Eja, ashtu si je!!! http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=870
*Shkruan: Hamdi NUHIJU* Ftesa islame i drejtohet tërë njerëzimit dhe të gjitha kohëve. Ajo nuk është e kufizuar për një shtresë njerëzish e për të tjetrën shtresë të mos ekzistojë. Ajo nuk është e kufizuar për një vend të caktuar, ndërsa për vendin tjetër nuk bënë. Është ftesë e cila i drejtohet gjithë krijesave në rruzullin tokësor. Misionarët islam janë njerëzit të cilët e bartin në veti mesazhin e thirrjes në të vërtetën. Islami nuk është fe e cila pret që njerëzit të vijnë pa i ftuar. Sikur të ishte një fe e këtillë, atëherë nuk do të kishte nevojë për vargun e Pejgamberëve. Dijetari i madh turk Kadir Misirogllu thekson dallimin midis filozofëve dhe Pejgamberëve. Ai thotë se filozofët kundërshtonin njëri-tjetrin në gjenerata të ndryshme të njerëzimit, ndërsa pejgamberët plotësonin njëri-tjetrin dhe në këtë mënyrë ftesën islame e bënë themel të njerëzimit. Jeta ndjek ritmet e njerëzve të cilët në bazë të vullnetit të tyre dinë edhe të thyejnë rregullat e Allahut të Madhnueshëm. Ata aq shumë kapen dhe dashurohen pas emërtimeve të kësaj bote sa që janë në gjendje që t`i harrojnë përgjegjësitë dhe obligimet që kanë ndaj njerëzve dhe ndaj Allahut të Plotfuqishëm. Emërtimet janë të domosdoshme për të lehtësuar realizimin e detyrave të ndryshme në rruzullin tokësor. Por, ato nuk munden me qenë asnjëherë esenca e gjërave në rruzullin tokësor dhe aspak nuk munden me integru fillimin dhe fundin e punëve që duhet t`i realizojnë njerëzit në rruzullin tokësor. Mendimet qartësohen atëherë kur nuk ngulfaten me argumente, por të dashuruar pas argumenteve paraqesin rrjedhën e tyre në shoqëri. Mendimet janë të lidhura edhe me psikologjinë e emërtimeve të ndryshme të cilat ftuesin misionar islam e bëjnë që të hutohet, bile ndoshta ndonjëherë edhe që të pendohet dhe të ripërtërijë besimin e tij. Por, nëse nuk i artikulojmë mendimet si duhet nëpër kanalet e depërtimit të fjalës së Allahut të Madhnueshëm, atëherë në vend që të ftojmë në rrugën e Allahut ne ndoshta kemi mundësi edhe të largojmë njerëzit dhe t`i bëjmë që të urrejnë këtë rrugë. Nëse paraqesim para njerëzve të vërtetën në mënyrën se si e kuptojmë ne, atëherë do të ishim njerëz dështak dhe nuk do të ishte e vërteta ajo që paraqesim ne. Nuk mund të reflektosh në Islam nëse nuk i përshtatesh etikës dhe formave të ndryshme të mirësjelljes. Nëse fillojmë që t`i frikësohemi dhe që t`i frikësojmë njerëzit nga gabimet që ato bëjnë, atëherë ne edhe më shumë tentojmë që të mos ndikojmë tek to për t`u ndryshuar. Edhe nga vet krijimi, ne jemi krijesa me plotë mangësi dhe shumë të dobëta. Por, duhet të plotësojmë njëri-tjetrin dhe jo të kundërshtojmë e të largohemi nga njëri-tjetri. Esenca e thirrjes ose ftesës në të vërtetën nuk fshehët në gjetjen e gabimeve të njerëzve, por në përmirësimin e gabimeve. Nuk e di se çfarë dobie do të kishim nëse në vend që të thërrasim njerëzit në Islam, ne t`i largojmë ato prej Islamit duke i gjetur gabime dijetarëve të ndryshëm mysliman. Është e vërtet se nuk ka njeri në rruzullin tokësor të pagabueshëm, dhe këtij rregulli nuk i ikin as dijetarët mysliman. Por, njerëzit duhet t`i përdorin të gjitha energjitë dhe forcat e tyre që ta paraqesin Islamin para njerëzve të painformuar me këtë fe, me qëllim që ta përqafojnë, ose edhe të largojnë një paragjykim që kanë për këtë fe. Deri tek kjo gjë mund të arrihet vetëm nëse kemi qëllime të sinqerta dhe zemra të pastra. Nëse zemrat i kemi të ndotura me qëllimet jo të sinqerta, padyshim se do të ishim të pasuksesshëm dhe do e dënonim veten duke u marrë me gabimet e dijetarëve mysliman. Në këtë mënyrë e tërë koha jonë do të kalonte duke gjetur edhe imtësitë e tyre gabimeve dhe puna jonë nuk do të ishte e bekuar nga ana e Allahut të Madhërishëm. Por, Islami i fton edhe këto njerëz që të kontribuojnë në rrugën e të Vërtetës duke u marrë me argumente kundër të pavërtetës. Mevlana Xhelaludin Rumi në poezinë e tij epokale thotë: ” Eja, prapë eja, përsëri eja, Si do që të jesh, Pabesimtar qofsh, zjarrë adhurues qofsh, Njëqind herë në ke bërë pendim, Njëqind herë në e ke prish pendimin, Kjo nuk është derë e pashpresës, Si do që të jesh, ashtu eja!...( Bisedë e urtë me Mevlanan, Tetovë,2008, f.5) Mevlana i drejtohet botës me këtë gjuhë të dashurisë, mirëkuptimit, tolerancës, bashkëjetesës, shpresës. Ai nuk i drejtohet njerëzimit me gjuhën e gjetjes së gabimeve, të pamjes fizike të trishtueshme, të egërsisë, frikës, ndëshkimit. Dyert e shpresës nuk mund që t`ia mbyllë asnjë njeri njeriut tjetër. Këto dyer munden t`i mbyllin njerëzit për veten e tyre nëse nuk i përgjigjen ftesës së Mevlana Xhelaludin Rumit që fton njerëzimin në dritë. Sot shumë njerëz po hedhin baltë mbi të vërtetën islame dhe në këtë mënyrë, po mundohen që të trishtojnë dhe largojnë njerëzit nga kjo fe. Kur ne paraqesim në pah ato mendime dhe ato njerëz që ftojnë njerëzimin në dritë përmes dashurisë, mirëkuptimit, edukatës; ata janë në gjendje të na sulmojnë dhe të na identifikojnë si njerëz të dalur jashtë rrugës së vërtet. Ndodh kjo gjë kështu, për arsye se këto mendime qenkan mendime të dijetarëve mistik, të tarikateve, ndërsa gjithçka që shohim dhe që quajmë tarikat ne duhet ta zhdukim dhe ta rikthejmë pozitën e njerëzve në këto vende në egërsi. Pjesë e tarikateve ishin edhe Hasan el Bena, edhe Ibën Kajim el Xhevzi, edhe Salahudin Ejubi, ndërsa prej dijetarëve që mbështetnin tarikatet mësuan edhe Imam Ebu Hanife, Imam Maliku, Imam Shafiu dhe Imam Ahmed Ibën Hanbeli. Asnjë njeri me logjik, as dijetarët mistik bashkëkohor( dijetarët e tarikateve) , e as ato klasik nuk mbështetin teprimet e tarikateve, risitë, e veprimet të cilat janë në dëm të vet Islamit dhe myslimanëve. Por, sot Palestina po ka nevojë për një Salahudin Ejub i cili u edukua në njërin prej tarikateve. Sot bota islame po ka nevojë për një Hasan el Bena i cili ndryshoi rrjedhat e njerëzimit për të mirën e myslimanëve. Sot bota ka nevojë shumë për gjuhën e zemrave të cilën e flisnin dijetarët mistik. Gjuha e zemrave është ajo e cila ndikon direkt në ndryshimin e gjendjes së njeriut për të mirën e tij. Të mos harroni o njerëz “ KJO NUK ËSHTË DERË E PASHPRESËS’, prandaj “ SI DO QË TË JESH, ASHTU EJA!”... -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
