Ngushëllimi, namazi dhe varrimi 1. Eshtë e preferueshme (mustehab) të vizitohet familja e të vdekurit ndërsa fjalët e ngushëllimit sipas Sunnetit janë këto: “Duro dhe kujto se e All-llahut është ajo që e ka dhënë dhe e Atij është ajo që e ka marrë, e te Ai çdo gjë është me afat të caktuar”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).
2. Nuk është mirë që ngushëllimi të bëhet nëpër gazeta ngase kjo është një mënyrë e propagandës të cilën Pejgamberi alejhis-selam e ka ndaluar, sepse qëllimi i saj është publikimi i vdekjes dhe shpallja e saj. 3. Eshtë mirë që njeriu të marrë udhëtim për ta ngushëlluar dikë sidomos kur është i afërt për personin në fjalë. Ndërsa mos shkuarja e tij për ngushëllim nga aspekti fetar konsiderohet këputje e lidhjeve familjare. 4. Nuk është mëkat nëse njeriu i informon të tjerët se filani ka vdekur dhe se në filan vendin do t'i falet xhenazja, duke u bazuar në atë se Pejgamberi alejhis-selam i informoi njerëzit për vdekjen e Nexhashiut dhe doli me ta në vendfaljen dhe e fali xhenazen e tij (në mosprezencën e xhenazes).1 5. Eshtë mirë që të nxitohet me përgatitjen e xhenazes sa më shpejtë duke u bazuar në hadithin: “Nxitoni në përgatitjen e xhenazes, nëse xhenazja është e mirë (me vepra të mira) ju do të lëshoni mirësi në tokë, e nëse nuk është e tillë, atëherë është sherr dhe hiqne qafësh prej jush”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi). Nuk është mirë që të vonohet xhenazja për shkak të pritjes së disa anëtarëve të familjes pos asaj kohe që është e zakonshme. E kur të vjen anëtari i familjes (dhe nuk ka arritur që t'ia falë xhenazen), mund t'ia falë xhenazen te varri ashtu siç ka vepruar Pejgamberi alejhis-selam kur ia pat falur xhenazen një gruaje të cilën e varrosi familja e saj pa e informuar Pejgamberin alejhis-selam. Në atë rast Pejgamberi alejhis-selam pat thënë: “Më tregoni se ku e ka varrin? - Ata i treguan, e pastaj ia fali xhenazen”. (Transmeton Buhariu). 9. Nuk është sunnet i Pejgamberit alejhis-selam e as sunnet i as'habëve të tij, që t'i bëhet dua të vdekurit në formë kolektive pas varrimit, në mënyrë që njëri ta bëjë duanë kurse të tjerët t'i thonë amin. Por, Pejgamberi alejhis-selam u preferonte njerëzve që të bëjnë lutje për t'ia falë All-llahu mëkatet të vdekurit dhe ta lusin All-llahun që t'ia mundësojë t'i kalojë pyetjet e varrit me lehtësi dhe ate çdo njëri në vete e jo në formë kolektive. 10. Dijetarët islamë preferuan që xhenazja e femrës të lëshohet në varr me mbulesë të veçantë (në formë të perdes), ashtu që mos ta shohin njerëzit. Kjo mënyrë është më e ndershme sepse ndodhë që ajo sikur të lëshohet në varr t'i shpalohet qefini. 11. Eshtë e ndaluar me Sheriat që të vishen rroba të veçanta për ngushëllim, siç është rasti me ngjyrën e zezë të rrobave. Një gjë e tillë është prej bidateve (risive) në fe. Kjo veshje mund të aludon se njeriu është i hidhëruar me veprimin e All-llahut të Lartësuar. 12. Nuk lejohet që të ngushëllohen ithtarët e Librave dhe të tjerët nga mosbesimtarët nëse atyre u vdes ndokush, as nuk lejohet prania në xhenazen e tyre e as në varrim. 13. Nuk prish punë nëse dikush prej ithtarëve të Librave ose dikush tjetër prej mosbesimtarëve e ngushëllon një musliman me rastin e vdekjes së ndonjë muslimani. Për ta besimtari duhet të lutet që All-llahu t'i udhëzojë. AbdulHamid Suhejbani www.radio-pendimi.info _________________________________________________________________ Windows Live™: Keep your life in sync. Check it out! http://windowslive.com/explore?ocid=TXT_TAGLM_WL_t1_allup_explore_012009 --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
