Biseda fetare-24   http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=873

*Shkruan: Hamdi NUHIJU*

52

Në këtë bisedë fetare do të mundohemi që të flasim rreth karakteristikave të
gruas myslimane.Këtë temë është e domosdoshme që ta trajtojmë drejtë dhe
saktë nëpër të gjitha aspektet e saja teorike e veçanërisht është i
domosdoshëm aplikimi i saj në praktikë. Sepse teoria pa praktikë nuk vlen!
Në ditët tona kanë ndikuar mjaft dukuritë e ndryshme që ndodhin në Perëndim
me qëllim që gruaja myslimane të mos i ngjaje një gruaje të sinqertë dhe të
devotshme. Bota bashkëkohore e nxjerri jashtë shtëpisë gruan dhe femrën
myslimane, dhe në këtë mënyrë e nxjerri në pah një element mjaft të ndjeshëm
për tërë shoqërinë njerëzore. Nëse problemet që ndodhin në rruzullin tokësor
si shkak i daljes jashtë shtëpisë nga ana e gruas myslimane i vështrojmë me
sytë e një pesimisti, gabojmë dhe në këtë mënyrë më shumë dëmtojmë
identitetin e gruas myslimane sesa ndikojmë që ai identitet të kultivohet
dhe të dal në pah. Identiteti i gruas myslimane ekziston dhe është i
qëndrueshëm edhe në këto kohë të errëta. Për këtë identitet ka garantuar
Allahu xh.sh. dhe atë që e garanton Ai nuk mund ta shuaje kush. Sipas kësaj
ne nuk e vëmë në pikëpyetje ekzistencën e identitetit të saj. Por, mund të
flasim rreth qëndrueshmërisë dhe lëkundjeve të këtij identiteti. I gëzohemi
çdo qëndrueshmërie, ndërsa mundohemi të gjejmë mënyra dhe metoda që
lëkundjet që ekzistojnë tek ky identitet të zbuten dhe të rikthehen në
esencën e saj të pastër. Lexuesi provokativ mund të nxjerre në pah një
‘mangësi’ të këtij teksti duke vënë në kundërshtim konstatimin tim se për
ekzistencën e identitetit të gruas myslimane ka garantuar Allahu, me
konstatimin tjetër se ky identitet mund të ketë lëkundje të padëshirueshme.
Është e vërtetë që Allahu ka garantuar identitetin e gruas myslimane
përderisa ka garantuar se deri në Ditën e Llogarisë do të ketë mysliman që
do të thërrasin në të vërtetën dhe do të urdhërojnë për gjërat e mira e do
të ndalojnë nga gjërat e këqija. Por, nuk është e vërtet se ky identitet i
gruas myslimane i jepet vetëm një populli ekskluzivisht në rruzullin
tokësor, siç nuk është e vërtetë se vetëm një popull në rruzullin tokësor ka
të drejtë që të jetë mysliman, ndërsa popujt tjerë nuk e kanë këtë të
drejtë. Pra, Allahu mund ta marrë Islamin prej nesh, (nëse nuk dimë ta
ruajmë dhe kultivojmë në jetën tonë) dhe t`ia jap një populli tjetër i cili
populli punon mbi principe morale dhe të sinqerta. Allahu është i Fuqishëm
që edhe identitetin e gruas myslimane e cila lëkundet dhe në këtë mënyrë
bëhet pre e kurtheve të djallit të mallkuar ta marrë, dhe atë identitet t`ia
jap një gruaje tjetër e cila kapet fort pas të Vërtetës dhe largohet nga
gënjeshtra.
Rreth kësaj teme janë shkruar shumë libra dhe qasje të ndryshme nga rrafshi
teorik të autorëve të ndryshëm bashkëkohor, por edhe klasik. Ata libra janë
të vlefshëm për të kuptuar esencën e temës në rrafshin teorik, por kur të
dalim në praktikë gjërat ndryshojnë. Është gati njëjtë si një student i cili
mëson vite të tëra funksionimin e ekonomisë së tregut, dhe kur të përballet
me realitetin dhe praktikën ai habitet dhe i ngrenë duart lartë.
Islami është e vetmja fe dhe sistem në rruzullin tokësor i cili i dha lirinë
e merituar femrës. Njëkohësisht është feja më e sulmuar në këtë element prej
qarqeve të ndryshme që ekzistojnë në rruzullin tokësor. Fatkeqësisht sot
gjënë shumë paragjykime dhe keqkuptime që i bëjnë Islamit dhe myslimanëve
edhe vet disa mysliman e myslimane të paformuar sa duhet si personalitet i
shëndosh. Sulmet që i bëjnë këto mysliman dhe myslimane janë më të dhimbshme
dhe më të dëmshme se ato që i bëjnë armiqtë e Islamit.
Duhet të dimë mirë se Allahu i dha liri veprimi dhe livrimi në këtë jetë si
burrit ashtu edhe gruas. Ai e mundësoi që njerëzimi të rrjedhë deri në
kiamet përmes bashkimit midis mashkullit dhe gruas. Gruaja është prehje dhe
qetësi për burrin. Por edhe burri duhet të jetë prehje dhe qetësi për gruan
e tij. Islami nuk justifikon sjelljen e pahijshme të disa burrave të cilët
duke u arsyetuar se janë burra sjellen keq me gratë e tyre. Por, Islami nuk
justifikon as mosbindjen e gruas e cila është në gjendje që për shoqet e saj
të mos dëgjojë fjalën dhe kërkesën e burrit të saj. Në vazhdën e këtij
shkrimi do të mundohemi t`i përmendim shkurtimisht disa karakteristika të
gruas myslimane duke mos pretenduar se kemi thënë fjalën përfundimtare në
këtë gjë.
Ajo i bindet burrit- Gruaja myslimane karakterizohet prej grave tjera me atë
se ajo i bindet fjalës së burrit të saj. Kur burri i saj kërkon që ajo të
mos bëjë ndonjë vepër si hallall si haram, ajo nuk ia kthen fjalën dhe në
heshtje i bindet fjalës dhe kërkesës së burrit të saj. Sot gjënë shumë gra
të cilat vetes i thonë myslimane, ndërsa burrat e tyre si dëgjojnë, ua
kthejnë fjalën dhe bëjnë çmos që ta lëndojnë atë. Gra të këtilla duke u
arsyetuar në atë se ato vepra që i bëjnë nuk janë të ndaluara sipas Islamit,
bëjnë disa vepra të ndaluara sipas Islamit e që është mos dëgjimi i fjalës
së burrit. Mundohem gjithmonë të gjejnë arsye në atë se i frikësohen
robërisë, ndërsa në fakt nuk i japin hapësirë burrave të tyre të tregojnë se
a janë për robërinë e grave të veta a nuk janë. Bile ka gra të atilla të
cilat nuk dinë të bëjnë dallimin midis fejesës, aktit të martesës dhe
ceremonisë së martesës. Secila fazë prej këtyre ekziston dhe është shumë e
ndjeshme njëra prej tjetrës. Periudha e fejesës është periudhë kur njoftohen
djali me vajzën dhe marrin informacione rreth karakteristikave dhe vizioneve
të njëri-tjetrit. Akti i martesës është periudhë në të cilën vajza edhe
djali bëhen burrë e grua, por nuk jetojnë në një kulm të vetëm. Qysh prej
aktit të martesës gruaja obligohet që të dëgjojë kërkesat e burrit të saj
dhe nëse nuk i përgjigjet kërkesave të tyre dhe vepron në kundërshtim me to,
sipas sheriatit, burri ka të drejtë që ta ndëshkojë këtë grua. Por, kërkesat
e burrit duhet të jenë në harmoni me kërkesat e familjes së saj. Ai burrë në
kohën e aktit të martesës nuk guxon që të kërkojë prej gruas së tij gjëra të
pamundura. Ndërsa me ceremoninë e martesës, burri dhe gruaja vetëmse jetojnë
nën një kulm dhe burri nuk ka nevojë që kërkesat e tij ti harmonizojë me
kërkesat e prindërve të familjes së gruas. Në fazën e dytë dhe të tretë
shumë gra myslimane nuk i binden burrave të tyre. Një prej shkaqeve se pse
shoqëria jonë është kaq e prapambetur dhe kaq e turbullt është edhe kjo. Për
raste të këtilla vlen ajeti 34 i sures En Nisa, por vlejnë edhe shumë
hadithe të Pejgamberit s.a.v.s. që flasin në këtë temë.
Ajo i ndihmon atij- Gruaja myslimane nuk është e tillë që duhet ta shoh
vetëm jetën e saj, karrierën, studimet e saj. Ajo nuk e xhelozon burrin e
saj për gjëra në të cilat vet mundet t`i ndihmojë. Fatkeqësisht sot gjënë
shumë gra myslimane të cilat jo që i ndihmojnë burrat e tyre në vizione të
ndryshme jetësore, por edhe i akuzojnë, i sulmojnë dhe i lëndojnë duke
paraqitur në pah një dëshirë meskine për të rënduar ndjenjat e tij. Gruaja
myslimane nuk i shikon vetëm veprimet e saja që shkon në favor vetëm të
jetës dhe orekseve të saja personale. Sot gjënë gra të cilat kërkojnë ndihmë
prej burrave të tyre në gjërat të cilat ato i bëjnë, ndërsa nuk i përkrahin
e as që i ndihmojnë burrat e tyre në gjërat të cilat burrat veprojnë dhe
bëjnë punë.
Ajo ruan sekretet e tij- Shumë burra nuk i besojnë grave të tyre sekrete të
cilat kanë të bëjnë me karrierën e tyre, studimet, punën, jetën e gjithçka
tjetër. Ata arsyetohen se gratë nuk dinë të ruajnë sekrete dhe në këtë
mënyrë nëse ia paraqesin këto sekrete grave të tyre kanë mundësi që të mos
realizohen planet e tyre për të ardhmen. Por, unë jam i bindur se ka gra të
tilla të cilat dinë të ruajnë sekrete.
Ajo bëhet prehje për të- Nën termin prehje bëjnë pjesë shumë gjëra. Në mesin
e atyre gjërave bënë pjesë edhe zbukurimi i gruas për burrin e saj, fjalët e
ëmbla të gruas, ngushëllimi i gruas në rastet e rënda për burrin, ledhatimet
e saj etj. Sot fatkeqësisht gjënë disa gra të cilat kanë harruar të bëhen
prehje për burrat e tyre.


-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan