë vetëm  që të bëhej ka ai me gisht, larg kësaj ishte imami jonë
i madh, por e mësoi për ta mbrojtur besimin e drejtë të sahabëve, Ehli
Sunetit dhe Xhematit. Për këtë qëllim ai shkoi 20 herë në Basra, qendër
e polemikave në Kelam në atë kohë, për të demantuar mendimet e gabuara
e të mbrapshta të fraksioneve të kaderinjve e të tjerëve. 
        Imam
Ebu Hanifja r.a. e bëri të përhershëm angazhimin e vet në mbrojtjen e
besimit të drejtë, besimin e Ehli Sunetit me veprat e tij në këtë
shkencë: "El-Fikhu'l-Ekber", "El-Fikhu'l-Ebsat", "El-Alim
ve'l-Muteal-lim", "Er-Risale" dhe "El-Vasijjetu",  të cilat si kandila
të së vërtetës, fije të pashkëputura të litarit të sahabëve, ua la
trashëgimi ndjekësve të tij, Ehli Sunetit dhe tërë ummetit, që të
shërbejnë si dokumente të shkruara të besimit të gjeneratës së selefit
të ndershëm. Dokumente të pamohueshme të së vërtetës gjatë gjithë
shekujve. 
        Nxënësit
e Imam Ebu Hanifes r.a., të cilëve u kemi borxh të gjithë muslimanët,
filluar nga djali i tij Hammadi r.h. dhe Ebu Jusufi r.h. përcollën
librat e Imamit gjeneratë pas gjenerate, sa që nuk mbeti ymet islam që
nuk përfitoi nga librat e tij. 

        Tani
më në fund, libri më i rëndësishëm i Imamit "El-Fikhu'l-Ekber" pasi e
hapi rrugën e vet, përmes dy përkthimeve të mëhershme, drejt ymetit që
me shekuj, në ditë të bardha e të zeza, ndoqi këtë imam të madh, vjen i
komentuar gjerë e gjatë, me mjeshtri e maturi, nga Orhan Bislimaj,
studiues, i cili edhe pse i ri, me një akribi shkencore hapëron sigurt
në bjeshkët e larta të shkencës së kelamit, duke u futur kështu në
zinxhirin e gjatë të nxënësve të imamit të tij të madh Ebu Hanifes dhe
komentatorëve të mëdhenj të veprës së tij Imam Ebu Lejth Samarkandit,
Imam Mulla Ali El-Kariut e të tjerëve.
Më në fund,
vepra "Akaidi Hanefij", është vepër që ka lindur në kohën e duhur,
ashtu siç lindi në kohën e duhur "Fikhu'l-Ekberi" në duart e Imam Ebu
Hanifes r.a. Lindi ashtu si në çdo shekull, në duart e atyre që dinë të
kujdesen për të dhe ia njohin vlerën. Atë e kultivuan njerëz të
mëdhenj, që tani, s'do mend se përgëzon që do të jetë edhe një njeri i
madh ndër ne, autori i ri, komentatori i kësaj vepre të vjetër me
përvojë shekujsh. 
        Në
këtë rast, nuk fshehi simpatinë që më fali për autorin ky angazhim kaq
i gjerë shkencor. Të them të drejtën, duhet që gjenerata e re t'ia ketë
zili: "Këtu le të bëjnë garë garuesit!"- (El-Mutaffifin:26).
Njëkohësisht desha të zgjoj tani një dëshirë timen të kahmotshme për
t'iu kthyer lavdia e dikurshme popullit shqiptar, që gjatë kohë ndejti
ulur në fronin e Shejhu'l-Islamit në shtetin më të rëndësishëm
muslimanë të tërë mesjetës e të shekujve të fundit -  Halifatin Osman. 


        Më
konkretisht, nuk do të ishte keq që ky libër, po edhe të tjerë me vlerë
nga dijetarë të hershëm, të përkthehet në gjuhë të huaja, sidomos
arabisht, turqisht e boshnjakisht, që kështu të ishte një nismë për ta
nxjerrë popullin shqiptar nga shiriti i kuq i popujve 'importues' të
dijes, në një popull 'eksportues' të saj. Mendoj se libri është meritor
për këtë që them nëse do ta krahasonim me libra që përkthehen në shqip
nga gjuhët e përmendura.
        Forumi
i të Rinjve Muslimanë, e ndien veten të fisnikëruar nga Allahu xh.sh.
që e zgjodhi atë për ta botuar për herë të parë në popullin tonë një
koment të gjerë të veprës së imamit, dhe është i gëzuar jashtë mase për
këtë. 
        Forumi
i të Rinjve Muslimanë ka projekte të gjera në këtë drejtim, ka bërë
përpjekje më të hershme në përkthimin e literaturës hanefiste në akaid,
fikh, hadith, të cilat disa janë të botuara në revistën "El-Ahnaf" e
disa janë ende në dorëshkrim, andaj e gëzon fakti të ketë një "kader"
që do ta nderonte ta bëjë nismën në botën e botimeve me kryeveprën e
Imamit të vet, "El-Fikhu'l-Ekber". 

        Në
këtë drejtim, i jemi shumë falënderues autorit, i cili na besoi botimin
e kësaj vepre të madhe të tij, dhe nuk na mbetet tjetër veçse t'i
lutemi Allahut që t'ia zgjasë jetën, t'ia shtojë diturinë, dhe t'i
shtojë studijuesit si ky! Amin!




Ahmed M.Mehmedi
08-11.01.2007, 
Kairo




_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan