Përfundoi kursi intensiv i leximit të Kur’anit U certifikuan 80 kursistë të cilët kishin ndjekur kursin intensiv të mësimit të leximit të Kur'anit në xhaminë "Hasan Beg" të Prishtinës. E hënë, 18 Maj 2009 14:40
http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=11999 Përgatiti: Fitim Veliu Nën organizimin e Ekipit Punues të Xhamisë "Hasan Beg" (4 Llulla), ditën e shtunë, më 16 maj në një ambient të qetë e piktoresk dhe të hapur, në Parkun e Gërmisë u certifikuan 80 kursistë të cilët kishin ndjekur kursin intensiv të mësimit të leximit të Kur'anit. Në këtë manifestim përmbyllës pos kursisteve morën pjesë edhe përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame, një numër i hoxhallareve të qytetit të Prishtinës , si dhe qytetarë të shumtë të cilët e ndoqën këtë manifestim me përkushtim të jashtëzakonshëm. Në hapje të këtij manifestimi fjalë rasti mbajti imami i Xhamisë "Hasan Beg" dhe njëherit edhe ideatori i mbajtjes së këtij kursi dhe manifestimi, Husamedin Abazi e i cili theksoi se "Aromës së këndshme që Allahu i ka dhënë Gërmisë sonë ju të dashur vëllezër dhe motra sot edhe më shumë ia shtuat këndshmërinë me aromën e miskut të Kur'anit". Ky kurs ishte i një rëndësie të veçantë pasi në të morën pjesë njerëz të kategorive te ndryshme, si: biznesmenë, policë, studentë, nxënës e qytetarë të shumtë nga Prishtina. H. Abazi potencoi edhe rëndësinë e mësimit të Kur'anit duke e vlerësuar atë si një ndër veprat më të çmuara dhe të domosdoshme që duhet bërë çdo mysliman e myslimane. Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës foli Kryeimami, Burhan ef. Hashani i cili theksoi "së pari dua të falënderoj organizatorët e këtij kursi si dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment mjaft të bukur, vërtet ne nuk guxojmë të jetojmë pa e ditur dhe mësuar Kur'anin Famëlartë. Këtë e kemi obligim nga Allahu xh. sh. Ne duhet të jetojmë me Kuranin ashtu siç jetuan sahabët në kohën e Pejgamberit a.s. si dhe gjeneratat e mëvonshme. Andaj i përgëzoj të gjithë ata që e ndoqën këtë kurs dhe iu përgjigjën thirrjes së Allahut për ta mësuar fjalën e tij të bukur". Pas Kryeimamit, fjalë rasti mbajtën edhe katër mësues nga ata që dhanë mund të pakursyer që sot të finalizohet ky kurs në këtë mënyrë solemne. Pas kësaj erdhi pika kulmore e këtij programi e që ishte leximi i nga një pjese të Kur'anit nga ana e kursistëve që sapo përfunduan mësimin e leximit dhe shoqërimit me Librin e Allahut xh.sh. pikë kjo e cila i mallëngjeu të gjithë të pranishmit. Me pas Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Burhan Hashani dhe ideatori i këtij kursi, Husamedin Abazi ndan certifikatat e përfundimit të këtij kursi për të gjithë kursistët. Përveç programit kulturor e artistik, krejt në fund të programit për të gjithë të pranishmit u shtrua drekë solemne e cila më pastaj u pasua me program rekreativ e sportiv. ___________________________________________________________________ And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36] __________________________________________________________________ Yahoo! Canada Toolbar: Search from anywhere on the web, and bookmark your favourite sites. Download it now http://ca.toolbar.yahoo.com. --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
